Prof. dr. Elfrida Zefi (Dhamo)

Lektore në Universitetin “F. S. Noli”, Korçë

Ish – prefekte e qarkut, Korçë

Kërkim nr. 3, Tiranë, 2010.

Ishte 4 nëntori i vitit 1929, kur do të lindte misionari më i rëndësishëm në botën e sotme, i cili do të bëhej udhëheqësi i grupimit shumë të ri, që përpara fundit të viteve ‘50, do t’i jepte përgjigje thirrjes apostolike të Zotit për misionarizëm jashtë kishës.

Lindi ai që do të sfidonte jo vetëm Kishën e Greqisë, por po aq edhe atë Orthodhokse, për të ringjallur traditën e dikurshme misionare.

Mbështetësi dhe drejtuesi i misionarizmit, me mesazhin se ne duhet dhe jo nëse mundemi të bëjmë diçka, vë theksin te vazhdimësia dhe besimi i prekshëm, pse jo dhe në mrekullitë, si ajo e realizimit të mrekullisë në Kishën Orthodhokse, gjë e cila dëshmohet nga jeta dhe vepra e Anastas Janullatos, dhe që do të mjaftonte puna me studentët për ta besuar fort dhe shprehur këtë  besim.

Dëshira drithëruese e Janullatosit: “Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij”, buroi nga kuptimi mes kaosit të Luftës së II-të Botë- rore, i nevojës urgjente për një mesazh paqeje të brendshme. Pjesëmarrja në lëvizjen ndërkombëtare rinore, e prof. Janullatosit, përcjell mesazhin që urdhërimi i madh i së kaluarës është një përgjegjësi e madhe për të tashmen, duke vlerësuar shumë rolin e vizionit, në saje të të cilit besohet në azhdimësi.

Parimi demokratik i hapjes së dyerve të mundësive për vete dhe të tjerët, duket se ka qenë në fokus të veprimtarisë së Tij në botën akademike. Duke vënë theksin në “pluralizmin fetar dhe Kishën Orthodhokse”, ai tregoi interes për misionin.

Ishte ky mision që e vendosi prof. dr. Anastas Janullatos në vitet 1984-1991, të shërbente si President Koordinues në Komisionin e Misionit Botëror të Ungjillëzimit të Këshillit Botëror të Kishave, duke qenë kështu misiologu i parë orthodhoks, që pati një pozitë të tillë udhëheqëse.

Episkopi Anastas bashkë me përgjegjësitë kishtare, vazhdoi të jetë aktiv në nivelin akademik. Ndaj ai shprehet se “Fusha e veprimit të Kishës, është universale dhe aktive në të dy grupet e njerëzve, të atyre që mirëpresin lajmin e mirë dhe të atyre që, në fillim ndoshta e kundërshtojnë  atë. Kontributi i përmasave shumëdimensionale të Kryetarit të Komunitetit Orthodhoks Shqiptar dëshmohet edhe nga mënyra se si ai shprehet për misionin: “Gjithsecili duhet të japë ndihmën e vet dhe të marrë pjesë në të si në mënyrë të drejtpërdrejtë, ashtu dhe jo të drejtpërdrejtë”.

Me veprën e madhe të Kryepiskopit Anastas në botë, teoria bëhet praktikë. Në vlerësim të këtij kontributi, në vitet ‘80, teologu i famshëm protestant dhe misionar David Bosch shprehet: “Anastasi ka mbetur forca që drejton lëvizjen misionare në Orthodhoksi, dhe që prej kohës kur Kishat Orthodhokse u pranuan në Këshillin Botëror të Kishave, më 1961, ai dhe të tjerë, i kanë dhënë një ndihmesë shumë të madhe mendimit dhe praktikës misionare në qarqet ekumenike”.

Duke dashur të fokusohesh në kontributin e dhënë nga prof. dr. Anastas Janullatos me jetën dhe veprën e tij, nuk ka se si të mos nënvizohen sa   vijon:

  1. Ai drejtoi vëmendjen në Kishën Orthodhokse, duke kërkuar ringjalljen e dëshirës dhe ndërgjegjes  misionare.
  1. Ndihmesa prej akademiku në fushën e Misiologjisë, shprehet nëpërmjet botimeve të shumta dalë nga pena e Misiologjistit.
  1. Ai ka zgjedhur të jetojë dhe ndajë përpjekjet misionare me vende të ndryshme në botë, pavarësisht nga origjina e tyre.
  1. Ai bashkëpunoi për të dëshmuar në mënyrë të sukses- shme besimin dhe traditat.

Vitet ‘90, e vendosin përballë një sfide tjetër, atë të ringjalljes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo sfidë mblodhi së bashku të gjitha pjesët e jetës së tij, për të realizuar një mrekulli tjetër ringjalljeje, të ngjashme me atë të fillimit të viteve ‘60. Rrugën e përshkruar për këtë sfidë prof. dr. Janullatos e hedh të germëzuar në libra si artikulli “Kisha e Shqipërisë. Tradita historike-shpirtërore. Arti”, botuar në librin Thesari i  Orthodhoksisë.

Ardhja e tij në vitin 1992 ringjalli besimin te njerëzit, me qëllimin e dhënies së shpresës, besimit në vetvete, vetiniciativës dhe zgjidhjes së nevojave të tyre, duke dëshmuar dashuri, shërbim dhe  solidaritet.

Vepra e prof. dr. Anastasit në Dioqezën e Mitropolisë  së Shenjtë të Korçës, është shumëdimensionale. Veprimtaria dalë nga pena e Kryepiskopit është e përmasave të mëdha botërore.

Mjafton të sjell në kujtesë ribotimin e katërt në vitin 2002 të librit Globalizmi dhe Orthodhoksia, nga ku do të nënvizoja se mesazhet e jetës dhe veprës së misiologjistit, apostullit të ditëve tona, duhet të zënë një vend të rëndësishëm. Forca e këtyre mesazheve tingëllon tejet aktuale për ne shqiptarët si popull dhe komb, përderisa mbështesim dhe inkurajojmë dëshirën që sjell ndryshime, ndërsa na është çelur porta e madhe e një rruge plot sfida, të anëtarësimit në familjen e madhe   evropiane.

Vlerësimi që i bëhet apostullit të ditëve tona, Kryepiskopit Anastas buron nga Vepra e Madhe (apostolike) e fituesit të çmimit “Athenagora”. Viti 2005 e gjen prof. dr. Anastas Janullatos “Qytetar Nderi të Qytetit të Tiranës”, për ndihmën e vyer në komunitetin që drejton, ndërtimin e objekteve të kultit të dëmtuara gjatë viteve të sistemit komunist, rikthimin e besimit, bashkëpunim ndërfetar dhe publik, ndihmë humanitare etj. Për merita të shquara, për ringjalljen e madhe të Orthodhoksisë, si dhe ngritjen e mjaft institucioneve fetare në qytetin e Korçës, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, prof. dr. Janullatos nderohet me Titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Korçës, me vendimin Nr. 87, datë 18.12.2006, të Këshillit të Bashkisë Korçë. Dhënia e titullit të nderit “Honoris Causa” në Universitetin e Krajovës Rumani, në shtator të vitit 2006 dhe nderimi me titullin “Doctor Honoris Causa” në korrik të vitit 2007, nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor, me vendim Nr. 146 datë 27.07.2007, në mbështetje të VKM të Republikës së Shqipërisë, Nr. 786, datë 17. 12. 1998, si edhe të propozimit të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me motivacionin: “Për kontributin e Tij të shquar akademik në fushën e teologjisë, si edhe për veprimet shoqërore me vlera të mëdha në forcimin e dialogut dhe të tolerancës fetare midis qytetërimeve”, flasin për kontributin e Profesor Anastasit në botën akademike.

Jeta 80-vjeçare e Kryepiskopit Anastas dhe vepra e tij, dëshmojnë se sa e rëndësishme është të ndjesh mesazhin  të cilin përcjell shprehja: “Perëndi, më jep fjalën dhe unë  do ta gdhend atë te njerëzit”.

Të shkruash për prof. dr. Anastas Janullatos vlerëson kontributin shumëdimensional që Episkopi ka dhënë dhe jep me jetën dhe veprën e Tij, ndërsa merr atë që vepra e madhe apostolike të jep.