Materiali i paraqitur ka për qëllim t’i ofrojë lexuesit një informacion themelor dhe të kuptueshëm rreth besimit dhe jetës së Kishës Orthodhokse. Teksti është marrë nga libri “Besimi Orthodhoks” i Protopresviter Thomas Hopko, ish dekan i Seminarit Teologjik të Shën Vladimirit në Nju Jork, një ndër teologët orthodhoksë bashkëkohorë më të dëgjuar. Libri, i përbërë nga vëllime, është botuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë, 1997 dhe 2000, përkthyer nga Arkimandriti Joan Pelushi, tani Mitropolit i Korçës, nga origjinali në anglisht “The Orthodox Faith”.
Vëllimi II, Adhurimi, përbëhet nga pesë pjesë: I – Ndërtesa e kishës, veshjet dhe simbolet; II -Misteret; III – Cikli ditor i adhurimit; IV – Viti kishtar me festat dhe kreshmët; V – Mesha Hyjnore.