Biografi e shkurtër e Mitropolitit të Gjirokastrës, Hirësisë së Tij, Dhimitrit.

 

Hirësi Dhimitri lindi në Serres, Greqi, më shtator të vitit 1940. Studioi dhe u diplomua në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut. Ishte pjesë e vëllazërisë murgërore të Manastirit të Shën Ekaterinës në Malin Sina (Egjipt), ku ishte qethur murg në vitin 1974. Veç të tjerash, në Manastir kishte lëvruar lëmin e paleografisë dhe sistemimit të dorëshkrimeve të vjetra, për të cilat njihet manastiri.

Në përpjekjen hierapostolike që nisi me ardhjen e Kryepiskopin Anastas në Kishën tonë, u përfshi që në hapat e parë (gusht 1991). Ai kryente detyrë e Protosingjelit në Mitropolinë e Gjirokastrës, që nga vjeshta e vitit 1994.

Hirësia e Tij u zgjodh si Mitropolit i Gjirokastrës nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, më 11 nëntor 2006, pas Asamblesë Përgjithshme Kleriko-Laike, që miratoi Statutin e Kishës.

Mitropoliti Dhimitër u hirotonis episkop në datën 16 nëntor 2006, në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë, ndërsa shërbesa e Fronëzimit në Gjirokastër u krye më 26 nëntor 2006, në Kishën e Hirshme të Kryeengjëjve.