Telegram ngushëllimi për ndërrimin e jetës së z. Ibrahim Rugova. (24 Janar 2006)
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Kryepiskopata e Hirshme Rruga e Kavajës Nr. 151, Tiranë. Tel 04-234 117, Fax 232 109 TELEGRAM NGUSHËLLIMI Z. Bajram Kosumi Kryeministër i Kosovës Me hidhërim të madh mësuam lajmin e ndarjes nga ne të Presidentit të Kosovës, Z. Ibrahim Rugova. Ai ishte një personalitet historik i paqes, maturisë, dialogut dhe mirëkuptimit. Mungesa e
Çmim prestigjioz Kryepiskopit Anastas në Moskë. (24 Janar 2006)
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Rruga e Kavajës Nr. 151, Tiranë. Njoftim shtypi Çmim prestigjioz nga Fondacioni Ndërkombëtar për Unitetin e Popujve Orthodhoksë me qendër në Moskë akorduar Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit Çmimi “Për veprimtari të shquar në forcimin e unitetit të popujve Orthodhoksë” i jepet çdo vit njerëzve që kanë dhënë kontribute të mëdha të përmasave botërore. Për vitin 2005 ai
Sesion shkencor në Institutin e Formimit Profesional. (19 Janar 2006)
Në datën 19 janar 2006, në mjediset e Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie” u zhvillua sesioni shkencor me temë “Roli i marrëdhënieve publike në shoqëri dhe instrumentet e komunikimit për një ndryshim të përgjithshëm dhe të vazhdueshëm”. Drejtoresha e Institutit, Prof. As. Dr. Beatriçe Polo, në fjalën e saj theksoi se ky aktivitet shkencor zhvillohet për nder të së kremtes së Tre Hierarkëve
Theofani me Kryepiskopin Anastas. (6 Janar 2006)
Me gjithë madhështinë e panaireve orthodhokse u kremtua në Sarandë Theofania e Shenjtë (Uji i Bekuar). Prania e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas, i cili kreu Liturgjinë Hyjnore dhe kryesoi të gjitha shërbesat e tjera të rastit, i jepte akoma më shumë shkëlqim kësaj feste të dritës për besimtarët orthodhoksë. Qindra besimtarë nga Saranda dhe fshatrat përreth ishin grumbulluar për të kremtuar së
Kremtimi i Theofanisë në Tiranë. (6 Janar 2006)
Në datën 6 janar Kisha Orthodhokse kujton Epifaninë e Zotit Krisht. Në këtë ditë, të gjithë besimtarët e krishterë orthodhoksë kujtojnë edhe pagëzimin e tyre, që do të thotë se ne kemi pranuar të veshim rrobën e Zotit Jisu Krisht. Dhe që nga ajo ditë ne pranuam të ecim në dritën e së vërtetës. Rruga për në Mbretërinë e Perëndisë, rruga në të cilën
Kremtimi i Theofanisë Uji Bekuar Berat. (6 Janar 2006)
Kremtimi i Theofanisë në Berat gjithnjë është i veçantë, sepse të tillë e bën edhe populli kremtëdashës i Beratit, por edhe lumi Osum. Kështu herët në mëngjes kremtimi filloi me Shërbesën e Mëngjesit dhe më pas vazhdoi me Liturgjinë Hyjnore në kishën e Shën Spiridhonit. Liturgjinë e drejtoi Imzot Ignati, i cili u shoqërua nga atë Petraqi dhe dhjakon Spiridhoni. Pas mbarimit
– U përurua skaneri më modern në Shqipëri në Qendrën Diagnostike “Ungjillëzimi”. – (18 Mars 2006)
Ditën e shtunë, dt. 18 mars, në mesditë, në Qendrën Diagnostike Orthodhokse “Ungjillëzimi” në kryeqytet, u përurua skaneri tomografik më modern në Shqipëri. Në vazhdim të kontributit të gjithanshëm që jep për shoqërinë shqiptare, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fut teknologjinë më të fundit në mjekësi. Ky skaner i ri, i pari në vend dhe i dyti në Ballkan, me vlerë një milion euro,
Panairi i parë i grave orthodhokse në prag të Pashkës së Madhe. (15 – 16 Prill 2006)
Në datat 15 – 16 prill, përkatësisht në ditën e Shën Llazarit dhe të Dielën e Dafinave, në prag të festës së Pashkës së Madhe, Lidhja e Grave Orthodhokse “Përhapja e Dashurisë” Tiranë, organizoi panairin “Punime artizanale vullnetare”. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur gratë vullnetare vendoseshin me shporta në hyrje të Kishës për të mbledhur ndihma, këtë vit u mendua të
