
Shën Justini ishte me origjinë greke, bir i Priskut dhe nip i Vakhiut. Lindi rreth vitit 110 në Neapoli Flaviana, në Sikemin e lashtë të Palestinës. Kaloi nga filozofia stoike, shëtitëse, filozofia e Pitagorës dhe e Platonit, të cilat nuk e kënaqën shpirtin e tij kërkues, derisa rreth vitit 135, me sa duket kur ishte student në Athinë, ndërsa po filozofonte i vetëm në breg të detit, takoi një të moshuar misterioz.
Pasi bashkëbiseduan, ai i propozoi të lexonte Shkrimin e Shenjtë dhe u zhduk. Justini, deri atëherë idhujtar, u bë ithtar i flaktë i Krishterimit, “i filozofisë së vetme të sigurt dhe të dobishme”, ashtu siç siguronte. Shpejt hapi në Romë shkollën e parë të krishterë të njohur pasapostolike, shkollën e besimit të drejtë dhe joheretik. Por ligësia e profesorëve filozofë vuri në lëvizje makinacione, të cilat ndërprenë funksionimin e saj.
Rreth vitit 160 largohet nga Roma për arsye të rreziqeve, por kthehet më vonë dhe atje i presin kokën si të rrezikshëm për idhujtarinë rreth vitit 165, së bashku me nxënësit e tij, Haritonit (greqisht: i hirshëm), virgjëreshës Harito (greqisht: e hirshme), Evelpistit (greqisht: me shpresë të mirë) i cili ishte skllavi i Cezarit, Jeraksit (greqisht: skifter), Peonit (greqisht: goditësi) dhe Valerianit (latinisht: i fuqishëm, i shëndetshëm) ose Liverianit sipas Sinaksarit.
Nga 15 shkrimet e tij origjinale, të drejtpërdrejta dhe jo shumë letrare, por plot me ide dhe zell, kanë shpëtuar vetëm tre: “Dialogu me Trifonin” (i cili ishte jude) është protokolli i një bisede dy-ditore, që duket se ishte reale dhe jo imagjinatë; dialogu u zhvillua ndoshta në Athinë rreth vitit 136. “Apologjia e Parë” dhe “Apologjia e Dytë” e tij ndaj perandorit dhe pushtetarëve të Romës, të shkruara atje rreth viteve 150-160, përmbysin shpifjet kundër të krishterëve. Në Apologjinë e Parë ekspozohen për herë të parë misteret e Pagëzimit dhe Eukaristisë.
Gjithashtu ka qenë ndoshta himnografi i parë sistematik dhe “drejtuesi i Tipikosë”, d.m.th. rregullatori i adhurimit të përbashkët, përderisa shkroi edhe një libër me titullin “Psalti”. Ky apologjet i dha kryesisht mjetet Krishterimit për të fituar heleno-romanizmin dhe për të shfrytëzuar mendimin e tij. Besonte se dhe jo të krishterët zotëronin elemente të frymëzimit Hyjnor, “Fjalën – Farën” d.m.th. ekzistonin pjesë të vogla të së vërtetës dhe para Krishtit, dhe se të virtytshmit përpara Krishtit si Sokrat filozofi dhe shën Abrahami (9 tetor) kanë qenë të krishterë!
Justin, në latinisht, do të thotë “i drejti”.
E njëjta ditë
Shenjtorë të tjerë të 01 Qershor
Lexoni edhe jetët e tjera të kësaj dite pa u kthyer pas.
Shën Justini Popoviç, luani i Orthodhoksisë
Një djalë i vogël në Serbinë jugore pa me sytë e tij nënën e tij duke u shëruar nga një sëmundje e rëndë para Shën Prohorit, Çudibërësit. Disa vite më vonë, i njëjti fëmijë…
Lexo jetën
Oshënar Dionisi i Glushicës, mrekullibërësi i pyjeve
Shtatë vjet të tëra para se të vdiste, Oshënar Dionisi gërmoi vetë varrin që do ta priste në zorrët e dheut. Në rajonet me pyje të dendura të Vologdës, asketët e mirëpritën atë si…
Lexo jetën
Shën Vajza e Olimpit
Në vitet e errëta të Ali Pashës, një vajzë e re u largua fshehurazi nga fshati i saj duke mbajtur në duar vetëm një ikonë të Hyjlindëses. Mbërriti në Olimp, u fsheh në një…
Lexo jetën
Dita e Frymës së Shenjtë
Në ditën pas Rrëshajëve, Kisha nderon vetë Frymën e Shenjtë, e cila zbriti te Apostujt në formën e gjuhëve të zjarrit. Kjo zbritje e madhe përmbushi premtimin e Zotit për t’ua dërguar Parakletin dishepujve…
Lexo jetën
Hyjlindësja Faneromeni e Lefkadës
Ikona e shenjtë e Hyjlindëses që ruhet sot në katholikonin e manastirit është një kopje besnike e ikonës së mrekullueshme origjinale të Kallistos. Ajo u krijua nga hieromonaku Benjamin Kontrakis në Malin Athos në…
Lexo jetën
Shën Justini Filozof dhe Martir
Në brigjet e Palestinës, një filozof i ri takoi një plak të panjohur, i cili ndryshoi rrjedhën e jetës së tij përgjithmonë. Disa vjet më vonë, i njëjti njeri qëndroi pa frikë para perandorit…
Lexo jetën
Oshënar Agapiti i Kievit dhe mjeku armen
Në shekullin e njëmbëdhjetë në Kiev jetonte një mjek armen, i cili, pasi pa një të sëmurë rëndë, parashikoi me saktësi ditën e vdekjes së tij. Një i tillë, gati për të vdekur, bojari…
Lexo jetën
Bujku i ndershëm Metri dhe mrekullia e bekimit
Metri nuk deshi as ta hapte dhe e mori siç ishte në shtëpinë e tij. Kaloi një vit i tërë dhe bujku i ndershëm e mbajti qesen të paprekur, duke mos u tunduar kurrë…
Lexo jetën
Oshënar-dëshmorët Sios, Davidi, Gabriel dhe Pavli në shkretëtirën e Davidi-Garejit
Të katër jerondët ia dorëzuan shpirtin Zotit nëpërmjet martirizimit dhe i qëndruan besnikë Krishtit dhe zotimeve të tyre deri në fund. Ata prej vëllezërve të tjerë që u përpoqën t’i shpëtonin valës së përgjakshme…
Lexo jetën