Më 25 maj 2026, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri dhe të takimeve me përfaqësues të lartë të Qeverisë shqiptare, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, z. Nikos Dendias, vizitoi Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u prit nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, me të cilin zhvilloi një takim dhe bisedë në një atmosferë miqësore.
Më pas, z. Dendias, i shoqëruar nga Kryepiskopi Joan vizitoi varrin e Kryepiskopit të ndjerë Anastas ku bëri homazhe në nderim të tij.