Besimi Orthodhoks

11:30 am 08, 2022

Fillimi i Vitit Kishtar

By |2022-08-15T12:52:18+02:0015 Gusht, 2022|Besimi Orthodhoks, IV - Viti Kishtar|Komentet te Fillimi i Vitit Kishtar Janë të Mbyllura

 Fillimi i Vitit Kishtar     Ndonëse 1 shtatori është konsideruar si fillimi i Vitit Kishtar, prapëseprapë, sipas kalendarit të Kishës Orthodhokse, qendra reale liturgjike e ciklit vjetor të adhurimit, është festa e Ngjalljes së Krishtit. Të gjithë elementët e devotshmërisë orthodhokse drejtohen e burojnë prej Pashkës, kremtimit të Pashkës së Re të Krishterë. Madje edhe "festat e palëvizshme" të Kishës, si Krishtlinda e Uji

11:28 am 08, 2022

Periudha para Kreshmës

By |2022-08-15T12:30:56+02:0015 Gusht, 2022|Besimi Orthodhoks, IV - Viti Kishtar|Komentet te Periudha para Kreshmës Janë të Mbyllura

Periudha para Kreshmës         Periudha paskale e Kishës paraprihet nga periudha e Kreshmës së Madhe, e cila gjithashtu paraprihet nga një përgatitje liturgjike. Shenja e parë e afrimit të Kreshmës së Madhe vjen pesë javë më përpara se ajo të fillojë. Në këtë të Dielë këndimi i Ungjillit flet për Zakeun, taksambledhësin. Ai na tregon se si Krishti solli shpëtimin tek ky

11:27 am 08, 2022

Kreshma e Madhe

By |2022-08-15T12:31:45+02:0015 Gusht, 2022|Besimi Orthodhoks, IV - Viti Kishtar|Komentet te Kreshma e Madhe Janë të Mbyllura

Kreshma e Madhe       Periudha e Kreshmës së Madhe është koha e përgatitjes për festën e Ngjalljes së Krishtit. Ajo është simboli i gjallë i tërë jetës së njeriut, jetë që do të përmbushet në ngjalljen e tij prej së vdekurish me Krishtin. Ajo është një kohë për të rigjallëruar devotshmërinë: me lutje, agjërim e lëmosha. Eshtë një kohë pendese, një rigjallërim real

11:26 am 08, 2022

Agjërimi në Kreshmën e Madhe

By |2022-08-15T12:32:16+02:0015 Gusht, 2022|Besimi Orthodhoks, IV - Viti Kishtar|Komentet te Agjërimi në Kreshmën e Madhe Janë të Mbyllura

 Agjërimi në Kreshmën e Madhe      Diçka e veçantë duhet thënë për agjërimin gjatë Kreshmës së Madhe. Duke folur në përgjithësi, agjërimi është një element themelor i jetës së krishterë. Krishti agjëroi dhe i mësoi njerëzit të agjërojnë. Agjërimi i bekuar bëhet në sekret, pa e shfaqur dhe pa kritikuar të tjerët (Mattheu 6:16; Romanët 14). Ai ka për qëllim pastrimin e jetëve tona,

11:25 am 08, 2022

Shërbesat gjatë Kreshmës

By |2022-08-15T12:32:55+02:0015 Gusht, 2022|Besimi Orthodhoks, IV - Viti Kishtar|Komentet te Shërbesat gjatë Kreshmës Janë të Mbyllura

    Shërbesat gjatë Kreshmës    Shërbesat ditore gjatë Kreshmës karakterizohen nga melodi të veçanta kreshmore të një karakteri pendimtar. Dyert e Bukura mbahen të mbyllura, për të treguar ndarjen e njeriut prej Mbretërisë së Perëndisë nga shkaku i mëkatit. Veshjet e Kishës janë të errëta, zakonisht në ngjyrë vjollcë. Gjithashtu edhe troparet ditorë kanë një karakter lutës, duke i kërkuar Perëndisë, me ndërmjetimet e

11:24 am 08, 2022

Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara

By |2022-08-15T12:33:33+02:0015 Gusht, 2022|Besimi Orthodhoks, IV - Viti Kishtar|Komentet te Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara Janë të Mbyllura

Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara     Siç kemi thënë më parë, Mesha Hyjnore eukaristike nuk kremtohet në Kishën Orthodhokse gjatë ditëve të Kreshmës së Madhe. (Përveç të Shtunave dhe të Dielave, që nuk janë ditë kreshmore). Por, me qëllim që besnikët të ndihmohen nga Kungata e Shenjtë në përpjekjen e tyre kreshmore, Kisha ka caktuar Meshën e Dhuratave të Parashenjtëruara. Kjo është një shërbesë e

11:23 am 08, 2022

Të Dielat e Kreshmës

By |2022-08-15T12:33:57+02:0015 Gusht, 2022|Besimi Orthodhoks, IV - Viti Kishtar|Komentet te Të Dielat e Kreshmës Janë të Mbyllura

Të Dielat e Kreshmës     Secila nga të Dielat e Kreshmës së Madhe ka temën e saj të veçantë. E Diela e Parë është Festa e Triumfit të Orthodhoksisë. Ajo është një festë historike, që përkujton kthimin e ikonave nëpër kishat në vitin 843, mbas fitores kundër herezisë ikonoklaste. Tema shpirtërore e kësaj të Diele është, para së gjithash, fitorja e Besës së Vërtetë: "Kjo

11:22 am 08, 2022

E Shtuna e Llazarit dhe e Diela e Dafinës.

By |2022-08-15T12:35:56+02:0015 Gusht, 2022|Besimi Orthodhoks, IV - Viti Kishtar|Komentet te E Shtuna e Llazarit dhe e Diela e Dafinës. Janë të Mbyllura

E Shtuna e Llazarit dhe e Diela e Dafinës.       Java që pason të Dielën e Shën Marisë së Egjiptit, quhet Java e Dafinës ose e Luleve. Shërbesat e të Martës së kësaj jave, përmendin që miku i Jisuit, Llazari, ka vdekur dhe Zoti po shkon t’a ngjallë atë prej së vdekurish (Joani 11). Në ditët që pasojnë drejt së Shtunës, Kisha, në himnet dhe

11:21 am 08, 2022

Java e Madhe

By |2022-08-15T12:37:29+02:0015 Gusht, 2022|Besimi Orthodhoks, IV - Viti Kishtar|Komentet te Java e Madhe Janë të Mbyllura

Java e Madhe     Në Kishën Orthodhokse java e fundit e jetës së Krishtit quhet zyrtarisht Java e Pësimit. Në emërtimin popullor është quajtur Java e Madhe. Çdo ditë emërtohet në librat e shërbesave si "e madhe dhe e shenjtë". Çdo ditë të javës ka shërbesa të veçanta, të cilat kryhen në të gjitha kishat. Jeta tokësore pushon për çdo besnik kur ata "shkojnë

11:20 am 08, 2022

E Enjtja e Madhe

By |2022-08-15T12:38:51+02:0015 Gusht, 2022|Besimi Orthodhoks, IV - Viti Kishtar|Komentet te E Enjtja e Madhe Janë të Mbyllura

E Enjtja e Madhe      E Enjtja e Madhe i kushtohet Darkës Mistike që Krishti kremtoi me dymbëdhjetë apostujt e tij. Tema kryesore e ditës është darka vetë, për të cilën Krishti porositi që Pashka e Dhiatës së Re të hahej në kujtim të tij, të trupit të tij që thyhet dhe gjakut të tij, që derdhet për ndjesën e mëkateve. Gjithashtu, në shërbesat e

Go to Top