|
Të dielën e Pashkës, 27 prill, në Kryepiskopatën e Shenjtë, Fortlumturia e Tij Anastasi, së bashku me episkopët ndihmës, Nikollën e Apollonisë dhe Andonin e Krujës etj., pritën urimet me rastin e të kremtes së besimtarëve orthodhoksë.
|
![]() |
![]() |
Me këtë rast erdhën përfaqësues të komuniteteve fetare, si Haxhi Selim Muça, kryetar i Komunitetit Mysliman Suni, Haxhi Dede Reshat Bardhi, kryetar i Komunitetit Mysliman Bektashi, Mons. Georg Frendo për Komunitetin Romano-Katolik, Haxhi Ali Pazarit kryetar i Komunitetit Mysliman Alevian etj.
|
|
Gjithashtu erdhën për të uruar politikanë, diplomatë, intelektualë të njohur, besimtarë etj.
|
![]() |
![]() |
Gjithashtu erdhi edhe Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, me bashkëshorten dhe përfaqësues të Presidencës. Presidenti i shprehu Kryepiskopit Anastas dhe mbarë besimtarëve orthodhoksë shqiptarë, kudo që ndodhen, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e festimit të Pashkëve orthodhokse.
|
|
Ndërsa para mediave të pranishme në pritje ai deklaroi: “Është një ditë e shënuar në radhë të parë për besimtarët orthodhoksë, të cilëve u uroj “Gëzuar Pashkët”, por është festë për të gjithë shqiptarët, që dinë t’i gëzojnë shumë bukur festat e njëri-tjetrit. Besoj se është ditë, kur të gjithë duhet të inspirohemi për të rikthyer vlerat e vërteta shpirtërore të shoqërisë shqiptare, duhet t’i konsolidojmë ato dhe të shohim përpara.
|
![]() |
![]() |
Është dita e dominimit të shpresës mbi dëshpërimin, e altruizmit mbi egoizmin. Janë vlera, të cilat të gjithë së bashku duhet të punojmë që t’i rikthejmë. Shoqëria jonë ka nevojë që t’i kthehet vlerave më të mira të besimitrikthejmë. Shoqëria jonë ka nevojë që t’i kthehet vlerave më të mira të besimit dhe, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të ndërtojmë një shoqëri të konsoliduar, që është një shoqëri e së ardhmes, shoqëri evropiane, ku ne dëshirojmë të gjithë të shkojmë. Edhe një herë gëzuar të gjithëve Festën e Pashkëve!”
|
|
Për të uruar erdhi edhe Kryeministri, z. Sali Berisha me bashkëshorten, i cili pati një bashkëbisedim të ngrohtë me Fortlumturinë e Tij. Ai duke iu drejtuar edhe të pranishmëve në pritje dhe mediave vuri në dukje kontributin e Kryepiskopit Anastas në këto vite. Edhe duke dalë nga Kryepiskopata, z. Berisha do deklaronte para gazetarëve:
|
![]() |
![]() |
“Urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë dhe të gjithë besimtarët shqiptarë për këtë ditë të Ngjalljes së Krishtit, këtë ditë që përfaqëson dritën e përjetësisë së njeriut dhe njerëzimit, të shpresës së madhe të besimit tek Zoti, tek e ardhmja.
|
|
Një mirënjohje shumë të thellë udhëheqësve shpirtërore të kombit, udhëheqësve të besimeve fetare, të cilët dhanë një kontribut thelbësor në të gjithë arritjet e vendit, ndërtuan infrastrukturën shpirtërore kombëtare, qëndruan dhe qëndrojnë më shumë se kushdo tjetër, me ndjeshmërinë më të madhe se kushdo tjetër, afër atyre që janë në dhimbje dhe në nevojë, zhvilluan dhe mbrujnë besimet fetare në traditën më të shkëlqyer, në vlerën më madhore që ka kombi ynë, tolerancën fetare. Kjo është një ditë që festojnë besimtarët ortodoksë, besimtarët katolikë, myslimanë, të gjithë së bashku. Gëzuar!”
|
![]() |
|
Për të uruar besimtarët orthodhoksë erdhi edhe Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, e cila do të shprehej se “Është ngjarje e shënuar, dita e ringjalljes së Krishtit. Kjo ditë ka një kuptim shumë të thellë brenda vetes, mbajtjen e shpresës, ëndrrës dhe besimit për ditë më të bukura dhe për kohët që ne dëshirojmë dhe ëndërrojmë për brezat dhe fëmijët tanë. U uroj të gjithë shqiptarëve të çfarëdo besimi fetar: Gëzuar Pashkët ortodokse!”
|
|
|
Thoma Dhima
|
|








