Kampet ditore me fëmijët në mjaft zona të vendit. (Shtator 2006)
Në 33 qytete dhe fshatra të Shqipërisë u zhvilluan kampe ditore-një javore për fëmijët e moshës 6-12 vjeç. Këto kampe u organizuan nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përgjatë muajve Korrik-Gusht dhe Shtator dhe në to morën pjesë rreth 1700 fëmijë. Organizimi dhe realizimi i këtyre kampingjeve u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit që Zyra Qendrore e Fëmijëve pati me klerikë të
Hapet kopshti i Kishës në qytetin e Beratit. (Mars 2006)
Më 6 mars në qytetin e Beratit u hap kopshti më i ri i Kishës sonë. Në ceremoninë e përurimit merrte pjesë Hirësia e Tij, Mitropoliti i Beratit, Ignati, përfaqësues të qeverisë vendore, intelektualë si dhe shumë besimtarë. Por ata që e bënin edhe më të bukur atmosferën ishin fëmijët, fytyrat e të cilëve shprehnin gëzim, duke të kujtuar fjalët e Zotit
Kryepiskopi Anastas me të rinjtë othodhoksë të kryeqytetit. (5 Mars 2006)
“Kemi hyrë në Kreshmën e Madhe. Është një periudhë që duhet ta jetojmë në mënyrën e drejtë”. Me këtë mesazh iu drejtua Kryepiskopi Anastas të rinjve orthodhoksë të Tiranës, në takimin që u zhvillua në qendrën rinore “Bethlehem”, mbrëmjen e 5 marsit. Kjo veprimtari ishte konceptuar në formën e një bisede të lirë, ku të rinjtë dhanë përvojën e tyre në realizimin e
Kryepiskopi Anastas zgjidhet unanimisht President i Këshillit Botëror të Kishave (WCC) (27 Shkurt 2006)
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË Kryepiskopata e Hirshme Rruga e Kavajës Nr. 151, Tiranë. Tel 04-234 117, Fax 232 109 Zyra e Shtypit Njoftim për Media Kryepiskopi Anastas u zgjodh unanimisht President i Këshillit Botëror të Kishave në mbledhjen e Asamblesë së këtij Këshilli, ku merrnin pjesë rreth 700 delegatë, përfaqësues të 348 Kishave (Orthodhokse, Anglikane, Luterane, Presbiteriane, Metodiste, Reformatore, Baptiste, etj.)nga 120
Pjesëmarrja e Kishës sonë në Asamblenë e 9-të Këshillit Botëror të Kishave. (14 – 23 Shkurt 2006)
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË Kryepiskopata e Hirshme Zyra e Shtypit Rruga e Kavajës Nr. 151, Tiranë. Tel 04-234 117, Fax 232 109 Njoftim Shtypi Nga 14-23 shkurt, në Porto Alegre në Brazil, po zhvillon punimet Asambleja e Këshillit Botëror të Kishave (WCC). Tema e saj është “Perëndi, me hirin tënd, transformo botën”. Ajo do të jetë një rast për takim, reflektim shpirtëror,
Kremtohet hierodëshmori i shenjtë Vlashi në Manastirin e Shën Vlashit, Durrës. (11 Shkurt 2006)
11 shkurti, e kremtja e Shën Vlashit, mblodhi në manastirin e ri me të njëjtin emër pranë Durrësit, qindra besimtarë për adhuruar Perëndinë dhe për t’iu lutur shenjtorit çudibërës që të ndërmjetojë pranë Perëndisë. Në Liturgjinë Hyjnore morën pjesë shumë besimtarë të zonës përreth dhe të ardhur nga qytetet e tjerë të vendit, si edhe pedagogët e studentët e Akademisë Teologjike “Ngjallja
Qendra e Gjuhës Greke në Institutin e Formimit Profesional. (Shkurt 2006)
Që prej vitit 2002 pranë Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie” Tiranë, me miratimin e Ministrisë së Arsimit të Greqisë – Qendra e Gjuhës Greke (Selanik) –, zhvillohen provimet për mbrojtjen e gjuhës greke, në katër nivele. Ky provim zhvillohet njëkohësisht edhe në 54 qendra në shtete të ndryshme. Dëshmia e marrë nga kjo qendër njihet në të gjithë botën. Tashmë për
Kremtimi i Tre Hierarkëve në Akademinë Teologjike. (30 Janar 2006)
Më 30 janar, në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash të Durrësit, u kremtua e kremtja e Tre Hierarkëve të Mëdhenj (Shën Vasilit të Madh, Shën Grigor Teologut dhe Shën Joan Gojartit). E kremte mjaft domethënëse për pedagogët dhe studentët, të cilët e konsiderojnë këtë ditë si festën e tyre, sepse këta Tre Hierarkë kanë dhënë kontribut mjaft të çmuar në teologji,
