Kampi i Tretë i djemve “Rilindja” në qendrën Thavor, Tiranë. (7 Gusht 2006)

    Për herë të parë kampi “Rilindja” me studentët orthodhoksë u zhvillua në qendrën e re “Thavor”, në Tiranë. Rreth 60 të rinj kishin ardhur nga të gjitha dioqezat e vendit për të përjetuar një eksperiencë të re në kohën e pushimeve, me qëllimin unik për rritje shpirtërore në një shoqëri të krishterë. Sigurisht, nuk do të mungonin edhe aktivitetet e tjera kulturore e edukative,

Festivali i 9-të i Rinisë së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. – Krishtlindje – (26 Dhjetor 2006)

    Tirana këto ditë është e mbushur me shumë drita dhe ngjyra festive. Të gjithë njerëzit lëvizin nëpër bulevardet dhe rrugicat e kryeqytetit, duke u përgatitur për të festuar sa më mire me familjet e tyre këtë periudhë Krishtlindjesh dhe Vitin e Ri 2007.    Si për ta bërë edhe më të bukur atmosferën, të rinjtë e Kishës Orthodhoksë të Shqipërisë organizuan pasditen e 26

Kremtimi paskal në Berat. (Prill 2006)

    Edhe në Dioqezën e Beratit, Java e Madhe, e cila u finalizua me Ngjalljen e Zotit Jisu Krisht, u kremtua me madhështi. Mitropoliti i Beratit gjatë kësaj jave kreu shërbesat paskale në disa kisha në Berat, në Vlorë, në Fier.      Kështu të Dielën e Dafinave dhe deri të Enjten e Madhe ai kreu shërbesat e Dhëndërit, Efqelinë dhe Kryqëzimin në kishën historike

Konferencat rinore të fundvitit. (10 – 12 Nëntor 2006)

   Konferencat studentore janë kthyer tashmë në një traditë të pasur të rinisë orthodhokse shqiptare. Përmes këtyre aktiviteteve, Kisha jonë u jep mundësinë grupmoshave të reja për të njohur besimin orthodhoks dhe të bëhen anëtarë të një komuniteti të madh dashurie, me Krishtin në qendër. Konferencat e fundvjeshtës u organizuan edhe këtë herë nga Zyra Qendrore e Rinisë Orthodhokse dhe Qendra Studentore Orthodhokse e Qytetit

Kremtimi i Pashkës në Korçë. (Prill 2006)

Kjo është dita më e shkëlqyer, e para ditë e javës!     Korça një qytet me tradita të shquara dhe të vjetra sa vetë ai. Përsëri edhe sivjet ky qytet priti me solemnitet të kremten e madhe të Ngjalljes së Shpëtimtarit, pas një periudhe kreshme dhe parapërgatitjeje intensive shpirtërore, por edhe përsa i përket atmosferës festive.       Duke filluar nga e Diela e Dafinës

Veprimtari kulturore me fëmijët kosovarë për thellimin e miqësisë. (Korrik 2006)

     Bashkëpunimi i krijuar midis të rinjve shqiptarë dhe atyre kosovarë të cilët erdhën në Shqipëri gjatë 1999-ës ka ndjekur një traditë të veçantë përgjatë këtyre viteve. Përmes kampeve me natyrë edukative dhe argëtuese me fëmijët e familjeve kosovare është realizuar një bashkëpunim i ngushtë në shkëmbimin e eksperiencave dhe thellimin e miqësisë, e cila nisi gjatë kohës së luftës dhe vijon të rritet çdo

Berat, ngazëllim i përgjithshëm në Krishtlindje. (Dhjetor 2006)

    Atmosferës festive të Krishtlindjes i paraprinë tri veprimtari të rëndësishme.     Dhjetë ditë më parë e në vijim kishat, rrugët e qytetit u zbukuruan me banderola dhe drita shumëngjyrëshe, sheshi kryesor i Beratit dhe çdo shtëpi e tij u pajis me bredha, ku spikatnin lodra, shirita, llambushka dhe dhurata të fshehura nën to për të lumturuar fëmijët buzagazë, këta engjëj të shpresës së madhe.

Përgënjeshtrim. (17 Qershor 2006)

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Rr. e Kavajës, Nr 151, Tiranë. Tel. 234117 Përgënjeshtrim     Përgënjeshtrojmë artikullin e botuar në gazetën “Gazeta Shqiptare”, e cila këto ditë ka ndërmarrë një fushatë paragjykuese dhe anti-orthodhokse, të ditës së premte, më datë 16 qershor 2006, me titull: “Traktet greqisht në rrugët e Përmetit”, të autorit Ismail Xhaferi, duke e konsideruar atë si tërësisht të pavërtetë dhe të

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live