Vepra ndërtuese.

Janë ndërtuar më shumë se 155 kisha të reja (të mëdha e të vogla), janë restauruar 63 kisha e manastire-monumente kulture dhe janë riparuar mbi 160 kisha. Janë ngritur, blerë dhe rikonstruktuar më shumë se 75 godina për kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, seli mitropolitane, shtëpi pritjeje, punishte, mensa për të varfrit etj. E tërë vepra ndërtuese arrin në 460 objekte.

Për disa vjet rresht prej vitit 1995 funksionoi edhe një kurs arkitekture, ku çdo vit merrnin njohuri të ndryshme për ndërtimet dhe arkitekturën kishtare 40 të rinj.

Në vitin 2016 u përurua hidrocentrali “Rapun 3 dhe 4”, në Librazhd. Është në fazën përfundimtare Hidrocentrali i Llëngës, Mokër.

Foto Album.