Kampi i vajzave dhe i djemve “Ngjallja e Krishtit” në Voskopojë të Korçës. (Korrik 2007)
Për lavdi të Perëndisë me bekimin e Mitropolitit të Korçës Hirësisë së Tij Joanit, në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës u zhvillua kampi rinor “Ngjallja e Krishtit”, pranë Manastirit të Shën Joan Prodhromit në Voskopojë. Kamp, i cili është bërë tashmë një traditë prej tetë vjetësh dhe financohet nga Zyra Kombëtare e Rinisë në bashkëpunim me Zyrën e Rinisë pranë Mitropolisë së
Takim i Rinisë Orthodhokse të Dioqezës së Tiranës. (Nëntor 2007)
Takimi i të rinjve orthodhoksë të Dioqezës së Tiranës është i fundit që u zhvillua për këtë vit. Ai u organizua në Elbasan, nga 23 deri në 25 nëntor. Në të morën pjesë rreth 90 të rinj nga grupet rinore të: Shkodrës, Durrësit, Kavajës, Tiranës, Gramshit, Elbasanit, Fikasit, Shtërmenit, Librazhdit, Shijonit. Për herë të parë ishin ftuar edhe të rinj nga qyteti i
Çfarë thonë shenjtorët për Kreshmën. (Nëntor 2007)
Për të gjithë besimtarët, periudha 15 nëntor – 24 dhjetor, sipas kalendarit të krishterë orthodhoks, përkon me Kreshmën, periudhë përgatitore për të kremten e madhe të Krishtlindjeve (25 Dhjetor). Kreshma konsiston në kufizimin e disa lloj ushqimesh, shoqëruar me një përpjekje të madhe shpirtërore. 1.Çfarë thonë shenjtorët për kreshmën? Qëllimi i kreshmës “Kreshmët janë ilaç, por ilaçi sado i dobishëm
Festohet me madhështi Shën Kozmai i Kolkondasit. (Shtator 2007)
U festua dhe sivjet me madhështi kujtimi i Hierodëshmorit të shenjtë Kozmait në Kolkondas (nga Etolia). Siç është bërë zakon prej shumë dekadash, dita e festës së tij mbledh besimtarët shpresëtarë jo vetëm nga zona përqark vendit të prehjes dhe manastirit të tij në Kolkondas, por edhe nga krahina më të largëta dhe nga njerëz që u përkasin feve të ndryshme. Kështu vërtetohet edhe
70 – vjetori i Autoqefalisë (Prill 2007)
Prilli i sivjetshëm shënon 70-vjetorin e një ngjarje epokale për Komunitetin Orthodhoks të Shqipërisë, atë të dhënies së Autoqefalisë së Kishës sonë nga Patriarkana Ekumenike, që e futi atë si të barabartë në familjen e Kishave. Ishte kurorëzuar ëndrra e besimtarëve orthodhoksë dhe përpjekjet e filluara nga komuniteti i Amerikës dhe Imzot Theofani (Noli), për të vazhduar më pas me kongreset e viteve
Fëmijë dhe të rinj duke kënduar kolendrat në Tiranë. (Dhjetor 2007)
“Kolendrat, kolendrat sot, gëzuar për shumë mot, zotërinj dhe zonja. Neve vijmë t’ju urojmë si edhe t’ju lajmërojmë zotërinj dhe zonja.” Këto ishin vargjet të cilat pushtuan shumicën e rrugëve të Tiranës, gjatë datave 23 dhe 24 dhjetor. Përcjellja e mesazhit të lindjes së Krishtit në familjet e krishtera, është bërë një iniciativë e përvitshme, ku të rinj dhe fëmijë të gëzuar trokasin
Hapet kisha e madhe katedrale e Shën Gjergjit në Fier. (Prill 2007)
Të dielën, 22 prill, qindra besimtarë u mblodhën në kishën e re katedrale të Shën Gjergjit, në qendër të Fierit. 40 vjet pasi ishte shembur dhunshëm kisha e vjetër, në të do të mbahej Liturgjia e parë Hyjnore. Kishin ardhur me këtë rast përfaqësues të komuniteteve fetare, kryetari i Bashkisë, Prefekti, autoritete të tjera lokale dhe deputetë të zonës, si edhe besimtarë nga qytetet
Krishtlindjet në Gjirokastër. (Dhjetor 2007)
Besimtarët orthodhoksë në Mitropolinë e Gjirokastrës e kremtuan Krishtlindjen me lutje dhe gëzimin e lindjes së Shpëtimtarit Jisu Krisht, në një atmosferë të ndriçuar nga dritat e shumta të festës. Në të gjitha kishat e kësaj dioqeze, që prej disa ditësh ishin bërë gati festimet. Edhe Bashkia e Gjirokastrës kishte menduar që në rrugët e qytetit të vendosej parullat “Gëzuar Krishtlindjen” si edhe të
