EmailFacebookKontakt

Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Burimi: Kryepiskopi Anastas, Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë 1991–2012 (Përshkrim i përmbledhur), botim i dytë, Tiranë 2013. Përkujdesja e botimit në shqip: A. Bendo, A. Rëmbeci (Andi), D. Shuraja.

Historiku i plotë

PJESA E PARË

PËRMBLEDHJE E SHKURTËR HISTORIKE

E SHKUARA – PËRMBLEDHJE HISTORIKE

Territori që përfshihet në shtetin e sotëm të Shqipërisë e pranoi mesazhin e Ungjillit në shekullin e parë pas Krishtit (Rom. 15:19) dhe u zhvillua nga ana kulturore, kryesisht, nën frymën jetëprurëse të Krishterimit. I shtrirë në perëndim të Ballkanit, përgjatë pjesës veriore të detit Jon dhe asaj jugore të detit Adriatik dhe në lindje rreth aksit të rrugës së lashtë «Egnatia», u përfshi drejtpërdrejt në brumosjet shpirtërore dhe politike të tri perandorive, që pasuan njëra-tjetrën: të Perandorisë Romake, të Perandorisë Bizantine dhe asaj Osmane. Njohuritë për historinë e Kishës në këtë zonë janë mjaft të kufizuara. Gjetjet arkeologjike dhe mbishkrimet ofrojnë vetëm disa të dhëna fragmentare për emrat e episkopatave, episkopëve dhe shenjtorëve.

Në juridiksione të ndryshme kishtare

Duke u nisur nga varësitë kishtare të episkopatave të rajonit, dallojmë këto periudha: e para fillon me epokën apostolike deri në vitin 731. Gjatë kësaj shtrirje kohore, ky territor ka qenë pjesë e Ilirikut Lindor dhe Kisha e atyshme ishte nën juridiksionin e Vikariatit romak të Selanikut. Politikisht deri në vdekjen e Theodhosit I (395), rajoni i përkiste Romës. Pas kësaj kaloi nën juridiksionin e Konstandinopojës, kurse nga ana kishtare, deri në vitin 731, vazhdoi të ishte nën varësinë e Romës.

Nga viti 731 deri në fillimet e shekullit të 11-të – periudha e dytë – Kisha lokale u zhvillua nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të Patriarkanës së Konstandinopojës. Gjatë periudhës së tretë (nga shekulli i 11-të deri në vitin 1767) shumë nga episkopatat e Shqipërisë së sotme vareshin nga Kryepiskopata e Ohrit (1018), kurse Mitropolia e Durrësit në shekullin i 11-të deri në të 13-tin, qëndroi nën juridiksionin e Patriarkanës së Konstandinopojës. Kjo periudhë dallohet për dy ngjarje përcaktuese: Epara, ishte skizma e madhe kishtare midis Lindjes dhe Perëndimit (1054), që e ndau zonën në dy juridiksione kishtare: në atë veriore nën ndikimin e Romës dhe në atë jugore, nën ndikimin e Konstandinopojës. Ndërsa ngjarja e dytë, ishte politike dhe bëhet fjalë për pushtimin e rajonit nga osmanët, që përfundoi me rënien e Durrësit në vitin 1501. Pushtimi osman shkaktoi valë të mëdha islamizimi.

Nga shfuqizimi i Autoqefalisë së Kryepiskopatës së Ohrit (1767) deri në krijimin e shtetit shqiptar (1912) – periudha e katërt – episkopatat që ndodheshin në truallin e Shqipërisë së sotme, u rikthyen nën juridiksionin kanonik të Patriarkanës së Konstandinopojës. Gjatë kësaj periudhe (1775-1779) veproi edhe në Shqipëri, Shën Kozmai i Etolisë, i cili e përmbylli rrugëtimin apostolik me martirizimin e tij (1779).

Monumente të ndryshme, të ruajtura deri më sot, që nga periudha paleokristiane (shek. i 4-t deri në gjysmën e shekullit të 8-të), periudha bizantine (shek. i 8-të deri në shekullin e 15-të) dhe ajo pasbizantine (shek. i 16-të deri në fillimet e shekullit të 20-të), vepra arkitektonike me ikonografi të pasura të kishave, si edhe kryevepra arti: punime në metal, skulptura në miniaturë, qëndistari, drugdhendje, tregojnë në mënyrë të qartë gjallërinë dhe lulëzimin kulturor të komuniteteve orthodhokse gjatë këtyre shekujve.

Periudha e pestë shtrihet nga themelimi i shtetit shqiptar (1912) deri në shpërbërjen e plotë të Kishës Orthodhokse gjatë persekutimit të pareshtur komunist (1967-1990) dhe ndahet në tri faza:

Pas pushtimit italian të Shqipërisë (7.4.1939), vendi u kthye në një provincë të Italisë. Menjëherë u vunë në zbatim plane edhe për aneksimin fetar të vendit. Paralelisht me vendosjen e misionarëve katolikë në zona të ndryshme të Jugut, plani kryesor ishte asimilimi i Orthodhoksëve nëpërmjet Uniatizmit. Ubë një propagandë sipas së cilës, theksohej se bashkimi i të gjithë të krishterëve shqiptarë, nën mbrojtjen e Vatikanit dhe të shtetit të Italisë, do të ndihmonte në zhvillimin e vendit. Kryepiskopi Kristofor, sipas disave, kishte pranuar një bashkim me arbëreshët e Italisë, («uniatë» me prejardhje shqiptare), kurse sipas disa të tjerëve u përpoq, me anë të këtij veprimi, të fitojë kohë, duke e shtyrë vendimin për më vonë. Megjithëkëtë, mungesa e një shumice absolute në organizmat ekzekutivë të Kishës Orthodhokse, i pengoi planet e futjes në uniatizëm, plane të cilat u shpërbënë përfundimisht me kapitullimin e Italisë në vitin 1943.

Pas largimit të ushtrive gjermane (nëntor 1944), në Shqipëri u imponua plotësisht regjimi komunist dhe nisi persekutimi i fesë. Në 23 vitet e para ai kishte formën klasike, e njohur kjo në Rusi dhe në Evropën Juglindore. Më 25.12.1948 Kryepiskopi Kristofor u detyrua të largohet dhe në vend të tij u caktua Pais Vodica, deri atëherë episkop i Korçës, një klerik i ve. Gjithashtu në Tiranë (shkurt 1950) u thirr Asambleja Kleriko-laike e Kishës Orthodhokse për të votuar Statutin e ri, brenda kuadrit të regjimit të ri juridik të vendit. Kryepiskopi kanonik, Kristofori, u vu në arrest shtëpie dhe më 19.6.1958, sipas versionit zyrtar, u gjend i vdekur nga një atak kardiak. Në mars të vitit 1966, Paisi ndërroi jetë dhe në fronin kryepiskopal u vendos në muajin prill Damiani, një partizan i vjetër, – i cili sipas bashkëkohësve tëtij – lehtësoi shpërbërjen e Kishës. Kryepiskopi Damian, pas vitit 1967, u tërhoq në shtëpinë e tij në Pogradec, ku edhe ndërroi jetë më 18.10.1973. Përpjekja për ta tallur fenë dhe përfaqësuesit e saj u intensifikua, e njëjta gjë ndodhi edhe me presionin e bërë me anë të burgimeve, internimeve, si dhe me ekzekutimet e besimtarëve, priftërinj dhe laikë.

Çrregullimet e vazhdueshme politike dhe shoqërore, kundërshtitë fetare të brendshme dhe ndasitë brenda grigjës orthodhokse, organizimi administrativ i zbehtë dhe kryesisht mungesa e përkujdesjes baritore dhe e kultivimit shpirtëror, e kishin dobësuar shumë jetën kishtare dhe lehtësuan shpërbërjen e plotë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në vitet 70-80-të, konsiderohej se Kisha e Shqipërisë ishte shpërbërë përfundimisht – siç kishte ndodhur më parë me Kishën e Persisë, që kishte nxjerrë martirë të mëdhenj, të nderuar nga orthodhoksët deri në ditët tona.

Kur regjimi komunist u rrëzua nën trysninë e zhvillimeve ndërkombëtare (1991), Kisha Orthodhokse Autoqefale

e Shqipërisë ishte tërësisht e rrënuar. Sprovat e frikshme, që për dhjetëvjeçarë me radhë si flakë të fuqishme kishin shkatërruar Kishën lokale, e kishin kthyer atë në një tokë të shkretë.

Nga Liturgjitë e para Hyjnore në kishën e shkatërruar të Shën Thomait në Berat, viti 1992.

PERIUDHA E RE

RINGRITJA DHE FORMIMI NGA THEMELET

Shpërbërja e plotë e strukturës administrative të Kishës Orthodhokse nuk linte shpresa për një ripërtëritje të brendshme. As brenda vendit, as në ndonjë vend tjetër të rruzullit, nuk ekzistonte ndonjë episkop shqiptar për të marrë përsipër barrën e ringritjes së Kishës lokale. Po ashtu nuk kishte asnjë klerik shqiptar apo laik tjetër, që të merrte përsipër këtë mision shumë kompleks dhe tepër të vështirë. Persekutimit shumëvjeçar i kishin shpëtuar 12 priftërinj dhe 3 dhjakonë, shumica ishin të sëmurë dhe në moshë të thyer.

Nismën për ringritjen e Kishës së Shqipërisë e mori përsipër, duke qenë detyrë e saj, Patriarkana Ekumenike, e cila ka përgjegjësinë të mbështesë Kishat Orthodhokse në nevojë. Në janar 1991, Patriarku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë zgjodhën si Ekzark Patriarkal, autorin e këtij shkrimi. Në atë kohë, Ekzarku i porsazgjedhur Patriarkal ishte tashmë Episkop i Andrusës – Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë dhe Mëkëmbësi i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit, në Afrikën Lindore. Njëkohësisht, ishte profesor i historisë së feve në Universitetin Kombëtar Kapodistrian të Athinës (me studime pasuniversitare në Fetarologji në Hamburg dhe Marburg të Gjermanisë). Po ashtu, ishte zgjedhur në poste të rëndësishme

Kisha e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë para (1991) dhe pas rikonstruksionit.

të organizmave fetarë mbarëbotërorë. Pas një kundërshtimi prej shumë muajsh nga ana e shtetit shqiptar, ai mbërriti në Tiranë më 17 korrik 1991. Gjatë udhëtimeve të tij për një vit pothuajse në mbarë Shqipërinë, konstatoi shkretimin e frikshëm dhe shpërbërjen e plotë të Kishës Orthodhokse, të shkaktuar nga persekutimi i egër, por njëkohësisht edhe farat e besimit orthodhoks që kishin qëndruar të fshehura në mijëra shpirtra, duke pritur kushtet e përshtatshme për t’u zhvilluar përsëri. Sigurisht, që nuk kishte asnjë fron kryepiskopal për t’u ngjitur, por ishte vetëm një stol i thyer plot me gozhda, që kishte lënë persekutimi ateist.

Hapi i tij i parë ishte krijimi i një strukture kishtare elementare për përfaqësimin e Kishës lokale. Për këtë arsye, thirri Asamblenë e Përgjithshme Kleriko-laike (1-2.8.1991), me pjesëmarrjen e 15 klerikëve dhe të 30 laikëve të dioqezave kishtare të Shqipërisë, ku u shqyrtua gjendja postkomuniste dhe u zgjodhën katër epitropë arkihieratikë, si dhe Këshilli i Përgjithshëm Kishtar me 13 anëtarë. Sapo mbërriti në Shqipëri, Ekzarku Patriarkal u përpoq të rigjallëronte besimin orthodhoks nëpërmjet vizitave në qytete dhe fshatra, predikimeve dhe kryerjes së Liturgjisë Hyjnore.

Dy veçori të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë krijuan probleme specifike. Epara ishte origjina etnike e grigjës orthodhokse, (shqiptarë, grekë, sllavë, vlleh), fakt që shkaktoi interesimin e Kishave të tjera Orthodhokse për të krijuar në vend komunitete kishtare në varësinë e tyre. Edyta, orthodhoksët nuk përbënin shumicën si në vende të tjera të Ballkanit. Pak para fillimit të persekutimit të fesë, sipas statistikave të autoriteteve italiane, orthodhoksët përbënin rreth 21% të popullatës.

Përpjekja kryesore e Ekzarkut Patriarkal ishte kërkimi i personave të përshtatshëm me shtetësi shqiptare, për t’u do-

rëzuar episkopë, e kryesisht gjetja e një kandidati për kryepiskop, qoftë edhe nga radhët e laikëve të arsimuar dhe të pamartuar. Por, për fat të keq, kjo rezultoi se ishte e pamundur. Të gjithë dhe të gjitha faktet mëshonin në një mendje se rimëkëmbja e Kishës lokale, mbështetur në kapacitetet e saj të brendshme, ishte diçka e paarritshme. Në maj të vitit 1992, Ekzarku Patriarkal u bë gati t’u kthehej detyrave të tij universitare si edhe kandidaturës së tij për Akademinë e Athinës. Atëherë kleri dhe populli i Shqipërisë, pavarësisht origjinës së tyre, e lutën të rrinte në Shqipëri dhe të merrte përsipër veprën e ringritjes së Kishës, që vazhdonte të mbetej pezull. Për herë të parë pas persekutimit, një përfaqësi e Kishës së Shqipërisë (e caktuar prej Këshillit të Përgjithshëm Kishtar dhe e përbërë nga ikonom Kozma Qirio, atë Gaqo Petri, atë Jani Trebicka dhe teologu Dhimitër Beduli), vizitoi Patriarkanën Ekumenike (5-8.6.1992) dhe kërkoi zgjedhjen e Ekzarkut Patriarkal si primat të kësaj Kishe.

Zgjedhja dhe fronëzimi

Më 24.6.1992, me propozim të Patriarkut Ekumenik, Vartholomeut I, Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike zgjodhi me votë unanime Kryepiskop të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, deri atëherë Ekzark Patriarkal (e ndërkohë të graduar mitropolit i Andrusës), Anastas Janullatosin [1] dhe arkimandritët Kristodhul Mustaka, Mitropolit të Korçës; Aleksandër Kalpakidhi, Mitropolit të Gjirokastrës dhe Ignat Triandin, Mitropolit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës. Qeveria shqiptare e kundërshtoi me forcë këtë vendim, sepse e kon-

Gjatë fronëzimit të Kryepiskopit Anastas.

sideroi si imponim të jashtëm nga ana e udhëheqjes greke, për një nga tri komunitetet fetare më të mëdha të vendit. Presidenti i Shqipëri, z. Sali Berisha, i deklaroi qartazi kryepiskopit të zgjedhur (30.6.1992), si edhe përfaqësisë së Patriarkanës të përbërë nga tre anëtarë (hirësitë e tyre mitropoliti i Pergit Evangelo, i Filadelfisë Melitoni dhe fort i përndershmi protopresviter atë Ilia Katre) që e vizituan menjëherë pas kësaj ngjarjeje (4.7.1992), se pranonte vendosjen e Kryepiskopit Anastas, por nuk do të pranonte kurrsesi ardhjen e hierarkëve të tjerë me prejardhje greke. Kryepiskopi i ri, pasi dha Lajmin e Madh në Fanar (12.7.1992), u fronëzua në katedralen e Tiranës (2.8.1992), në praninë e të gjithë klerikëve dhe përfaqësuesve laikë të dioqezave të Shqipërisë.

Kohë pas kohe, disa persona, pa asnjë lloj arsimi kishtar dhe teologjik, përpiqen të vënë në dyshim vlefshmërinë e zgjedhjes dhe të fronëzimit të Kryepiskopit, kryesisht, për shkak të origjinës së tij greke. Për të mos lënë as hapësirën më të vogël për diskutime të mëtejshme, do të sqarojmë në mënyrë më të detajuar këtë temë.

Kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ishte shpërbërë qysh prej 23 viteve, autoriteti i vetëm kishtar që kishte kompetencën për të marrë nismën për ringritjen e saj, ishte Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës. Ishte kjo Patriarkanë që i kishte dhënë Autoqefalinë në vitin 1937 dhe që nga ana tjetër është përgjegjëse për Kishat Orthodhokse të ndodhura në rrethana të vështira – siç kjo gjë njihet në mënyrë të pandërprerë nga e tërë bota orthodhokse.

Gjatë periudhës tranzitore 1991-92, asnjë statut tjetër i vjetër i Kishës së Shqipërisë nuk kishte fuqi kanonike (në lidhje me statutin, shih fq. 27). Të vetmet dokumente që ruanin fuqinë e tyre kanonike ishin Tomosi Patriarkal dhe Sinodik mbi Autoqefalinë dhe Kanonet e Shenjta. Në bazë të këtyre, u ringrit Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në themele kishtare të padiskutueshme dhe për këtë arsye njihet nga të gjitha Kishat Orthodhokse, nga të gjitha shkollat teologjike orthodhokse dhe në përgjithësi nga bota e krishterë.

Zgjedhja e Kryepiskopit, më 24 qershor 1992, ishte, sipas rregullave të Orthodhoksisë, një fakt i kryer kishtar. Ky akt iu bë i ditur me Letra zyrtare patriarkale të gjitha Kishave Orthodhokse Autoqefale, për të përfshirë në diptikët e tyre, pas 40 vjetësh mungese, emrin e Kishës së Shqipërisë dhe emrin e Primatit të saj, i cili po merrte përsipër ringritjen e saj nga gërmadhat. Procedura e zgjedhjes u plotësua me përcaktimin e thirrjes së Kryepiskopit të Shqipërisë si «Fortlumturi», siç bëhet me patriarkët, përveç atij ekume-nik, dhe me kryetarët e kishave orthodhokse autoqefale (nr. prot. 1092/24 qershor 1992) [2] .

Duhet të rikujtojmë këtu se edhe Sinodi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u zgjodh në prill të vitit 1937, në Konstandinopojë, nga Patriarkana Ekumenike, pa pjesëmarrjen më të vogël të faktorëve të tjerë.

Fronëzimi i Kryepiskopit u krye, pas një sërë negociatash me autoritetet shqiptare kompetente, në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit të Tiranës, më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë klerikëve, si edhe laikëve nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë. Gjatë Liturgjisë Hyjnore u lexua zyrtarisht Letra Patriarkale dhe Sinodike (nr. prot. 936, 16 korrik 1992), «Drejtuar Klerit dhe popullit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë» [3] . Liturgjia Hyjnore, si edhe ceremonia e thjeshtë e fronëzimit u kryen sipas rregullave.

Në fund të Shërbesës, në Kishën Katedrale, një grup i vogël njerëzish pa lidhje me Orthodhoksinë, nën drejtimin e dy deputetëve me origjinë myslimane, u fut me forcë në kishë duke kënduar këngë patriotike dhe duke bërtitur «jashtë», «i padenjë». Teoria e disa njerëzve që s’kanë njohuritë e duhura, se gjoja fronëzimi dhe zgjedhja e kryepiskopit u shfuqizuan automatikisht, meqë u dëgjuan këta zëra, është krejtësisht e gabuar dhe e pabazuar nga ana e së Drejtës Kanonike. Zëra të tillë nuk përbëjnë akt pavlefshmërie. Të tjerë ngatërrojnë aktin midis zgjedhjes dhe fronëzimit. Zgjedhja ishte kryer në Patriarkanën Ekumenike në qershor të vitit 1992, me nënshkrimin e të gjitha praktikave

në lidhje me këtë akt nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë dhe fronëzimi ishte pasoja, ishte ceremonia e marrjes përsipër të detyrave kryepiskopale.

Më pas vijoi dreka zyrtare e rastit në «Hotel Tirana», ku nuk u bë absolutisht asnjë akt kishtar. Për këtë ngjarje janë botuar në mënyrë të përsëritur dëshmitë e pjesëmarrësve.

Etërë procedura e vendosjes dhe e pranimit të një Primati Orthodhoks përmbyllet me regjistrimin e tij në Diptikët e Kishave Orthodhokse dhe me përmendjen e emrit të tij nga pjesa tjetër e Primatëve, sa herë që këta të fundit meshojnë. Kjo gjë zuri fill nga dita e zgjedhjes së tij, në qershor 1992, në mbarë botën orthodhokse. Vendosja e një Primati të Kishës Lokale përmbyllet nga ana ligjore-kanonike me Letrat Paqësore, të cilat ai ua dërgon Primatëve të Kishave të tjera Autoqefale dhe me përgjigjet respektive që ai merr. Në këtë mënyrë përfundon vendosja e tij në kreun e një Kishe lokale Orthodhokse, si edhe njohja e tij nga Kishat e tjera Orthodhokse. Të gjitha këto procedura u kryen në mënyrë kanonike. Kisha Orthodhokse ka histori dhe institucione shumëshekullore, të cilat ruhen me saktësi absolute.

Si përfundim, besimi i dhënë me gjithë shpirt dhe përkushtimi i pandërprerë i besimtarëve orthodhoksë të të gjitha dioqezave të Shqipërisë për Kryepiskopin, zhvleftësoi çdo lloj përpjekjeje minuese kundër tij.

Reagimet. Formimi i Sinodit të Shenjtë

Dukej qartë se rrugëtimi i Kryepiskopit do të ishte tepër i vështirë, i paqartë dhe i mundimshëm. Jo vetëm, se të gjitha do të duhej të nisnin nga një bazë zero për shkak të mungesës së plotë të çdo lloj infrastrukture, por kryesisht për shkak të klimës së dyshimit, e cila u kultivua nga qarqetë ndryshme – përgjithësisht jashtë komunitetit orthodhoks – nisur nga prejardhja e tij greke. Populli orthodhoks, të cilin u thirr për ta udhëhequr, ishte shpërndarë për shkak të persekutimit shumëvjeçar, për nga përkatësia etnike ishte heterogjen dhe interesat e një grupi shkaktonin reagime te grupet e tjera. Së fundi, ishte i detyruar të përdorte përkthyes për predikimin dhe në përgjithësi për mësimin orthodhoks, të mësonte në moshë të thyer një gjuhë të huaj, të vepronte pa pasur strukturat elementare organizative dhe fondet e nevojshme, me pak bashkëpunëtorë vullnetarë. Nga ana tjetër edhe kushtet e jetesës ishin jashtë mase të vështira, pengesat në çdo përpjekje të ndërmarrë ishin të vazhdueshme dhe jo të lehta për t’u kapërcyer.

Megjithëse Presidenti i Republikës e pranoi fillimisht, autoritetet shqiptare, me një sërë veprimesh, madje edhe me përgatitjen e projektligjeve, synuan dëbimin e kryepiskopit të ri. Në një Asamble Kleriko-laike të jashtëzakonshme (Durrës 21.1.1993), orthodhoksët, si një trup i vetëm, shpallën se nuk mund të pranojnë një veprim të tillë. Në vjeshtën e vitit 1994, me anë të projektkushtetutës u ndërmor largimi i tij përfundimtar, por ky projekt u hodh poshtë me referendumin e 6 nëntorit 1994. Për sa i takon këtij rezultati, ishte përcaktues fakti se shumica dërrmuese e Orthodhoksëve, pavarësisht origjinës, (shqiptarë, grekë, vlleh, sllavë), u radhitën të bashkuar në krah të Kryepiskopit me përkushtim shpirtëror. Të parët, orthodhoksët e Korçës, nisën në mënyrë spontane të mblidhnin firma për qëndrimin e kryepiskopit në vend dhe shembullin e tyre e ndoqën orthodhoksë të qyteteve të tjera, derisa numri i tyre arriti në 80.000. Injëjtë ishte edhe qëndrimi i tyre në referendum.

Por nga ana tjetër, edhe njohja e pamjaftueshme nga ana e Patriarkanës Ekumenike, e kushteve dhe e klimës po-

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, korrik 1998.
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, viti 2012.

litiko-shoqërore të Shqipërisë, çoi në disa vlerësime dhe vendime të nxituara. Në qershor të vitit 1996, pa pasur një marrëveshje të re me politikën shqiptare ose me autoritetet kishtare, u bënë në Konstandinopojë dorëzimet e mitropolitëve, që ishin zgjedhur në vitin 1992. Pasuan ditë të dhimbshme për Kryepiskopin, i cili ishte i detyruar, në një klimë mosbesimi të dyfishtë, t’u japë shpjegime të përsëritura të dyja palëve, se nuk ishte e mundur të arrihej në një zgjidhje të drejtë me veprime të njëanshme, por vetëm me procedura konsensuale, që duhet të kishin si qëllim ekskluziv të vetin, përparimin e pandalshëm të Kishës së Shqipërisë.

Çështja e formimit të Sinodit të Shenjtë, u zgjidh përfundimisht pas negociatash të vazhdueshme dhe këmbëngulëse midis përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike, Kishës së Shqipërisë dhe autoriteteve shqiptare (nëntor 1997 – korrik 1998). Ky proces solli si fryt pranimin e përbashkët të kësaj forme: Sinodi i Shenjtë do të përbëhej nga Kryepiskopi, nga një mitropolit grek me origjinë arvanitase dhe dy kryepriftërinj shqiptarë. Pas kësaj u fronëzua Mitropoliti i Beratit, Ignati, i cili ishte dorëzuar më parë, më 18 korrik 1998, kurse mitropolitët e Gjirokastrës, Aleksandri dhe ai i Korçës, Kristodhuli, dhanë dorëheqjen. Po atë ditë, më 18 korrik, u zgjodhën Mitropolit i Korçës, Arkimandrit Joan Pelushi dhe Episkop i Apolonisë, Ikonom Kozma Qirjo. Dorëzimi i të parit u bë më 20 korrik 1998 dhe fronëzimi i tij në Mitropolinë e Korçës u bë më 25 korrik. Episkopi Kozma u dorëzua më 23 korrik (por fjeti në Zotin më 11 gusht 2000). Në shkurt të vitit 1999, mitropolitët e dorëhequr kërkuan dhe morën lejen e largimit, për t’u riintegruar në Kishën e Greqisë.

Në shtatë vitet e para (nga korriku 1991 si Ekzark Patriarkal dhe nga qershori i vitit 1992 si Primat) Kryepiskopi e mbajti i vetëm përgjegjësinë dhe përkujdesjen për riformi-

min dhe administrimin e të gjitha mitropolive të Shqipërisë. Në tetë vitet e mëvonshme, vazhdoi të baritojë, përveç Kryepiskopatës, edhe Mitropolinë e Gjirokastrës si Mëkëmbës.

Për një periudhë kohore (2003-2006) në punimet e Sinodit të Shenjtë mori pjesë me statusin e klerikut të transferuar edhe Hirësia e Tij, Episkopi i Filomelisë z. Ilia (Katre), të cilit iu ngarkua edhe drejtimi i Akademisë Teologjike.

Si përfundim, përbërja e Sinodit të Shenjtë u plotësua në nëntor të vitit 2006 me zgjedhjen e Arkimandritit Dhimitër (Sinaitit) (11.11.2006) Mitropolit i Gjirokastrës dhe i dy Episkopëve shqiptarë, atij të Apolonisë, Nikolla (Hyka) dhe të Krujës, Andon (Merdani), të dy të diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Akademinë Teologjike «Ngjallja e Krishtit» në Shqipëri dhe në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës. Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri, i cili deri atëherë kishte qenë protosingjel, u dorëzua më 16 nëntor në Kishën Katedrale të Tiranës dhe u fronëzua në Gjirokastër më 26 të të njëjtit muaj. Episkopi i Apollonisë, Nikolla, u dorëzua më 19 nëntor dhe episkopi i Krujës, Andoni, më 21 nëntor. Të gjithë episkopët marrin pjesë, sipas Statutit të Kishës (2006), në punimet e Sinodit të Shenjtë me të drejtë vote.

Më 19.1.2012 u zgjodhën edhe dy episkopë titullarë: Nathanaili (Stergio) i Amantias, nxënës i Shkollës «Athoniadha» të Malit të Shenjtë dhe i diplomuar në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut, deri atëherë predikues dhe atë shpirtëror në Mitropolinë e Gjirokastrës dhe Asti (Bakallbashi) i Bylisit, i diplomuar në Akademinë Teologjike Orthodhokse «Ngjallja e Krishtit» në Shqipëri dhe në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut. Të dy u dorëzuan në Kishën Katedrale të Tiranës, i pari më 21 dhe i dyti më 22 janar 2012.

Çështja e Statutit të Kishës

Kisha e Shqipërisë njohu në të shkuarën dy statute: më i vjetri, ai i vitit 1929 dhe më i riu, u hartua në vitin 1950. Ifundit u bë ligj i shtetit, duke e shfuqizuar statutin e mëparshëm të Kishës, (me dekretin 1065 të 4 majit 1950). Por edhe ky dekret u shfuqizua me daljen e dekretit 4337 të 11 nëntorit 1967. Mangësia kryesore e të dy këtyre statuteve, ishte se ata u krijuan dhe u imponuan nga regjime politike, që nuk kishin kurrfarë lidhje me Kishën Orthodhokse, madje me prirje armiqësore ndaj saj, duke sanksionuar varësi të Kishës nga pushteti shtetëror. Ipari u hartua në vitin 1929, kur Shqipëria ishte monarki dhe i dyti, në vitin 1950, kur në vend ishte imponuar pushteti ateist dhe partia-shtet donte të ushtronte kontroll të plotë mbi Kishën. Të dy këta statute nuk morën parasysh parime kishtare bazë.

Disa, duke pasur një njohje historike të cekët dhe krejtësisht të paditur nga ana kishtare, dalin në përfundimin se gjatë ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë «u dhunua» Statuti i vitit 1929. Këmbëngulja e tyre për të imponuar historikisht këtë mendim të gabuar – në kundërshtim me çdo logjikë shkencore dhe deontologji kishtare – arriti deri në atë pikë saqë edhe në Fjalorin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë [4] , të flitet për «shkelje të Statutit të Kishës të vitit 1929». Pra është e nevojshme ta sqarojmë në mënyrë më të detajuar këtë çështje.

Statuti i vitit 1929 nuk ishte i vlefshëm nga ana kishtare, nuk ishte në fuqi, sepse atëherë Kishës së Shqipërisë nuk i ishte dhënë ende, sipas Kanoneve kishtare, asnjë «auto-

qefali». Për këtë arsye, ky Statut i vitit 1929 nuk përmendet në asnjë vend në Tomosin Patriarkal dhe Sinodik, që doli në vitin 1937 dhe që përbën në mënyrë të padiskutueshme gurin e themelit të Autoqefalisë. Por mbi të gjitha, teksti i vitit 1929 minon në mënyrë thelbësore autonominë dhe pavarësinë e Kishës së Shqipërisë. Me një sërë nenesh, vendos nën kontrollin absolut të mbretit, i cili ishte i një feje tjetër, dhe të qeverisë së tij, zgjedhjen e udhëheqjes së Kishës, por edhe vetë funksionimin si Kishë Orthodhokse. Dymbëdhjetë nene të tij përcaktojnë në mënyrë të qartë varësinë e Kishës nga udhëheqësi politik i kohës dhe nga strukturat e pushtetit politik [5] . Madje neni 55 ndalon pranimin e çdo dhurate që vjen nga jashtë vendit për nevojat dhe veprën e Kishës.

Këto arsye dhe sa analizohen në pika të tjera, qartësojnë dhe theksojnë se ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me bazë Statutin e vitit 1929, do të thoshte shkatërrim i plotë, përpara se të bëhej çdo përpjekjeje për ringritjen e saj.

Për t’u përballur me boshllëkun e krijuar nga periudha pas mbylljes së Kishës së Shqipërisë, një Asamble e Veçantë Kleriko-laike (21.1.1993) me përfaqësues nga zona të ndryshme të Shqipërisë, vendosi për periudhën e tranzicionit, pas vendosjes së demokracisë, pranimin e përkohshëm të atyre neneve të Statutit të vitit 1950, që nuk binin në ku-ndërshtim me kushtet aktuale, ndërsa në të njëjtën kohë u pranua njëzëri zgjedhja e kryepiskopit. Gjithashtu u vendos të pritet hartimi i Kushtetutës së re të Shqipërisë, që të krijohej edhe Statuti i ri i Kishës, në bazë të neneve të saj. Në thelb, jeta e Kishës dhe administrimi i saj do të vazhdonin të rregulloheshin prej Kanoneve apostolike dhe sinodike.

Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë, që u votua në vitin 1998, përcaktoi karakterin «laik» të shtetit dhe me dy nene të saj (neni 10 dhe 24) sanksionoi plotësisht lirinë fetare dhe pavarësinë e komuniteteve fetare. Gjithashtu, ajo nuk përmend absolutisht asgjë për ratifikimin e zgjedhjes së Kryepiskopit nga Presidenti i Republikës. Përkundrazi, në nenin 10/5, thuhet: «Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend» [6] .

Pas miratimit të Kushtetutës së re nisi puna për hartimin e Projekt-statutit të Kishës sonë. Gjithashtu, për çështje të së Drejtës Kanonike të Kishës Orthodhokse u kërkua mendimi i Patriarkanës Ekumenike dhe i specialistëve.

Më 4 nëntor 2006, u mblodh në Akademinë Teologjike «Ngjallja e Krishtit», në ambientin e Manastirit të Ri të Shën Vlashit në Durrës, një Asamble e veçantë Kleriko-laike, ku morën pjesë të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, anëtarët e Këshillit Kleriko-laik, të gjithë klerikët, si edhe përfaqësues laikë të Kryepiskopatës dhe të Mitropolive, duke pasur një përfaqësim të drejtë midis burrave, grave dhe të rinjve. Kjo Asamble Kleriko-laike (ku morën pjesë 257 vetë) studioi dhe pranoi njëzëri Statutin e ri të Kishës Orthodhokse Au-

toqefale të Shqipërisë. Ky Statut u miratua përfundimisht nga Sinodi i Shenjtë më 6 nëntor 2006 [7] .

Çast nga mbledhja e Asamblesë Kleriko-laike, 4 nëntor 2006.

Në nenin e parë të këtij Statuti u përcaktua vetëndërgjegjësimi i Kishës: «Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, që ka si themelues dhe Krye të saj Zotin dhe Perëndinë tonë Jisu Krisht, është institucion hyjnor si prania dhe shfaqja në vend e Një Kishe të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike, e bashkuar në mënyrë të pandashme me Patriarkanën Ekumenike, me të gjitha Kishat simotra Autoqefale dhe ruan të paluajtshme burimet e besimit, d.m.th. Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë si dhe Kanonet e Shenjta apostolike e sinodike» (neni 1). Më tej, qartësohet se anëtarët e saj

«janë të gjithë të pagëzuarit në Kishën Orthodhokse dhe janë banorë të Shqipërisë, pa dallim origjine» (neni 2). Po ashtu, përcaktohet se «Kanonet e Shenjta të Kishës Orthodhokse, të cilat përbëjnë themelin e përbashkët të organizimit dhe administrimit të të gjitha Kishave Orthodhokse të botës, rregullojnë sistemin e organizimit, administrimit dhe zhvillimit të jetës së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë» (neni 3).

Statuti i ri shton se «Rëndësi themelore për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kanë: 1. Për sa i përket aspektit kishtar: Tomosi Patriarkal dhe Sinodik, me të cilin Patriarkana Ekumenike, sipas rendit kishtar, i dha asaj autoqefalinë (prill 1937)… . 2. Për sa i përket aspektit shtetëror: neni 10, paragrafi 6 dhe neni 24 paragrafi 1, 2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e vitit 1998». Në bazë të këtyre neneve, «garantohet liria fetare dhe e drejta e shprehjes së besimit fetar individualisht ose në grup, në jetën private ose publike me anë të adhurimit, të arsimimit, të ruajtjes së zakoneve, dhe të manifestimeve publike» (neni 4).

Autoriteti më i lartë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë është Sinodi i Shenjtë, i përbërë nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, si kryetar i përhershëm i tij dhe i mitropolitëve e episkopëve aktivë (neni 11). Zgjedhja e kryepiskopit bëhet nga Sinodi i Shenjtë, sipas propozimit të kandidatëve nga Këshilli Klerikolaik (neni 17). Gjithashtu, institucionalizohen dy organizma kleriko-laikë me pjesëmarrjen e klerikëve të të gjitha gradave dhe, në përgjithësi, me përfaqësimin analog të laikëve burra, gra dhe të rinj. Organizmi i parë është «Asambleja Kleriko-laike, e cila trajton probleme të përgjithshme, të cilat shqetësojnë Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë». «Çështjet dogmatike dhe kanonike janë kompetencë

ekskluzive e Sinodit të Shenjtë» (nenet 27 dhe 28). Idyti: Këshilli Kleriko-laik «Për administrimin e pasurisë kishtare dhe kontrollin e pasurive të kishave të komuniteteve orthodhokse si dhe të manastireve» )neni 29(.

Nene të veçanta )49-54( i referohen veprës baritore dhe sociale të Kishës, formimit të krishterë të rinisë orthodhokse, botimeve të ndryshme )nenet 49 dhe 50(. Theksohet se «Njëkohësisht me veprën e saj shenjtëruese, predikuese, katekiste e shpirtërore, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë interesohet për përparimin në përgjithësi të shoqërisë shqiptare dhe zhvillon programe të posaçme në sektorët e shëndetësisë, të arsimit, të kujdesit shoqëror, të zhvillimit bujqësor, të kulturës, të ekologjisë etj.» )neni 51(.

Statuti i vitit 2006, duke u mbështetur në traditën orthodhokse, cakton struktura organizative të qarta dhe elastike, duke pasur përparësi «kungimin» në Krishtin dhe perspektivë «dëshminë» dhe «shërbimin» e Kishës në botën moderne.

Më 24 tetor 2008 u nënshkrua «Marrëveshja midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave», e parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila pas miratimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, u ratifikua nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i Shtetit )nr.10057/22.1.2009, Fletorja Zyrtare nr.7, 4 shkurt 2009, fq. 138-146( [8] . Pas depozitimit të dokumenteve të parashikuara me ligj, Gjykata e Tiranës njohu edhe ligjërisht Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si person juridik, të administruar dhe të rregulluar prej Statutit të lartpërmendur. Të gjitha këto tekste zyrtare njohinsi përfaqësues të ligjshëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasin dhe kanë firmën e tij [9] .

Si Statuti ashtu edhe dy tekstet ligjore të përmendura më lart, fryt i një pune shumëvjeçare dhe intensive, përbëjnë tekste me rëndësi historike dhe kanë një rëndësi themeltare për bazën ligjoro-kanonike të «Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë» dhe në përgjithësi për jetën dhe zhvillimin e saj.

Përparësia kryesore ishte shpallja e mesazhit të Krishtit.

PERPJEKJA E KOORDINUAR HIERAPOSTOLIKE DHE BARITORE

Hapat e parë në vendin e shkatërruar, që të kujtonte «vendin e kafkës» kur shikoje bunkerët e shumtë, nisën me përshëndetjen paskale «Krishti u ngjall!» dhe përgjigjen spontane të besimtarëve «Me të vërtetë u ngjall!». Ky moral ngjallësor dhe ritëm paskal përcaktuan tërë ecurinë e Kishës së Shqipërisë në njëzet e dy vitet e fundit.

Në fillim mbledhjet adhuruese kryheshin në kisha gjysmë të shkatërruara, në gërmadhat e kishave të vjetra dhe shpesh në vende të hapura, nën hijen e pemëve të mëdha. Për përmirësimin e kushteve të adhu-

Shërbesë fetare në rrënojat e një kishe

rimit, nisi menjëherë ndërtimi të vjetër. Labova e Zhapës, 1995.

Shërbesë fetare në rrënojat e një kishe të vjetër. Labova e Zhapës, 1995.
Kremtimi i Ngjalljes së Krishtit (Pashkës) në Tiranë.

dhe meremetimi i kishave që kishin mbetur dhe u punua kryesisht për ngritjen e kishave të reja (lidhur me këtë, shih fq. 43). Mbresëlënëse ishte pjesëmarrja e besimtarëve në disa festa kryesore të mëdha: Krishtlindje, Theofani, Ungjillëzim me kulm të tyre të kremten e Pashkës. Me pjesëmarrjen e mijëra e mijëra besimtarëve, por edhe të atyre që ndodheshin në kërkim të besimit, e kremtja e Ngjalljes ofronte rastin më të mirë për të predikuar publikisht dhe në mënyrë panegjirike eksperiencën paskale orthodhokse, sigurinë se pas periudhës së gjatë të persekutimeve, kryqëzimit dhe varrimit, besimi i krishterë triumfoi dhe të krishterët ecin me ngazëllim në Dritën e Ngjalljes, duke psalur «Krishti u Ngjall!».

Brezi i vjetër i klerikëve merr pjesë në hirotonisjen e klerikëve të rinj të Kishës.

Studentët e parë të Shkollës Hieratike (priftërore), viti 1992.
Mbledhja hieratike e klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në mjediset e Manastirit të Ri të Shën Vlashit, 6-7 gusht 2010.

Manastirit të Ri të Shën Vlashit, Durrës. Me përkujdesjen e veçantë të Kryepiskopit është shkolluar dhe hirotonisur një brez i ri klerikësh me shtetësi shqiptare, që kanë përfunduar gjimnazin ose universitetin dhe studime teologjike trevjeçare ose katërvjeçare. Sot shërbejnë 150 klerikë (në këta dy dhjetëvjeçarë kanë ndërruar jetë 18 prej tyre). Nga viti 2013, Akademia Teologjike parashikohet të integrohet brenda Universitetit «Logos» të Kishës, të themeluar në vitin 2011.

Për krijimin e fidanishtes së kuadrove, u themelua në shtator të vitit 1998 në Gjirokastër Liceu Kishtar «Kryqi i Nderuar» me konvikt dhe, nga shtatori 2007, funksionon një lice i dytë kishtar në Sukth të Durrësit. Në Bularat të Gjirokastrës funksionon, nga viti 2000, konvikti i vajzave «Trëndafili i pavyshkur», në të cilin banojnë dhe arsimohen nxënëse të gjimnazit. Në tetor të vitit 2012, nisi funksionimin Shkolla e Muzikës Bizantine, me konvikt, në qendrën «Thavor», pranë malit të Dajtit.

Kamp rinor në mjediset e manastirit «Fjetja e Hyjlindëses», Zvërnec, Vlorë.
Festivali i përvitshëm i Rinisë, ku marrin pjesë grupe të ndryshme rinore nga i gjithë vendi.

jua edhe Lidhja e të Rinjve «Bijtë e Dritës» me qëllimin e saj «kungimin» në Krishtin, «solidaritetin», «dëshminë» e besimit dhe «shërbesën» e dashurisë. Sot funksionojnë 52 qendra rinore në qytete dhe fshatra të ndryshëm të vendit. Në Kryepiskopatë funksionojnë grupe të ndryshme pune, që organizojnë dhe ndjekin programin e katekizmit dhe të kultivimit shpirtëror me nxënës të ndryshëm të të gjitha moshave. Për qarqet studentore në Tiranë është hapur një qendër e veçantë. Kisha disponon gjashtë ambiente të përshtatura për kampingje në zona të ndryshme, ku zhvillohen kampe verore dhe dimërore me një program intensiv shpirtëror. Gjithashtu organizohen dhe takime ditore për fëmijë, në formën e kampingjeve ditore.

Në aktivitetet e të rinjve dhe të grave përfshihen vizita në institucione të ndryshme, në azile, burgje, bashkëpunime me fëmijë në nevojë, ndihmë për të moshuarit, pjesëmarrje në programe ekologjike. Gjithashtu organizohen konferenca dy dhe triditore në qytete të ndryshme të vendit, me përmbajtje shpirtërore e shoqërore, konkurse muzikore, aktivitete sportive etj. Festivali i përvitshëm i Rinisë mbledh grupe të ndryshme rinore nga i gjithë vendi. Revista rinore «Kambanat» informon dhe shpreh ritmin e aktivitetit rinor. Rinia Orthodhokse e Shqipërisë merr pjesë aktivisht në organizma ndërkombëtarë si Bashkimi Mbarëbotëror i Rinisë Orthodhokse «Syndesmos» dhe në «Federatën Panballkanike të të Rinjve Orthodhoksë» (për shkolla të organizuara shih fq. 51-62).

Korçë
Sarandë

«Ungritën nga themelet 150 kisha, të mëdha e të vogla. Shquhen kishat katedrale të Korçës, Fierit, Beratit (që kanë secila një sipërfaqe prej 1000 m 2 ), të Durrësit, të Shën Vlashit, të Semanit, të Kuçovës, të Pogradecit, të Shkodrës, të Sarandës, (mjaft prej tyre janë dykatëshe)… Ndërtesat e reja të Kishës dallohen për perfeksionin e tyre dhe kontribuojnë në përmirësimin e estetikës së qyteteve».

Shkodër

VEPRA E GJERË NDËRTUESE

Gjatë kohës së persekutimit, pjesa më e madhe e kishave orthodhokse dhe e manastireve u shkatërruan. Në vitin 1991, kur vizituam vendin, në shumë qytete ishim të detyruar të mblidheshim nëpër ambiente të hapura (p.sh. në Fier), të meshonim nën hijen e pemëve të mëdha (në Delvinë), madje edhe të kryenim dorëzimin e parë të një kleriku shqiptar në Korçë në një ballkon, ndërsa besimtarët ndiqnin të grumbulluar në shesh. Nuk kishte asnjë dhomë për të strehuar Kryepiskopatën dhe Mitropolitë e Beratit e të Gjirokastrës. Thirrjet tona të vazhdueshme drejtuar qeverisë shqiptare, që të kthente të paktën trojet, ku ndodheshin kishat e rrënuara orthodhokse, (p.sh. në Shkodër, në Përmet dhe në vende të tjera), si edhe dhënien e një trualli për ngritjen e shkollës teologjike, mbetën pa marrë përgjigje. Me anë të shërbimit të saj juridik dhe të ndihmës juridike të shumë juristëve në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kisha Orthodhokse vazhdon përpjekjet, në kushte tepër të vështira, për kthimin e pasurisë kishtare, që u konfiskua gjatë kohës së persekutimit.

Për të mbuluar nevojat urgjente organizative dhe liturgjike, organizuam një «Zyrë Teknike» të veçantë me një grup arkitektësh dhe inxhinierësh vendës e të huaj, bashkëpunuam me shumë firma ndërtuese, mblodhëm fondet e nevojshme e në këtë mënyrë, me fuqinë dhe bekimin e Perëndisë, u realizua në pak vjet një vepër e gjerë ndërtuese.

Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës «Ngjallja e Krishtit», i integruar harmonikisht në qendrën historike të kryeqytetit.

Ungritën nga themelet 150 kisha, të mëdha e të vogla. Duhen veçuar këtu kishat katedrale të Korçës, Fierit, Beratit (që kanë secila një sipërfaqe prej 1.000 m 2 ), të Durrësit dhe kishat e Shën Vlashit, të Semanit, të Kuçovës, të Pogradecit, të Shkodrës, të Sarandës, (mjaft prej tyre janë dykatëshe) etj. Më përfaqësuesja midis tyre është Kisha Katedrale e Ngjalljes dhe Qendra Sinodike e ajo Kulturore, të ndërtuara në një sipërfaqe prej 5 dynymësh, në qendër të Tiranës. Kisha, duke pasur si model Katedralen e Shën Sofisë, ka një sipërfaqe, bashkë me ballkonet, prej 1.355 m 2 , lartësi 26 m, kurse kambanorja e saj është e lartë 46 m. Në katin e nëndheshëm janë ndërtuar një sallë e madhe konferencash dhe disa salla të tjera më të vogla, si dhe një muze kishtar. Sipërfaqja strukturore e përgjithshme e kompleksit arrin në 10.000 m 2 .

Ndërtesat e reja të Kishës dallohen për perfeksionin e tyre dhe kontribuojnë në përmirësimin e estetikës së qyteteve. Gjatë periudhës së pushtimit otoman, orthodhoksët ishin të detyruar t’i ndërtonin kishat e tyre thjesht, në formë të njëjtë me ato të banesave të tjera. Në periudhën e re të lirisë, paralelisht me stilin e bazilikës së thjeshtë ose trinefëshe, u ndërtuan edhe shumë kisha me kube, sipas traditës bizantine.

Urestauruan, në bazë të punimeve shkencore të veçanta, 60 monumente të kulturës, midis të cilave manastiret: i së Tërëshenjtës në Ardenicë, i Shën Kozmait të Etolisë në Kolkondas, i Shën Gjergjit në Çukë, i Shën Dhimitrit në Qeparo, i Shën Thomait në Berat, i Kryeengjëjve në Gjirokastër, i Profetit Ilia në Lekël, i Fjetjes së Hyjlindëses në Leusë të Përmetit etj. Urindërtuan tërësisht ose u riparuan edhe 160 kisha të tjera, nga të cilat veçojmë kishat e Tiranës, të Kavajës, të Lushnjës, të Durrësit dhe të Elbasanit.

Në rrënojat e një manastiri të vjetër (1992).
Manastiri i Shën Gjergjit në Çukë para (lart) dhe pas ndërhyrjeve restauruese.

Gjithashtu u ndërtuan ose u blenë dhe u riparuan 70 ndërtesa, midis të cilave: kompleksi i Akademisë Teologjike, ndërtesat e Manastirit të Ri të Shën Vlashit, Kryepiskopata, Mitropolitë e Gjirokastrës, Korçës, Beratit; u ndërtuan kopshte në 14 qytete dhe fshatra, Liceu Kishtar në Gjirokastër dhe ai i Sukthit në Durrës, Qendra Mjekësore Diagnostike «Ungjillëzimi» në Tiranë, qendra shpirtërore dhe kulturore në Lushnjë, qendra mjekësore në Jergucat të Gjirokastrës, shkolla në Tiranë, Durrës e në Gjirokastër.

Gjithashtu u ndërtua skita e murgeshave afër Manastirit të Ri të Shën Vlashit, një shtëpi pritjeje në Tiranë, shtëpi rinie dhe shtëpi pritjeje në Korçë, Elbasan e në Kavajë dhe ndërtesa më të vogla në qytete të tjera. Krahas këtyre u ndërtua dhe kompleksi i punishteve «Nazaret» i Kishës (3.400 m 2 katrorë, ku ndodhet shtypshkronja, punishtja e qirinjve, zdrukthëtaria, punishtja e hekurit, atelieja e drugdhendjes, atelieja e restaurimit të ikonave dhe e ikonografisë), liceu profesional në Mesopotam, konvikti i vajzave në Bularat, Institutet e Formimit Profesional në Tiranë dhe në Gjirokastër. Të gjitha këto ndërtesa janë plotësuar me mobilimin e nevojshëm dhe me pajisje përkatëse (kuzhina, lavanteri, gjeneratorë elektrikë etj.).

Këto vepra të mëdha ndërtuese u realizuan me ndihma bujare të miqve nga jashtë vendit, në një kohë kur Shqipëria ishte në një turbullirë politiko-shoqërore, në krizë ekonomike, pasiguri dhe kur Kisha Orthodhokse përballej me vështirësi të ndryshme. Qëndresa jonë u përmblodh në frazën simbolike: «Kur na gjuajnë me gurë, ne i përdorim gurët për të ndërtuar».

Me anë të veprave ndërtuese të infrastrukturës, të cilat arrijnë deri në 450 ndërtesa, Kisha Orthodhokse ka kontribuuar pa zhurmë dhe në mënyrë dinjitoze në zhvillimin
Kryepiskopata e Tiranës kur u ble godina (lart) dhe pas rikonstruksionit.

ekonomik të vendit, duke u ofruar punë qindra nëpunësve, dhjetëra kompanive vendëse dhe qindra mjeshtërve e punëtorëve të specializuar. Ka qenë një prej investuesve më seriozë të vendit, duke pasur dy karakteristika bazë: paguan të gjitha taksat dhe nuk nxjerr jashtë vendit asnjë dollar ose euro.

Kompleksi i punishteve «Nazaret» (në sfond), Kisha e Gjithë Shenjtorëve dhe çaste nga veprimtaria e shumanshme që kryhet atje.
Liceu Kishtar «Kryqi i Nderuar» me konvikt në Gjirokastër (lart) dhe Universiteti «Logos» në Tiranë (poshtë).

INICIATIVA SOCIALE

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, paralelisht me rindërtimin e saj dhe zhvillimin e brendshëm, mori iniciativa të rëndësishme në çështjet e arsimit, shëndetit, përkujdesjes sociale, zhvillimit rural, ekologjisë dhe kulturës. Për kryerjen e aktivitetit të saj social janë krijuar dy fondacione të Kishës (të njohura si persona juridikë): 1. Fondacioni «Klinika Orthodhokse e Ungjillëzimit», që ka përgjegjësinë për shërbimet në shëndetësi. 2. Fondacioni «Fryma e Dashurisë» që koordinon veprat në fushën e arsimit.

a) Përveç Akademisë Teologjike, dy Liceve Kishtarë dhe një konvikti për vajza, që u përmendën më sipër, ngriti 17 kopshte në qytete të ndryshme të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Kavajë, Cërrik, Berat, Korçë, Elbasan, Pogradec, Lushnjë, Përmet, Sarandë, Gjirokastër (2), Vlorë, Shkodër, Derviçan, Tepelenë. Gjithashtu ofroi ndihmë materialo-teknike në shkolla publike dhe riparoi mjaft ndërtesa shkollore. Themeloi dhe mban jetimoren «Shtëpia Orthodhokse e Shpresës». Gjithashtu edhe tri shkolla: një shqiptaro-amerikane «Protagonistët» në Tiranë (kopsht, shkollë nëntëvjeçare, shkollë e mesme) dhe dy shkolla të tjera nëntëvjeçare shqiptaro-greke «Frymë Dashurie» në Durrës e Gjirokastër.

Gjithashtu ka themeluar dhe financon Institutet e para të Formimit Profesional në Tiranë (2000) me gjashtë degë: informatikë, administrim biznes, laborant për laboratorë mjekësorë, llogari të kompjuterizuar, ikonografi, restaurim vep-

Shkollat fillore shqiptaro-greke në Durrës (lart) dhe në Gjirokastër (poshtë).

Shkolla shqiptaro-amerikane në Tiranë (kopsht, shkollë nëntëvjeçare, shkollë e mesme).

rash arti dhe në Gjirokastër (2004) me pesë degë: llogari e kompjuterizuar, turizëm, informatikë, instalime hidraulike, instalime elektrike dhe ftohëse-ngrohëse. Bëhet fjalë për një institucion shkollimi profesional pas përfundimit të shkollës së mesme, që ishte diçka e panjohur në Shqipëri. Në vitin 2010, Kisha mori licencën nga Ministria e Arsimit për themelimin e Universitetit privat që mban emrin «Logos». Bërthama e parë përbëhet nga dy fakultete (Fakulteti Ekonomik me tri degë dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara me dy degë(. Perspektiva e afërt e këtij universiteti është shtimi edhe i specialiteteve të tjera, si edhe integrimi në këtë universitet i Akademisë Teologjike. Të gjitha shkollat e Kishës janë vendosur në ambiente private dhe financohen ekonomikisht prej saj. Në të njëjtën kohë ofrohen qindra bursa për fëmijë dhe të rinj të të gjitha moshave.

b( Kontributi i Kishës në fushën e shëndetit, nisi në dhjetëvjeçarin e viteve 90-të, me dhurimin e një sasie të madhe barnash dhe pajisjesh të nevojshme për spitale dhe ambulanca të vendit, )Tiranë, Berat, Gjirokastër, Korçë etj.(. Poliklinika e parë orthodhokse në Tiranë daton në vitin 1995. Pas kësaj u krijua Qendra Mjekësore Diagnostike «Ungjillëzimi», me 24 specialitete të mbështetura edhe nga laboratorët përkatës. Në këtë qendër ekziston edhe një njësi mikrokirurgjie trajtimi njëditor. Kjo qendër ndodhet e strehuar në një ndërtesë gjashtëkatëshe dhe është pajisur me aparaturat më bashkëkohore mjekësore )p.sh. një skaner modern, spirometër, aparaturë elastografie), dhe në të punon një personel mjekësor i zgjedhur. Gjatë kohës së funksionimit të saj, Qendra Diagnostike «Ungjillëzimi» u ka shërbyer mbi 1.400.000 personave pavarësisht bindjeve të tyre fetare. Nga nëntori 2011, ka nisur aktivitetin e saj në një ndërtesë të veçantë Qendra Okulistike dhe Otorinolaringologjike, me

Qendra Mjekësore Diagnostike «Ungjillëzimi» (lart) dhe Qendra Okulistike dhe Otorinolaringologjike në Tiranë (poshtë).

aparatura mjekësore bashkëkohore të teknologjisë së fundit. Poliklinika të Kishës Orthodhokse funksionojnë edhe në Korçë, Kavajë dhe në Jergucat të Gjirokastrës. Një njësi e lëvizshme dentare shkon në qytete dhe fshatra për trajtimin parësor të shëndetit dentar të nxënësve të shkollave.

Në kuadër të programit «Shëndetësi dhe socializim i grave në zonat rurale» u ndërtuan ose u rindërtuan qendra shëndetësore në zona rurale. Undërtuan dy qendra të reja shëndetësore në Pashtresh në vitin 2000 dhe në Gjinar 2001.

Në Vitin 2001 u riparuan gjithashtu edhe qendra shëndetësore dhe kopshti në Kalush të Kavajës. Qendrat shëndetësore të lartpërmendura u pajisën me pajime mjekësore dhe aparaturat e nevojshme për t’i ofruar komunitetit shërbim të një cilësie të lartë.

Valet e mëdha të refugjatëve nga Kosova, 1999. «Vaji i fesë nuk duhet të përdoret për të ndezur urrejtjen, por që të zbusë zemrat dhe të shërojë plagët». + Anastasi.

Në vitin 1999, kur Shqipëria pranoi valët e mëdha të refugjatëve nga Kosova, Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, në bashkëpunim me kisha të tjera që marrin pjesë në Këshillin Botëror të Kishave, organizoi një program të gjerë humanitar (të një shume mbi 10 milionë dollarë), duke mbështetur mbi 33.000 njerëz të përkatësive të tjera fetare. Kampi i fundit për strehimin e refugjatëve kosovarë, që qëndroi i hapur, ishte ai i Kishës Orthodhokse. Gjithashtu vumë në dispozicion shumën prej 300.000 dollarë për ndërtimin e një kishe dhe të një xhamie në Kosovë. Dhurata e parë u pranua, kurse për të dytën nuk kemi marrë një përgjigje nga pala përkatëse. Në vitin 2008, pas shpërthimit të një depoje municioni në fshatin Gërdec, Kisha kontribuoi moralisht

dhe materialisht në lehtësimin e vuajtjeve të të prekurve. Gjithashtu ndërtoi kopshtin e shkatërruar të fshatit Muçaj.

Përkujdesje për ndërtimin e ujësjellësve, hapjen e rrugëve bujqësore dhe për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë.

Interesimi ynë për përmirësimin e standardit të jetesës së banorëve të fshatrave u zgjerua në ndërtimin e rrugëve rurale (p.sh. në zonën e Livadhjasë, Dhrovjan, Dhuvjan, Pepel, Leusë, Përmet, Shën Vlash, Shpat), në ndërtimin e

Ura në lagunën e Nartës, që lidhet me ishullin e Zvërnecit.
Shkolla fillore në Mesopotam, Delvinë, pas rikonstruksionit dhe krijimit të hapësirave të reja mësimore.
Shkolla fillore në Frashtan të Gjirokastrës, pas rikonstruksionit.

rrjetit elektrik për komuna të ndryshme (p.sh. në Jergucat, Terihat, Poliçan, Vodhinë, Mursi). Gjithashtu, u çelën rrugë dheu ose të shtruara me çimento në mjaft fshatra, u ndërtuan kënde lojërash për fëmijë, sheshe dhe ura (Livadhja, Mesopotam, Zvërnec). Undërtuan ose u riparuan ndërtesa shkollore publike (Luz-Kavajë, (2), Tiranë (3), Gërdec, Ndroq, Fikas dhe Shën Joan Vladimir në Elbasan, Mesopotam, Frashtan, Bularat, Çarçovë, Terihat). Gjithashtu iu ofrua material didaktik Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe atij të Gjirokastrës.

Undërtuan shumë ujësjellës (p.sh. linja qendrore e ujësjellësit Dropull, Derani, Goranxi, Klisar, Bularat, shpimi i pusit në Aliko, tubacionet e ujit në Bulo, Nartë (7 km), Kisha ofroi edhe shumë tuba për ujë në mjaft fshatra të zonave të ndryshme (Dhërmi, Zervat, Finiq, Hlomo të Pogonit etj.). Gjatësia përfundimtare e ujësjellësit të Dhrovjanit, nga burimet më të afërta deri në destinacion është 5 km, ndërsa lartësia nga burimet deri në depozitat e ujit është 430 m. Këto vepra të dobishme publike në vende të ndryshme të Shqipërisë janë mbi 100.

Iniciativa mjedisore dhe aktivitete ekologjike.

të vogla. Për më tepër, funksionojnë dy kurse për rilindjen e muzikës bizantine në Shqipëri dhe, është organizuar kori shqiptar i muzikës bizantine, i cili ka prezantuar kaseta dhe CD të ndryshme me muzikë bizantine.

Kisha jonë ka ngritur një atelie të restaurimit të ikonave. Deri në ditët tona ajo ka restauruar më shumë se 600 ikona të vjetra. Upërkujdes për krijimin dhe evidentimin e një brezi të ri artistësh, duke kultivuar fidanishte për rilindjen e artit tradicional të ikonografisë orthodhokse dhe të drugdhendjes. Janë me qindra ikona që janë pikturuar vitet e fundit nga ikonografët e rinj shqiptarë.

Stacioni radiofonik i përmendur më lart është vënë në shërbim të kulturës së krishterë. Në kuadër të veprimtarive të ndryshme për fillimin e mijëvjeçarit të tretë të krishterë, organizuam simpoziumin shkencor «2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri».

Në Tiranë u realizua edhe një program kualifikimi për kuadro dhe profesionistë të fushës së turizmit, duke pasur si objekt prirjet e reja në turizëm si edhe format e tij alternative, si turizmi kulturor, fetar, agroturizmi dhe ekoturizmi. Një program tjetër për krijimin e institucioneve të duhura kulturore synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrale të vendit. Përfshin regjistrimin dhe klasifikimin e burimeve kulturore dhe të mbartësve të tyre, si edhe të monumenteve të bukurisë natyrore, formimin e një baze të dhënash (database) për krijimin e hartës kulturore të Shqipërisë.

Veprimtaria e Kishës Orthodhokse është mbështetur nga kuadro të aftë lokalë dhe nga një grup i vogël «bashkëpunëtorësh në Zotin» të ardhur nga jashtë, numri i të cilëve lëviz në kohë të ndryshme nga 3 deri në 5 klerikë dhe 5-8 laikë – burra dhe gra [10] . (Duhet të nënvizohet fakti se ka me qindra të huaj që punojnë në komunitetet e tjera fetare).

PËRMES SPROVAVE

Përpjekjet e gjata 22 vjeçare dhe vepra e shumanshme, që u skicua në këto faqe, u realizua përmes sprovave të ndryshme. Njëzet e dy vitet e fundit, Shqipëria kaloi nëpër shumë vuajtje dhe çdo përpjekje krijuese kërkonte një mund të shumëfishtë. Në dhjetëvjeçarm e 1990-ës, jeta në vend ishte e mbushur me privime. Vështirësi sa i takon strehimit, (Kisha nuk dispononte asnjë dhomë të sajën), mungesa në furnizimin me ujë, ngrohje, energji elektrike, vështirësi në furnizimin me gjërat më të domosdoshme të jetës. Infrastrukturë jo e plotë, për sa i takon sekretarisë – ndërkohë që jemi të detyruar të përdorim tri gjuhë, shqip, greqisht dhe anglisht. Mundësi ekonomike shumë të kufizuara. Vështirësi për të udhëtuar, rrjeti rrugor ndodhej në gjendje të mjeruar, udhëtimi drejt fshatrave të largët ishte një stërmundim i vërtetë. Fjetja gjatë netëve bëhej në streha të lëna pas dore dhe në krevate me susta të prishura. Nga viti 1991 deri më 1996, duke qenë episkopi i vetëm në të gjithë vendin, isha në lëvizje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, duke përshkuar jo vetëm arteriet kryesore të komunikimit të mbushura me gropa, por edhe krahina me rrugë të vështira, për të shkuar në fshatra të largët orthodhoksë. Në një shkallë më të vogël, kjo gjë vijoi edhe në vitet e mëvonshme.

Le të më lejohet këtu të bëj një parantezë disi më personale. Mbërrita në Shqipëri në moshën 62 vjeçare, pas një shërbimi të gjatë hierapostolik në Afrikë. Tensioni i punës

tepër të mundimshme shumëvjeçare ishte e natyrshme të shkaktonte probleme të ndryshme të shëndetit (kriza të astmës, operacione të kataraktit, të retinës, për heqjen e kancerit të tiroides, heqjen e prostatës, etj.). Me hirin e Perëndisë dhe trajtimin e shkëlqyer terapeutik [11] shëndeti rikthehej në gjendjen e mëparshme dhe përpjekja vijonte me ritme intensive. Përvoja e apostull Pavlit u bë e kuptueshme në sajë të përjetimit: «Dhe më tha (Perëndia), hiri im të mjafton, se fuqia ime përsoset në dobësi» (2Kor.12:9).

1992. «Selia» e Kryepiskopatës së Tiranës.

Dy apartamente të vegjël u përdorën për 4 vjet për zyrë, banim dhe ambiente pune për Kryepiskopin dhe tre bashkëpunëtorët e tij.

Paralelisht me këto vështirësi objektive, në kohë të ndry-

Në periudha sprovash… Në qeli, në sofitën e Kryepiskopatës.

shme, veçanërisht kur në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë shfaqeshin re, botoheshin artikuj fyes me shumë akuza të pabaza dhe kërcënime kundër Kryepiskopit. Shkaku kryesor ishte origjina e tij greke dhe gjoja prania e tij e rrezikshme në vend, për shkak të cenimit të interesave shqiptare. Në disa raste, kur shtrembërimi i ngjarjeve kalonte çdo cak, u desh të përgjigjemi. Por në pjesën më të madhe të tyre heshtëm, duke pasur sigurinë se e vërteta e jetës dhe e veprës sonë, ishte përgjigjja më e mirë. Antidoti më i vlefshëm ndaj këtyre sulmeve shpifëse dhe përndjekjeve të shumëllojta ishte këshilla e brendshme dhe përvoja shpirtërore: «Të të mjaftojë Perëndia» si edhe njohja e kontributit nga shumica dërrmuese e popullit, pavarësisht bindjeve fetare dhe politike. Gëzimin dhe kënaqësinë e tyre për zhvillimin e Kishës e shprehën edhe drejtuesit e Kryepiskopatës Shqip-

Në dhjetëvjeçarin e 1990-ës, vendi vuante tmerrësisht nga mungesa e infrastrukturës rrugore

tare të Amerikës (atë Arthur Liolin dhe Kryepiskopi Nikon Liolin). Ky i fundit erdhi personalisht në njëzetvjetorin e zgjedhjes së Kryepiskopit dhe shprehu vlerësimin e madh për kontributin e tij të jashtëzakonshëm kishtar.

Njëkohësisht, nuk munguan edhe shumë nderime publike, si p.sh., shpallja «Qytetar Nderi» i Tiranës dhe i Korçës, shpallja «Doktor Nderi» nga Universiteti i Korçës, marrja e dekoratës «Gjergj Kastrioti Skënderbeu» e Republikës së Shqipërisë (1.4.2010), nga Presidenti i vendit z. Bamir Topi me motivacionin:

“Për kontributin dhe veprimtarinë e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit, si dhe për forcimin e pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar».

Gjithashtu Kryeministri i vendit, Prof. Dr. Sali Berisha, protagonist i jetës politike gjatë njëzetvjeçarit të fundit, në Pashkën e vitit 2013, deklaroi publikisht përpara të gjitha masmediave të Shqipërisë: «Është një rast i veçantë për mua t’i shpreh edhe një herë tjetër Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatosit mirënjohjen më të thellë, vlerësimin maksimal për veprën që ka kryer për Ngjalljen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe jo vetëm, por edhe për përkushtimin e tij të madh për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë periudhë në të gjitha fushat ».

Njëkohësisht përpjekja hierapostolike në Shqipëri, pati një njohje shumë të gjerë kishtare. Po kufizohemi të përmendim vetëm Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik, Vartholomeun I, i cili në letrën e Tij me rastin e njëzetvjetorit të shërbimit në Shqipëri (24.6.2012), do të shprehej:

“ Nga ana e Kishës Mëmë e të Madhe të Krishtit, Patriarkanës Ekumenike, dhe të Modestisë sonë personalisht, kemi ndjekur e

ndjekim me shumë admirim veprën kolosale, të mundimshme e të suksesshme në gjithçka të Fortlumturisë Suaj fort të dashur e fort të shtrenjtë për ne… Brenda një 20-vjeçari vërtet të trazuar e vendimtar të një shërbese dhe blatimi kryepiskopal të Fortlumturisë Suaj të përnderuar, njëzëri të pranuar si flijimtar, Hiri Hyjnor bekoi përpjekjet Tuaja, në mënyrë që të sendërtohet me anën e Tij ngjallja me të vërtetë prej së vdekurish e Kishës së persekutuar Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila për njeriun ishte e vdekur…

Veprat e kryera brenda një kohe të shkurtër kapërcejnë deri edhe mundësitë e qeverisë së një shteti… aq sa mund të thotë dikush se përparimi i shënuar në të gjitha fushat e Kishës së Shqipërisë është më i lartë se përparimi i të gjitha Kishave të tjera Orthodhokse simotra. Pohojmë se në Shqipëri është kryer një ngjallje, sinonimike me emrin e përnderuar të Fortlumturisë Suaj, si dhe një Mrekulli, Mrekullia e Hirit dhe Mëshirës së Perëndisë…

Në historinë e Kishës Orthodhokse do të mbetet padyshim e gdhendur me shkronja të arta, si shembull i ndritur dhe udhërrëfyes, rilindja nga shkrumbi e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë… ».

Por, kryesisht, ajo që shpërbënte çdo lloj hidhërimi dhe trishtimi të shkaktuar prej sulmeve të padrejta dhe shpifjeve keqdashëse, ishte siguria e qartë që na dha Krishti: «Të lumur jeni ju, kur t’ju poshtërojnë e t’ju përndjekin, e të thonë kundër jush çdo fjalë të keqe me gënjeshtra për shkakun tim» (Matth.5:11). Edija shumë mirë se gjatë kësaj kohe ndodhesha në Shqipëri për hir të dashurisë së Tij, që t’i shërbeja një populli që për dhjetëvjeçarë të tërë i kishin bërë padrejtësi të mëdha, duke e privuar edhe nga e drejta për të besuar te Perëndia, për të kërkuar lirinë dhe dashurinë e Tij.

PROBLEMI I AUTONOMISË EKONOMIKE isha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka qenë

gjithmonë e varfër. Por më tepër, gjatë persekutimit të shekullit të 20-të, iu konfiskua e tërë pasuria e tundshme dhe e patundshme, që më së shumti përbëhej nga toka bujqësore. Edhe pse kanë kaluar 23 vjet demokraci në Shqipëri, shteti i ka kthyer Kishës fare pak nga pronat e saj. Të gjitha veprat investuese që ka bërë Kisha u mbështetën në dhuratat bujare të shumë milionë eurove, të ardhura nga burime të ndryshme, tek të cilat u drejtuam për të siguruar financimin e programeve konkrete. Bëhet fjalë për përkujdesjen e mrekullueshme të Perëndisë dhe jemi thellësisht mirënjohës ndaj bamirësve dhe dhuruesve, ndaj miqve të njohur e të panjohur, që na kanë mbështetur me besimin dhe dashurinë e tyre. Si shembull, mund të përmendim testamentin e avokatit P. K. nga Athina, i cili e dhuroi tërë pasurinë e tij (rreth 3 milionë euro) për veprën shpirtërore dhe filantropike të Kishës së Shqipërisë. Pa këtë mbështetje mahnitëse të të lartpërmendurve, do të ishte e pamundur të kryhej jo vetëm vepra e jashtëzakonshme ndërtuese dhe sociale e Kishës së Shqipërisë, por as edhe të përballoheshin shpenzimet më elementare funksionale.

Personat e punësuar me rrogë në sektorë të ndryshëm dhe në institucionet e Kishës sonë janë mbi 750 vetë (v. 2012) dhe qindra të tjerë punojnë në vepra ndërtuese dhe programe me afat të kufizuar. Qendra Diagnostike «Ungji-

llëzimi» mbulon shpenzimet e saj funksionale (jo ato për investime) me vetëfinancim. Gjithashtu, mbulohen pjesërisht nga të ardhurat e tyre shpenzimet bazë funksionale të shkollave në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, dhe të Universitetit «Logos».

Pra, autonomia ekonomike ka rëndësi jetike për rrugëtimin në të ardhmen të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kishat dhe ndërtesat kishtare, të cilat u ndërtuan apo u blenë, përbëjnë sigurisht elementë pasurorë të një rëndësie dhe vlere tepër të madhe, por në thelb nuk sjellin të ardhura. Burimet e qëndrueshme financiare për mbulimin e rrogave të klerikëve janë 40% nga të ardhurat e kishave dhe fitimet neto nga punishtja e qirinjve. Njëkohësisht, u krijuan mbështetje të reja ekonomike (duke blerë toka, prona të patundshme dhe u organizuan ferma të vogla bujqësore). Nga viti 2011, Qeveria e Shqipërisë vendosi t’i ndihmojë ekonomikisht komunitetet fetare të njohura ligjërisht dhe i vuri në dispozicion Kishës sonë rreth 140.000 euro në vit, shumë e cila mund të mbulojë rrogat e një numri të kufizuar punonjësish laikë vetëm për dy muaj. Si përfundim, këto përpjekje për gjetjen e burimeve financiare vendëse mbulojnë një sasi të vogël nga shpenzimet bazike funksionale. Si rrjedhojë, është i pranishëm shqetësimi në lidhje me mbijetesën e aktiviteteve të Kishës së Shqipërisë.

Për këtë arsye, u themelua (tetor 2011) shoqëria «Energjia Ekologjike» me qëllim shfrytëzimin e burimeve të energjisë së rinovueshme – konkretisht merret me ndërtimin dhe funksionimin e dy centraleve hidro-elektrike. Realizimi i këtij programi me rëndësi të madhe, shpresojmë ta bëjë Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë edhe ekonomikisht të mëvetësishme, që të sigurohet vazhdimi i veprës së saj shpirtërore e sociale shumëdimensionale.

Të gjitha këto përkujdesje po vazhdojnë me besim në fjalën e Krishtit, Kreut të Kishës: «Kërkoni më përpara mbretërinë e Perëndisë, dhe drejtësinë e tij; dhe këto të gjitha do t’ju shtohen juve» (Matth 6:33).

Udhëheqësit fetarë të Shqipërisë (2009).
Nderimi më i lartë «Gjergj Kastrioti Skënderbeu» nga ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, për udhëheqësit fetarë të vendit (2010).

MARRËDHËNIET

ME KOMUNITETET E TJERA FETARE

Panorama fetare e Shqipërisë paskomuniste, brenda së cilës zhvillohet Kisha Orthodhokse, nuk është aspak e thjeshtë. Rikthimi i lirisë fetare në vend nuk do të thotë se të gjithë shqiptarët u bënë njerëz fetarë dhe u kthyen në komunitetet fetare, në të cilat bënin pjesë familjet e tyre. Shumë kanë mbetur krejtësisht indiferentë. Një numër i madh familjesh janë krijuar nga martesa të përziera. Është interesant fakti se në shekujt e parë, kur krishterimi mbizotëroi në pjesën më të madhe të vendit, mjaft popullsi të zonave malore, mbetën kripto-idhujtarë. Në shekujt e fundit, gjatë kohëzgjatjes së pushtimit osmano-islamik, shumë u bënë kripto të krishterë. Gjatë periudhës së persekutimit ateist, nuk munguan ata që mbetën kriptofetarë. Në epokën moderne të ripërjetimit të ndjesisë fetare, një numër i madh qytetarësh parapëlqejnë të deklarohen, haptazi ose fshehurazi, «afetarë».

Në realitetin multifetar të Shqipërisë dhe në atmosferën e shekullarizuar të saj, Kisha Orthodhokse, nga fillimi i periudhës demokratike, ka qenë në radhët e para të përpjekjes për bashkekzistencë të komuniteteve të ndryshme fetare dhe të gjithë atyre që parapëlqejnë të vetëpërcaktohen si agnostikë ose ateistë. Luajtëm rol parësor në themelimin e «Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë», për përkthimet e reja të teksteve biblike në gjuhën shqipe. Në marrëdhë-

niet harmonike midis orthodhoksëve dhe romanokatolikëve kontribuoi edhe fakti se pas ndërhyrjeve të veçanta, u shmang rithemelimi i Uniatizmit në Shqipëri. Gjithashtu kontributi orthodhoks ishte përcaktues edhe në krijimin e «Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë», në të cilin marrin pjesë komunitetet tradicionale fetare të Shqipërisë (myslimanët: sunitë dhe bektashinj; të krishterët: orthodhoksë, romanokatolikë dhe protestantë) dhe i cili u bë anëtar i Organizmit Mbarëbotëror të Feve për Paqen (Religion for Peace).

Përgjithësisht, jemi të bindur se fuqizimi moral dhe shpirtëror, që e ofron kultivimi i jetës së shëndetshme fetare, kontribuon në mënyrë vendimtare në përparimin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare. Iu shmangëm çdo lloj armiqësie, direkte ose indirekte, apo kundërvënieje me çdo lloj grupimi fetar ose të një lloji tjetër. Nga momenti i parë, shpallëm se në personin e çdo njeriu, pavarësisht se çfarë beson ai, apo nëse beson apo jo, ne dallojmë vëllain dhe e trajtojmë atë me një respekt dhe dashuri të sinqertë. Mbështetëm nxehtësisht jo vetëm tolerancën mes njerëzve dhe tolerancën fetare, por edhe nevojën e bashkëpunimit midis komuniteteve fetare dhe në përgjithësi të mbarë njerëzve me vullnet të mirë, pavarësisht pozicionimeve ideologjike, për zhvillimin e një shoqërie të drejtësisë, paqes dhe reciprocitetit.

Marrëdhëniet ndër të krishtera dhe ndërfetare

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, zuri shumë shpejt vendin e saj edhe në hapësirën ndërkishtare. Ajo merr pjesë aktivisht në veprimtaritë e Kishave të tjera Orthodhokse në të gjitha nivelet. Unjoh dhe u bë anëtare e rregullt e Konferencës së Kishave Evropiane, anëtare e Këshillit Botëror

Udhëheqësit e Kishave Orthodhokse gjatë Liturgjisë Hyjnore.

të Kishave, si dhe e Organizmit Ndërfetar Global «Fetë për Paqen» (Kryepiskopi është zgjedhur Zëvendëspresident i organizmit të parë, President i të dytit dhe President nderi i të tretit.

Në periudhat e konfrontimeve të brendshme socio-politike në Shqipëri, si dhe të tensioneve me vendet fqinje, Kisha Orthodhokse, besnike ndaj «shërbesës së pajtimit» të caktuar nga Perëndia (2 Kor. 5:18), mori iniciativa serioze dhe ndihmoi në zbutjen e krizave; veç të tjerash, ajo merr pjesë në përpjekjet për bashkëpunim paqësor dhe solidaritet në Evropën Juglindore.

Përtej perspektivës ballkanike dhe evropiane, Kisha e Shqipërisë vështron në një vizion biblik, ekumenik, që përqafon me respekt dhe dashuri mbarë botën, të cilën Vetë

Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi, folës kryesor në çeljen e Asamblesë së 9-të të Këshillit Botëror të Kishave (WCC), Porto Alegre, Brazil, shkurt 2006.
Këshilli Qendror i Konferencës së Kishave Europiane (C.E.C.), maj 2006.

Krishti e ka lartësuar, çliruar dhe ndriçuar me Kryqin dhe Ngjalljen e Tij.

* * *

Në një epokë pasigurie dhe paqartësish, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fuqizoi besimin, dashurinë, shpresën e popullit orthodhoks dhe në tërësi të mbarë shoqërisë shqiptare. Siç njihet gjerësisht, me praninë dhe aktivitetin e saj, gjatë gjithë këtyre viteve të jetës demokratike (1991 e në vazhdim), kontribuoi në rindërtimin e përgjithshëm, në zhvillimin shpirtëror dhe social të Shqipërisë.

Në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të 20-të, Kisha Orthodhokse e Shqipërisë vuajti dhe u kërcënua nga armiqësitë dhe kundërshtitë e brendshme. Në fund të këtij shekulli, jetoi intensivisht përvojën dhe sigurinë se «dyert e Hadhit nuk do të kenë fuqi përmbi të» (Matth. 16:18). Në fillimet e shekullit të 21-të, gëzon në mënyrë paskale një lulëzim në mbarë shprehjet e jetës së saj, duke kontribuuar në progresin e shoqërisë së Shqipërisë dhe në dëshminë e përgjithshme të Orthodhoksisë në botën e sotme.

PËR INFORMACIONE SHTESË

Botime të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë:

Restaurimi i monumenteve të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2005 (botuar, gjithashtu, në anglisht dhe greqisht).

Kërkim, Revistë shkencore periodike 4-mujore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nr. 1-10 (20092012).

Ngjallja, Gazeta e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, vit. 1992-2012.

2000 Years Christian Art and Culture in Albania, International Symposium organized by the Albanian Orthodox Autocephalous Church (Tirana 16-18 Nov. 2000), Tirana 2006.

Vepra ndërtuese e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë viteve 1992-2012, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, vëll. I-rë, Tiranë 2012 (botim trigjuhësh: shqip, greqisht dhe anglisht).

Kalendari Orthodhoks, vit. 1995-2012 (me material fotografik), bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Αναστασίου (Γιαννουλάτου), Αρχιεπισκόπου Αλβανίας, «Παράδοση καί όραμα ειρηνικής συνυπάρξεως των θρησκευτικών κοινοτήτων στήν Αλβανία», Πρακτικά τής Ακαδημίας Αθηνών, vëll. 68 (1993), fq. 492-511.

, «Μιά Εκκλησία σέ μακροχρόνιο πολύτροπο διωγμό», Επιστημονική Επετηρίδα Θεολογικής Σχολής, vëll. VI-të, Θεσσαλονίκη 1996, fq. 28-48.

, «Εκκλησία τής Αλβανίας, Ίστορική-πνευματική

παράδοση», Ό Θησαυρός τής ’Ορθοδοξίας 2000. Ιστορία, μνημεία, τέχνη, vëll. II-të, bot. Εκδοτική Αθηνών, Αθήνα 2000, fq. 486-506.

, Στήν Αλβανία. Σταυρός καί Ανάσταση, bot. Λιβά-

νη, Αθήνα 2011.

Beduli Dh., Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944, bot. I, KOASh, Tiranë 1992.

Γλαβίνα Άπ., Τό Αύτοκέφαλον τής εν Αλβανία Ορθοδόξου Εκκλησίας επί τή βάσει άνεκδότων εγγράφων, Ιωάννινα 1978, 2 1998.

Dhamo, Dh., La peinture murale du Moyen Age en Albanie, Tiranë 1974.

Forest J., The Resurrection of the Church of Albania, WCC, Geneva 2002.

Hoppe Lynette, Resurrection. The Orthodox Autocephalous Church of Albania 1991-2003, Ngjallja, Tirana 2004.

Meksi A., Arkitektura fetare në Shqipëri, Tiranë 1983.

Νικολαΐδου Έ.Ί., Οί κρυπτοχριστιανοί τής Σπαθίας (άρχές 18 ου αί. – 1912), Ιωάννινα 1979.

Οικονόμου Θ., Ή Όρθόδοξος Εκκλησία της Αλβανίας (1712-1988) , Άθηναι 1988.

Pollo S. – Putto A., Histoire de l’Albanie des origines a nos jours , Roanne: Horvath 1974.

Popa Th., Icones et miniatures du Moyen Age en Albanie, Tiranë 1998.

Thomo P., Kishat pasbizantine në Shqipërinë e Jugut, bot. KOASh, Tiranë 1998.
Duke vështruar rrënojat… Viti 1992.
Duke latuar gurë për ndërtimin e kishave.
▼ Viti 1992.
▼ Kontakte me brezin e vjetër që i mbijetoi përndjekjes. Korçë 1991.
▼ Pashkë në Tiranë, 1997.
▲ Gjatë kremtimit të Ujit të Bekuar në Berat, 1996.
0 ‘

«Krishti u Ngjall!» në një nga bulevardet kryesore të Tiranës. Mpërshëndetje paskale filloi dhe vazhdon përpjekja për ringritjen e Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Pashkë, 2011
■Μ Ί 1 ί

λ ■ ■:

ΐιτττττι

mmmm WWr

Qendra shpirtërore e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë (pamje veriore): Manastiri i Ri i Shën Vlashit, Akademia Teologjike ««Ngjallja e Krishtit», Shtëpia e fëmijës ««Shtëpia Orthodhokse e Shpresës» dhe, në sfond, Skita e Miroprurësve.

Viti 1992
VVj
Pamje e brendshme e kishës katedrale.
▼ Amfiteatri i Qendrës së Kulturës dhe të Konferencave.

Ligji nr. 10 057, datë 22.1.2009 dhe Marrëveshja

LIGJ

NR.10 057, DATË 22.1.2009

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA”

Në mbështetje të neneve 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 6033, datë 29.1.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi .

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË

NDËRSJELLA

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, bazuar në parimet e lirisë së ndërgjegjes dhe të besimit fetar, të sanksionuara e garantuara në nenet 10 e 24 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj, si dhe në ligjet e tjera në fuqi (më poshtë sipas rastit do të citohen Kushtetuta, ligjet dhe/ose legjislacioni në fuqi), lidhin marrëveshjen si më poshtë (më poshtë do të citohet “Marrëveshja”):

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Objekti

Kjo Marrëveshje rregullon çështje të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis Shtetit Shqiptar dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në të mirë të secilit dhe të të gjithëve, mbi bazën e parimeve kushtetuese që garantojnë lirinë e shfaqjes dhe të ushtrimit të besimit fetar, si dhe të dëshirës së përbashkët për të forcuar dhe zhvilluar marrëdhëniet e ndërsjella.

Neni 2 Kuptimi

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë e kupton dhe e shpreh vetveten ashtu siç përcaktohet në Nenin 1 të Statuti të saj.

Neni 3 Qëllimi

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është:

pjesë në praktikat, ritet dhe në strukturat drejtuese të saj.

Me anë të kësaj Marrëveshjeje, palët angazhohen në sigurimin e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo liri nuk mund të bëhet objekt i kufizimeve të tjera nga ato që, të parashikuara me ligji, përbëjnë masat e nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit, të shtetit, të shëndetit e moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Neni 4

Zbatimi i Marrëveshjes

Neni 5

Parime të përgjithshme

pavarur nga Shteti, duke respektuar parimin e laicitetit të Shtetit, Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe Kanonet e Traditën e Shenjtë të Kishës Ortodokse. Shteti mbron bashkëjetesën fetare.

Neni 6

Bashkërendimi me organet shtetërore

Në marrëdhëniet e ndërsjella me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Shteti përfaqësohet nga Komiteti Shtetëror për Kultet. Kisha bashkëpunon me Komitetin për mundësimin dhe realizimin e një komunikimi aktiv me organet dhe institucionet shtetërore.

KREU II

ORGANIZIMI DHE PERSONALITETI JURIDIK I KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË

Neni 7

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe personat juridikë

të drejtën për të krijuar institucione e struktura me karakter fetar ose jofetar, të cilat e sigurojnë statusin e personit juridik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 8

Personaliteti juridik

160 nga data e paraqitjes së kërkesës, të shoqëruar me dokumentet e sipërpërmendura, bën njohjen e personit juridik dhe regjistrimin e tij, nëpërmjet vendimit përkatës.

Neni 9

Afati dhe territori i veprimtarisë së personave juridikë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe personat juridikë të krijuar prej saj, mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre me afat të pakufizuar, në një pjesë ose në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas përzgjedhjes së vetë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Neni 10

Parimet e organizimit dhe të veprimtarisë së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Neni 11 Organizimi

i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Neni 12

Marrëdhëniet me bashkësitë e huaja fetare

1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të krijojë dhe të mbajë kontakte me bashkësi fetare të një vendi tjetër ose ndërkombëtare, të marrë pjesë në veprim-

taritë e tyre fetare e bamirëse, për aq sa këto kontakte nuk bien ndesh me rendin e brendshëm kushtetues.

2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të përfitojë mbështetje financiare dhe/ose materiale nga entitete dhe/ose individë të huaj, për aq sa kjo mbështetje nuk bie ndesh me këtë Marrëveshje dhe me legjislacionin në fuqi.

KREU III

STATUSI JURIDIK DHE FINANCIAR

Neni 13

Mbështetja financiare ose materiale shtetërore

Neni 14

Regjistrimi në organet tatimore

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, si dhe personat e saj juridikë, duhet të regjistrohen në organet tatimore, sikurse çdo person juridik jofitimprurës, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Neni 15

Statusi juridik dhe fiskal

për sigurim shoqëror dhe shëndetësor personeli fetar dhe laik në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me kombësi të huaj, me banim të rregullt në Shqipëri, të cilët nuk përfitojnë asnjë të ardhur apo shpërblim për kryerjen e veprimtarisë së tyre dhe që i kanë derdhur këto kontribute në vendet e origjinës.

KREU IV

BASHKËPUNIMI NË TË MIRË TË SHTETASVE

Neni 16 Festat fetare

sen me ligj. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mund të propozojë festa fetare që, sipas mendimit të saj, mund të shpallen ditë pushimi.

Neni 17

Institucionet edukative dhe arsimore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Neni 18

Kryerja e veprimtarive sociale

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të ushtrojë veprimtari sociale me karakter ekonomik, edukativ e shëndetësor. Kjo e drejtë përfshin edhe krijimin e mjediseve sociale të përshtatshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 19

Organizatat bamirëse

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mund të themelojë organizata bamirëse, duke respektuar rregullat e përgjithshme dhe legjislacionin në fuqi.

Neni 20

Liria e shprehjes dhe e drejta për informim

Neni 21

Objektet e kultit

KREU V

ÇËSHTJET E PRONËSISË Neni 22

Edrejta e pronës

Neni 23

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore fetare

1. Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t’i kthehen në pronësi Kishës Ortodokse Autoqefale

të Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgiminë kulturore.

KREU VI

DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 24

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Neni 25

Dispozita e fundit

1. Shteti i njeh Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

të drejtën që të lidhin marrëveshje të veçanta për zbatimin e dispozitave të kësaj Marrëveshjeje.

PËR KËSHILLIN E MINISTRAVE

MINISTRI I TURIZMIT, KULTURËS, RINISË E SPORTEVE

PËR KISHËN ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË

FORTLUMTURIA E TIJ, KRYEPESHKOPI I TIRANËS, DURRËSIT DHE I GJITHË SHQIPËRISË

Ylli Pango

Prof. Dr. Anastasi

Dokumentet për regjistrimin juridik paraqiten më poshtë në faksimile, si në botim.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit.

APPENDIX

As a summary of this book, the author’s historical-theological lecture (in English), «Sharing Good News and Building the Church Today – The Case of Albania» follows.

SHTOJCË

Në vend të përmbledhjes, botohet në anglisht ligjërata historiko-teologjike e autorit: «Ndarja e Lajmit të Mirë dhe Ndërtimi i Kishës Sot – Rasti i Shqipërisë»

The following is a lecture delivered in the Opening session of the General Synod of the Anglican Church in the town of York, Great Britain, on the 11th July, 2011, at the kind invitation of the Most Rev. Dr. Rowan Williams, the Archbishop of Canterbury, and the Most Rev. Dr. John Sentamu, the Archbishop of York. The topic I was asked to speak on at this General Synod was my experience regarding, «Sharing Good News and Building the Church Today». In accordance with their proposal – to offer «some personal reflexions», my remarks were on some concrete events, experiences and theological considerations from the missionary effort in Albania.

SHARING GOOD NEWS AND BUILDING THE CHURCH TODAY – THE CASE OF ALBANIA

I As you are already aware, I have come from Albania, a • country that during the previous century experienced a most cruel and long-lasting persecution. In the area where the modern Albanian state exists today, Christianity had already been proclaimed in the first century A.D. But after the fall of Constantinople, during the Ottoman occupation, repeated waves of forced conversions to Islam weakened the Church. After the foundation of the modern Albanian state in 1912, four dioceses that belonged to the jurisdiction of the Ecumenical Patriarchate formed the Orthodox Autocephalous Church of Albania (1937).

From 1944 until 1967, this new Autocephalous Church underwent the familiar forms of oppression that all the Orthodox Churches in Eastern Europe suffered. But from 1967 to 1990, for twenty-three long years, an atheistic Constitution which banned all expressions of religion brought about the complete dissolution of the Church. This is the first special characteristic of our Church. The second is that the Orthodox in Albania do not constitute the majority of citizens, as is the case with other Orthodox Churches in Eastern Europe; nor do they form a very small minority, as in various Orthodox Patriarchates. According to the last

statistics of the Italian authorities from 1942, Muslims made up 68.9% of the population, Orthodox 20.7% and Roman Catholics 10.3% (Al. Popovic, L’Islam Balkanique, Berlin 1986, p. l38) From this resurrected missionary Orthodox Church, Iwould like to convey to this eminent gathering cordial and fraternal greetings.

I had never thought about Albania, and never expected to live in it. All my interest had been focused on Africa, and that is where I was in December 1990, when I received a message from the Ecumenical Patriarchate that I had been elected Patriarchal Exarch to Albania. My task would be to investigate the conditions which obtained after the persecution, as well as the opportunities which existed for starting a new missionary effort and for reconstituting the Church of Albania. I was greatly surprised and harboured a good many reservations. But the WCC’s World Mission Conference had just taken place in San Antonio, Texas (in 1989), on the theme «Your will be done. Mission in Christ’s Way». In my capacity as Moderator, I had spoken in my opening address of the total abandonment of Albania and the urgent need for assistance. My heart and mind had been steadfastly brought to bear on the theme of the Conference. So in the end Isaid «Yes» to the new mission which had been entrusted to me. The certainty had become firmly established within me that we should be free of any personal plans. And be ready to accept any new challenge and invitation from God.

It was July 1991, when Iarrived for the first time in Albania. Together with a small group of old and harassed men, we made our way from the airport to the ruined Cathedral of Tirana. In order to express the most essential message of

my mission, I asked each one of those present to take a candle, and inquired how to say the greeting «Christ is Risen!» in Albanian. I lit the candle exclaiming, «Krishti ungjall», that is, «Christ is Risen». One after the other, the candles of the few believers were lit and they answered: «Vertete ungjall! », «Truly He is Risen!» And their eyes were full of tears and light. From then on, the exclamation «Christ is Risen» has become the watchword with which we have advanced all these years with the restoration of the Orthodox Autocephalous Church of Albania from the ruins. This phrase gave light to the misty autumns and the darkness of the harsh winters that followed. And it dominates the spiritual spring that, finally, God has granted to us.

As Patriarchal Exarch in Albania, I visited as many cities and villages as possible where there had formerly been Orthodox communities. People began to come together and hear the Gospel message at Liturgies, most of which took place in the open air – under trees or in the ruins of old churches. The Liturgical life and sermons were the basic means of getting the faithful to attend. The central message of the sermons and the spiritual activities was that Christ – crucified, buried and risen – «is the light of the world». God does not abandon us. There is hope, however dark everything may seem.

At the same time a mixed clergy/laity committee was organized so that the new ecclesiastical community in the country could be represented. There followed the creation of a seminary to provide basic theological education for future Albanian clergy. This nursery had to be located in Albania despite suggestions that we should send candidates abroad. From similar experiences in Africa Iknew that if

we did so most of them would certainly not return to the difficult conditions in Albania.

The most difficult dilemma I faced was when the issue of the election of an Archbishop was raised. This was necessary so that the reconstitution of the local church could be properly effected in ecclesiological terms. When I was sounded out by the Ecumenical Patriarchate, I replied: if the Orthodox in Albania really want it, if you endorse it and, finally, if the government accepts it, then Iwill give it serious thought. I had already become aware of how harsh the place was and that there was no infrastructure whatsoever. The ground was stony and inhospitable. The old establishment of the atheist state was very powerful and active. Failure seemed certain. In the end, after much thought and prayer, Idecided to take the risk, in the certain knowledge that what was principally required of me at that critical and historic moment was fidelity to the will of God, not success in itself. In the spiritual life, freedom from fear is of particular importance. «Love casts out fear», even the fear of failure.

My election as Archbishop of Tirana, Durres and All • Albania took place on 24 June 1992. Conditions were so adverse. I did not find a room to stay, not even a piece of paper from the archives of the past. At first my assistant and Istayed in a hotel; later in a sparse flat. There was no guaranteed source of funds. The steady income we had was my salary from the University of Athens, where I was a professor for twenty years. In the end, though, funds arrived from unexpected places and these allowed us to meet our immediate needs. The greatest difficulty was the suspicion engendered by my Greek origin. Itried to understand thisand reconcile myself to it. Those who had grown up with Communist, atheist views that there is no God nor any unselfish clergy, but only «the class war» and clashes of interests between states, obviously could not understand, or, much more, accept the truth of my mission. Once again Isurrendered to the will of God. Personal experience of «Let God be sufficient for you» helped me to withstand the harsh conditions.

We were faced with another serious problem as regards the reconstitution of a united Orthodox Autocephalous Church. The individual Orthodox communities were not all of the same national background (apart from Albanian communities, there were Greeks, Vlachophons, Slavs and so on.). In the transitional period after the collapse of the atheist regime, there was lively interest on the part of certain nationalist circles in the Balkans in affiliating these communities and taking them into their own national churches, which would have curtailed the creation of a strong local Church. Thank God, in the end, all Orthodox, irrespective of origin, agreed to join the Orthodox Autocephalous Church of Albania. Ioften repeated: «Aforest is not more beautiful if it has only one kind of tree. What is needful is that all should be free to grow as their potential permits».

A fundamental element in Christian missionary work throughout the centuries has been the construction of places of worship, so that hymns and thanksgiving can be raised to God in the ages of ages. Hundreds of churches had been destroyed or converted to other uses. We were concerned, therefore, to build new churches, in places where older ones had been demolished. Altogether 150 new churches were built and at the same time, 60 dilapidated cultural monuments were restored. As well as this, in many villages, 160

smaller churches were repaired, as were about 70 buildings erected to house the administration of the dioceses, schools, medical centres and various institutions. This broader construction activity contributed to the provision of work for thousands of workers, with benefits for a corresponding number of families, as well as for the economy of the country in general.

In the administrative sphere, apart from the establishment of the Holy Synod and the creation of a local Albanian clergy (around 150), about 460 parishes were organized in towns and villages. As well as this, a new Constitutional Charter of the Church was drawn up, which reflected the new, democratic period in Albania. This included significant new elements for an Orthodox Church, such as the participation of the laity – women and young people – in a variety of councils and committees. At the same time, an accord was reached with the government, which was passed into law, which guaranteed autonomy of administration and action for the Church.

Because of a total lack of religious literature in Albanian one of our first priorities was to make translations and to set up a publishing house with its own press, as well as a radio station and website.

The interest of our Church was directed in particular to the younger generation. In this transitional period, young people are faced with an enormous vacuum. From the old illusion of the Communist paradise, they have been led to an illusion of capitalist paradise, without moral inhibitions. And yet, thousands of young people have responded to our invitation. In this way, these young people do not represent merely the future of the Church, but also the present.

In order to develop a liturgical consciousness and Orthodox spirituality, we insisted on the need for the continuation of the experience of the Divine Liturgy in everyday life; through the extension of the Liturgy after Liturgy (a notion that we have first introduced in early seventies). So that the whole of life will be transformed into a personal liturgical expression, in which we will share, in thanksgiving, the gifts we receive with those people whom God brings to us.

Thus, initiatives were also undertaken from the very earliest years for the involvement of the Orthodox Church in social developments. In particular, in matters of social welfare (with thousands of tons of foodstuffs, clothing and medicine; even the construction of a basketball court and a flower-garden for those in prison) health (the provision of four medical centres and a Diagnostic Centre for people of all religions, which has 24 specialities and in its eleven years of operation has provided services for more than a million patients); education (kindergartens, primary, secondary schools, professional training institutes and the core of a university); agricultural development (with many programmes for irrigation and road-building); culture and ecology. With all these activities, the Church transmits the Gospel of love -sometimes wordlessly, at others symbolical – to various strata of the population. Besides, when, in 1999, thousands of refugees from Kosovo flooded into Albania, the Orthodox Church, in collaboration with other European Churches (ACT), helped and sustained some 33,000 Muslims refugees.

We have cultivated genuine respect for diversity among all human persons and groups of citizens, cultivating relations of peaceful coexistence with other religious communities (Muslims and Christians). But also with those who con-

tinue to be completely indifferent or even hostile towards religion. Acceptance of others in sincere love, irrespective of what or if they believe, has been a firm principle for us.

3 In the midst of the multi-religious situation in Alba- • nia, apart from the emphasis on the Christian Credo, we underline our conviction that of all the religious or 184 philosophical proposals relative to the value and future of humanity, the boldest and most magnificent remains that of Christianity. It insists on the incarnation of the Supreme Being, of the God of love, and on the progress of people towards «deification» (theosis) by grace. We Christians declare that Christ is the «light of the World», «light from light»; that the Trinity as a whole is light. «Light is the Father, light is the Word, Light is the Spirit».

Regarding the people of various faiths, in respect to the above symbolism of light, we are thinking that the new wealth of scientific knowledge regarding the nature of «created» light has given greater breadth to the symbolism of the astonishing effects of spiritual light in the world. The fundamental particle of light, the photon, occupies a special place among the particles of matter and energy, that make up the world. In the form of photons or electromagnetic waves, light exists and acts in the most remote spots of the universe, which we cannot imagine. Equally, the divine light can also be active in cases and places where the human mind does not suspect. The light of Christ, the light of the Holy Spirit is recognizable and familiar, as is the natural light, but He is, at the same time, inconceivable and inaccessible in His essence. God is called light, not according to His essence, but according to His energy, as Saint Gregory Palamas explains (14 th c.). And while the essence of God

remains inaccessible, all who so desire may participate in His energies.

From the very first years, we made it a priority not only to have cordial relations with the other Orthodox Churches, but also to become members of the Conference of European Churches and the World Council of Churches, and to have bilateral relations with the Roman Catholic Church. We were presenting a double message: internally that, even though we are a minority, we still belonged to a wider, global family, which monitors our struggles and supports us; and externally that, a Church which had been in dissolution for decades, is now participating actively in global Christian developments.

As far as the future of ecumenism is concerned, I believe that we must avoid both the euphoria of over-optimism and unwarranted disappointment. Our responsibility for the development of the modern world is all the clearer, and rapprochement and collaboration among Christians more imperative. God has opened new horizons for the common action of Christians, such as the issues of world peace, justice, and the sustainment of the creation.

Supported by the profound assurance of the faith in Him Who is, indeed, the Creator of the universe, the True Being, by the truth and love which He revealed to us in their plenitude, we Christians dare to hope. And in this new phase of global history, in the midst of pressing problems, we proclaim with boldness: «There is hope» in our efforts for unity. There is hope in the common battle for peace and justice; when we insist together on the obligation of solidarity between people and peoples; when we intensify our common efforts for unfailing respect for the creation. In

the end, through the power of the crucified and risen Lord Christ, to Whom has been given «all authority in heaven and on earth» (Matt. 28:18), truth, justice and love will prevail. Let us not be troubled over the future. The future belongs to Christ. He is the One, «who is and who was and who is to come, the Almighty» (Rev. 1:8). And He is coming again; from the future!

* * *

When we discuss the theme of «sharing», my thoughts go to the two lakes of Palestine: The Sea of Galilee and the Dead Sea. Those two lakes have a principal feature in common and a basic difference. Both receive the water of the River Jordan. The first, the Sea of Galilee, receives the water and offers it to fertilize the southern regions. The second, the Dead Sea, receives the water but keeps it for itself. In the first, there is plenty of life within its waters and around them. In the second, there is no sign of life. And we know that our Lord had nothing to do with the Dead Sea. He started His public mission and performed many of His miracles in the area of the Sea of Galilee.

We Christians have the privilege of receiving continuously the living water of the spiritual Jordan. We receive unstintingly a great many gifts – spiritual and material. If we keep them only for ourselves, we shall lose them. The Dead Sea remains the symbol of what it means merely to receive and keep for oneself. If we offer, we shall be like the Sea of Galilee, full of life. Receiving and sharing is the secret for having life. The Life.

1