Krishtlindje 2007 – Mesazhi i Kryepiskopit Anastas

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Krishtlindje 2007 Mërgimi +Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë           Drejtuar klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks     Bij të shtrenjtë më Zotin,       Fjala e Perëndisë mori natyrën e njeriut dhe u përfshi në historinë njerëzore. Këtë Ngjarje tronditëse kremtojmë gjatë Krishtlindjeve. Perëndia i përjetshëm, “Ai që ka qenë, u bë për ne

Një tjetër mundësi edukimi për të rinjtë Hapet Shkolla e re e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, në Sukth, Durrës. (2007)

    Si rrjedhojë e nivelit të ulët që ofrojnë shumë prej shkollave, edukimi i fëmijëve është kthyer në një nga shqetësimet kryesore të prindërve. Një shqetësim tjetër janë edhe mjediset jo të përshtatshme ku zhvillohet mësimi, sidomos në shkollat 9-vjeçare edhe të mesme nëpër rrethe. Duke parë këtë situatë, në vazhdim të investimeve të rëndësishme që ka bërë në vazhdimësi për edukimin, Kisha Orthodhokse Autoqefale

Pashkë në Mitropolinë e Gjirokastrës. (Prill 2007)

    Në të gjitha enoritë e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, sidomos në qytetet e mëdha që përfshihen në të, me një pjesëmarrje të përgjithshme dhe jo vetëm të besimtarëve Orthodhoksë dhe me thellësi shpirtërore, u kremtua ngjarja më rëndësishme e historisë së njerëzimit dhe njëherësh thelbi i besimit tonë.       Në qytetin e Gjirokastrës shërbesat dhe Liturgjia Hyjnore u kryesuan nga Hirësia e

Përkujdesjet ditore të Kishës rinisën aktivitetin e tyre. (Tetor 2007)

Pak Historik     Nën kujdesin Atëror të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas dhe me nismën e Grupit të Grave Orthodhokse të qytetit të Tiranës, u hap përkujdesja e parë ditore, më 10 tetor 1994 dhe më pas u vijua me 13 të tjera. Ato ofrojnë një program edukues të përshtatshëm, veçanërisht për fëmijët që i kanë prindërit në punë, familjet me një prind, familjet me

Simpoziumi “Harmonia dhe dialogu ndërfetar” në Shqipëri. (27 Shkurt 2007)

    Me mbështetjen e kryetarëve të Komuniteteve Fetare Tradicionale, të cilat janë angazhuar në formimin e Këshillit Ndërfetar Shqiptar, u zhvillua Simpoziumi me temë “Harmonia dhe dialogu ndërfetar”. Ai u mbajt në kryeqytet, në datën 27 shkurt, në mjediset e “Tirana International Hotel”. Për realizimin e kësaj veprimtarie bashkëpunuan Religions for Peace / USAID / World Learning dhe Komiteti i Kulteve.    Simpoziumi u hap

Jubile i madh në Kishën Orthodhokse të Gjeorgjisë Merr pjesë edhe një delegacion i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. (Tetor 2007)

    Nga datat 12 – 16 tetor 2007, u kremtua në Tbilis të Gjeorgjisë 1400-vjetori i manastirit të Ivarit (Kryqit të Nderuar), si dhe 30-vjetori i Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Patriarkut të Kishës së Gjeorgjisë, Ilia II.     Në këtë jubile morën pjesë përfaqësues nga të gjitha Kishat Orthodhokse të botës, si dhe Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Vartholomeu I. Delegacioni i Kishës Orthodhokse

“Të rritemi me Krishtin” Në kampet ditore të fëmijëve, të organizuar nga Kisha Orthodhokse. (Gusht 2007)

         Edhe këtë vit, me bekimin e Fortlumturisë së tij Kryepiskopit Anastas, në shumë enori të Kishës sonë u zhvilluan kampet ditore njëjavore për fëmijë, me temë qendore: “Të rritemi me Krishtin”.     Ato u organizuan nga fundi i gushtit deri në fillim të shtatorit, me pjesëmarrje të gjerë të fëmijëve, të drejtuar nga priftërinjtë, katekistët dhe shumë vullnetarë të rinj. Programi zhvillohej nga

5 vjet miqësi mes të rinjve orthodhoksë dhe personave me aftësi të kufizuara. (Maj 2007)

Ata kanë optimizëm dhe shpresë dhe janë në kërkim të Perëndisë     Rreth 40 persona me aftësi të kufizuara morën pjesë në datat 25-27 maj në veprimtarinë “Fundjava e miqësisë” në qytetin e Durrësit. Prej pesë vjetësh Zyra Kombëtare e Rinisë Orthodhokse në kalendarin e veprimtarive të shumta të saj po organizon me shpenzimet e Kishës, një aktivitet të shumëpritur nga kjo kategori sociale, që

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live