Edhe këtë vit me bekimin e Kryepiskopit Anastas u zhvillua aktiviteti festiv i Krishtlindjes në disa vende të ndryshme të Shqipërisë. Ky aktivitet mjaft i bukur dhe mjaft tërheqës nisi që nga fillimi i muajit dhjetor, duke hapur kështu atmosferën festive të festës së Krishtlindjes tek fëmijët e kishave të qyteteve dhe fshatrave të ndryshme që u programuan për këtë vit.
|
Aktiviteti festiv kishte në programin e tij teatrin me kukulla “Kutia e Krishtlindjes”, mësimin e disa këngëve të krishtera, e lojërave të ndryshme dhe një kokteil në fund. Aktiviteti u realizua mes bashkëpunimit të koordinatorëve të Zyrës Kombëtare të Fëmijëve të Kryepiskopatës, të katekistëve në rrethe të Zyrës Kombëtare të Katekizmit dhe studentëve të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” Shën Vlash. |
|
|
|
Fëmijët u gëzuan dhe u ngazëlluan duke kënduar këngë, duke recituar poezi, duke treguar se çfarë kishin mësuar gjatë gjithë vitit në mësimet e katekizmit, duke lozur me lojërat e reja që mësuan, si edhe duke ngrënë e pirë në kokteilin e bollshëm festiv. |
|
Aktiviteti ishte një theksim i atmosferës së gëzueshme dhe shpresëdhënëse që sjellë për mbarë botën dhe fëmijët në veçanti kjo festë kaq e madhe. Ajo që i tërhoqi edhe më shumë fëmijët pjesëmarrës ishte teatri me kukulla.
|
|
|
|
Ky teatër, që u përgatit nga Zyra Kombëtare e Fëmijëve dhe u realizua nga studentët e vitit të parë të Akademisë Teologjike, kishte si qëllim të trajtonte temën e Krishtlindjes dhe në të njëjtën kohë të argëtonte fëmijët me lëvizjet dhe fjalët e përcjellë nga kukullat. |
|
Në çdo vend që u shfaq teatri i kukullave u mirëprit shumë mirë dhe fëmijët u gëzuan aq shumë sa na ftuan që të ktheheshim përsëri vitin tjetër, ndërsa në ato vende ku teatri i kukullave kishte qenë një vit më parë fëmijët na tregonin të gjithë historinë dhe gjithçka që kishin bërë një vit më parë. |
|
|
|
Dhe ne jemi të sigurt dhe këtë siguri na e dhanë vetë fëmijët se ata do ta kujtojnë këtë teatër kukullash si një gëzim dhe pjesëmarrje të tyre në mësimin e historisë së lindjes së Krishtit foshnjë.
|
|
Ky aktivitet dhe teatri me kukulla “Kutia e Krishtlindjes” u shfaq përpara 880 fëmijëve: përpara fëmijëve të qytetit të Beratit, të Lushnjës, të Durrësit, të fshatit Shën Vlash si dhe të Shtëpisë Orthodhokse Shpresa në Manastirin e Shën Vlashit, të qytetit të Tiranës në 6 qendrat saj të fëmijëve (Qytetit Studenti, Bathores, Frymë Dashurie, Kinostudios, Qendrës shpirtërore arsimore Thavor, Kishës Ungjillëzimit), të Shkodrës dhe të fshatit Vrakë, të qytetit të Elbasanit dhe fshatrave të tij: të Shën Joanit Vladimirit, të Fikasit, të Kuqanit, të Shelcanit, të qytetit të Gramshit, të qytetit të Kavajës si edhe të fshatrave Shën Pjetër e Topojë të Fierit. |
|
|
|
Ky aktivitet festiv i la vendin ditëve më pas një aktiviteti tjetër festiv në këto fshatra e qytete por edhe në të gjithë grupet e katekizmit të fëmijëve në çdo dioqezë duke përfshirë tashmë edhe disa punë dore ku mes tyre ishte edhe formimi e ngjyrosja e ikonës së Krishtlindjes duke u bazuar në librin që iu dhurua fëmijëve “Ditëlindja më e madhe”, shoqëruar në fund edhe me kokteil. |
|
|
|
|
|
|
|
Spiro Topanxha |







