Zhvillim i mëtejshëm akademik dhe standarde bashkëkohore Nis viti i ri akademik në institucionet e larta arsimore të Kishës sonë. (Tetor 2007)
Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në shën Vlash, Durrës, si dhe Instituti i Formimit Profesional “Fryma e Dashurisë” me qendër në Tiranë dhe filialin në qendrën “Emaus” në Gjirokastër nisën vitin e ri akademik 2007-2008 më 1 tetor, duke i pritur studentët në proces të rregullt mësimor dhe ambiente me kushte bashkëkohore. Kryepiskopi Anastas, si themeluesi dhe mbështetësi kryesor financiar ka synuar
Aktiviteti festiv i Krishtlindjes dhe teatri i kukullave gëzoi qindra fëmijë në qytete dhe fshatra të vendit tonë. (Dhjetor 2007)
Edhe këtë vit me bekimin e Kryepiskopit Anastas u zhvillua aktiviteti festiv i Krishtlindjes në disa vende të ndryshme të Shqipërisë. Ky aktivitet mjaft i bukur dhe mjaft tërheqës nisi që nga fillimi i muajit dhjetor, duke hapur kështu atmosferën festive të festës së Krishtlindjes tek fëmijët e kishave të qyteteve dhe fshatrave të ndryshme që u programuan për këtë vit. Aktiviteti festiv
Kampe verore me fëmijët kosovarë për forcimin e miqësisë dhe vlerave në shoqërinë shqiptare. (2007)
Lidhja e të rinjve shqiptarë me fëmijët kosovarë po ndjek një traditë të veçantë përmes organizimit të aktiviteteve kulturore dhe edukative. Për të gjashtin vit me radhë, një grup vullnetarësh orthodhoksë shqiptarë synojnë të mbjellin dhe të kultivojnë te fëmijët e komunës së Malishevës vlerat kryesore të shoqërisë. Këtë verë ata organizuan katër kampe verore që identifikohen me emra virtytesh të tilla
Kampi i dytë i djemve “Rilindja” në Zvërnec Të ecim me dritën e Krishtit. (Korrik 2007)
Në një ambient piktoresk ku mbizotëron gjelbërimi, ajri i pastër dhe harmonia e natyrës, në ishullin që ndodhet në prehrin e lagunës së Nartës dhe ku historikisht qëndron madhështor Manastiri i famshëm “Fjetja e Hyjlindëses” në Zvërnec të Vlorës, u zhvillua kampi i dytë i Kishës sonë me djemtë e moshës 14 – 18 vjeç. Dhjetë ditë (13 – 23 korrik) ishin më shumë
Kryepiskopit Anastas i shikoni punën. (Maj 2007)
Një intervistë e dhënë para disa muajsh nga Kryepiskopi Anastas në programin shqip të radios Dojçe Vele dhe e publikuar disa ditë më parë në mediat e përditshme, ka ndezur një debat të fragmentarizuar. Pretendimi, i përsëritur, është i njëjtë: të largohet Kryepiskopi aktual nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe të vendoset një shqiptar. Të njohur apo jo me zhvillimet e Kishës në
Paftali – ballkoni i Beratit Pas 15 vjetësh zhvillohet Liturgjia Hyjnore në kishën e shën Kollit (Nikollës). (Tetor 2007)
Në rrëzë të Shpiragut ndodhet Paftali, fshati piktoresk dhe klimaterik, ku kanë banuar njerëz të shquar e me tradita të vyera arsimdashëse, fetare dhe kulturore. Shumica e banorëve ishin orthodhoksë, prandaj dhe në vitin 1875, me ndihmën e tyre vetjake, ndërtuan mbi një kodër të bukur kishën e famshme të shën Kollit (Nikollës). Më vonë, besimtari Aristotel Kusta solli nga Italia, me shpenzimet e
E kremtja e Lindjes së Hyjlindëses Mari në Manastirin e Ardenicës. (Shtator 2007)
Në ambientin e bukur dhe piktoresk të Ardenicës, aty ku ndodhet Manastiri shekullor me të njëjtin emër, e kremtja e “Lindjes së Hyjlindëses Mari” më 8 shtator u përjetua me plot gëzim nga të gjithë të krishterët orthodhoksë të zonës klerikë e laikë. Kjo ditë mban emrin e Hyjlindëses Mari, sepse roli i saj është i rëndësishëm, ajo solli shpëtimin në botë. Në ditën
Kremtimi i Shën Vlashit në manastirin e ri të Shën Vlashit. (11 Shkurt 2007)
Më 11 shkurt u kremtua festa e martirizimit të Hierodëshmorit Vlash. Këtë ditë, Kisha dhe populli i Perëndisë arritën në të dielën e tretë të Triodhit, një kohë që i thërret besimtarët për përulësi dhe pendim. Në manastirin që mban emrin e Shën Vlashit, me qindra besimtarë adhuruan Perëndinë dhe iu lutën shenjtit të ndërmjetësojë për shpëtimin e shpirtrave. Liturgjia Hyjnore u
