Përmet – tentativë për përjetësimin e cënimit të pronës. (Qershor 2007)
Tranzicioni ynë i pafund, ka lënë gjurmët e tij të ndjeshme edhe në komunitetet fetare, sidomos për sa i përket pronave të tyre. Është afirmuar vazhdimisht me zhurmë liria dhe bashkëjetesa shembullore fetare, por asnjë qeveri nuk e ka vrarë mendjen se me se do mbijetonin këto komunitete. Ndryshe nga vendet ish-komuniste, ku jo vetëm u kthye prona e komuniteteve, por shteti i ndihmoi
Rihapet kampi i Skrofotinës në Vlorë. (Gusht 2007)
Kërkesat e shumta që kishin të rinjtë për të marrë pjesë në kampet e Kishës sonë dhe pamundësitë për të pranuar një numër të madh kampistësh në kampin e Zvërnecit u realizuan me hapjen e një kampi të ri në qytetin e Vlorës. Ky kamp u mendua të çelej në fshatin e vogël të Skrofotinës, pranë kishës së Shën e Premtes. Si për të
Të gëzuar me shpresën e Zotit. (Nëntor 2007)
Qyteti 2400-vjeçar i njëmijë e një dritareve, Berati, mirëpriti nga datat2 – 4 nëntor, të rinjtë orthodhoksë të kësaj Mitropolie, në takimin me temë: “Të gëzuar me shpresën e Zotit”. Me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe me organizimin e Zyrës Kombëtare Rinore, u zhvillua një veprimtari që do të mbahet mend gjatë, nga rreth 80 të rinjtë pjesëmarrës, të cilët kaluan ditë të paharruara
Kampi i dytë i vajzave “Bariu i Mirë” në Shën Joan Vladimir Të gjitha së bashku, me gëzimin e Ngjalljes. (Gusht 2007)
Periudha e kampit të dytë për vajza, organizuar edhe këtë vit në manastirin e Shën Joan Vladimirit, pranë qytetit të Elbasanit, solli 67 vajza nga e gjithë Shqipëria në datat 28 korrik deri në 7 gusht. Ky është një nga aktivitetet më të dashura për vajzat, të cilat kanë nevojë për shoqëri të reja të krishtera si edhe të forcojnë komunikimin e tyre me
Festohet me solemnitet e kremtja e Fjetjes se Hyjlindëses Mari. (Gusht 2007)
E kremtja e Fjetjes së Nënës të Zotit Krisht u festua me madhështi në të gjitha kishat dhe familjet orthodhokse të Kishës sonë. Kjo është një ditë e veçantë panairi për të gjithë besimtarët e krishterë orthodhoksë. Festa filloi mbrëmjen e 14 gushtit me Shërbesën e Mbrëmësores së Madhe dhe u kurorëzua të nesërmen me Liturgjinë hyjnore. Mitropolia e Tiranës Në Manastirin
Kolendrat dhe Krishtlindjet në Berat. (Dhjetor 2007)
Fundi i dhjetorit të gjitha familjet orthodhokse të Beratit i gjeti në përgatitje e sipër për të pritur festat e mëdha të fund vitit, Krishtlindjeve, Shën Vasilit dhe Pagëzimit të Krishtit (Ujit të Bekuar). Si gjithmonë përgatitja e parë është ajo e pastrimit dhe zbukurimit të shtëpive. Dritat e bukura shumëngjyrëshe që shprehin madhështinë e këtyre festave dukeshin kudo si në rrugët e
Kremtimi i 70-vjetorit të dhënies së Autoqefalisë. (Prill 2007)
“Forcimi i Autoqefalisë së vërtetë dhe plotësimi i hierarkisë kishtare është pa diskutim vepër e Kryepiskopit Anastas” – tha Hirësi Joani. Të Dielën e Thomait, më15 prill 2007, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari”, në Tiranë, besimtarët e shumtë të mbledhur për Liturgjinë Hyjnore, njëkohësisht morën pjesë edhe në kremtimin e gëzuar për 70-vjetorin e Autoqefalisë të Kishës sonë Orthodhokse. 12
Fëmijët vazhdojnë të lumtur traditën e aktiviteteve në qendrat e ndryshme të Kishës sonë. (Shtator 2006)
Pas pushimeve verore, bashkë me vitin e ri kishtar e me nisjen e vitit shkollor filloi edhe aktiviteti i përjavshëm në qendrat e fëmijëve të Kishës sonë. Rreth 300 fëmijë, të moshës 6 – 13 vjeç, morën pjesë në hapjen e aktivitetit në Tiranë në këto zona: në Kishën”Ungjillëzimi”, në Shkollën e Kuqe, në Shkozë, në Komunitetin Rom, në Bathore dhe në Qytetin
