Liria
LIRIA Arkimandrit Justin Anthimiadhis Kërkim nr. 7, Tiranë, 2011. Liria është dhuratë Perëndie “Ja, kam dhënë përpara jush rrugën e jetës dhe të vdekjes”, na siguroi Savaothi me anë të shkrimeve të profetit Jeremia (Jer. 21:8). Në hapësirën midis jetës dhe vdekjes ndodhet njeriu, i destinuar të lëvizë lirisht, nga njëri skaj te tjetri. Perëndia e respekton lirinë me të cilën na ka pajisur.