Kremtohet Shën Joan Vladimiri në Elbasan. (4 Qershor 2006)

    Më 4 qershor në Manastirin e Shën Joan Vladimirit, pranë Elbasanit qindra besimtarë u mblodhën për të marrë pjesë në të kremten e shenjtit, duke e nderuar dhe iu lutur atij të ndërmjetojë për të shpëtuar shpirtrat e popullit të Perëndisë.       Besimtarë nga qytete të ndryshme të vendit kishin ardhur një ditë më parë për të marrë pjesë në shërbesat tradicionale të

Fëmijët e Tiranës me Kolendrat. (Dhjetor 2006)

    Edhe këtë vit fëmijët e kryeqytetit u mblodhën së bashku dhe shkuan në disa familje besimtarësh tiranase për t’iu lajmëruar atyre ardhjen e festës së Krishtlindjes, nëpërmjet kolendrave (këngëve tradicionale) dhe vizitave të tyre ngazëlluese.         Ata duke trokitur në çdo derë, këndonin  këngët tradicionale dhe të reja krishtlindjesh, ku me zërin e tyre të ëmbël dhe melodioz ndanë me familjet tiranase gëzimin

Takim me gjimnazistët në Shën Vlash. (26 – 28 Maj 2006)

    Në datat 26-28 maj u zhvillua pranë ambienteve të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në  Shën Vlash të Durrësit takimi 2-ditor i gjimnazistëve me temë “Udhëkryqi i jetës”. Në këtë takim morën pjesë rreth 100 gjimnazistë pothuajse nga të gjitha dioqezat kishtare si edhe nxënës të Liceut kishtar “Kryqi i Nderuar” të Gjirokastrës, pjesa më e madhe e të cilëve ishin maturantë. Programi dhe

Krishtlindje 2005. (Dhjetor 2005)

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË Krishtlindje 2005 (Lindja e Diellit të Drejtësisë)   + Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë      Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë, Bij të shtrenjtë më Zotin, “Linde Ti prej Virgjëreshës, o Krisht, Diell shpirtëror i Drejtësisë”, psalëm dje gjatë Shërbesës së Mbrëmësores. Foshnja Hyjnore, Lindjen e së Cilës kremtojmë sot, nuk rrezaton vetëm pafajësi, dëlirësi dhe

Kryepiskopi Qytetar Nderi i Tiranës. (23 Dhjetor 2005)

  Të premten paradite, më datë 23 dhjetor 2005 në hotel “Sheraton” në kryeqytet, Bashkia e Tiranës organizoi ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Tiranës”, krerëve të komuniteteve fetare në Shqipëri, me shënimin: “Krerëve fetarë në Shqipëri për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për harmoninë ndërfetare, rikthimin e besimit në mbarë vendin si dhe për kapërcimin me urtësi të situatave të vështira politike”.

Kremtime të shumta Krishtlindjeve në Korçë. (25 Dhjetor 2005)

Atmosfera e Krishtlindjes si kudo trokiti edhe në qytetin me tradita të shquara të Korçës. Tradita, jo vetëm kulturore, artdashëse dhe arsimdashëse, por edhe orthodhokse.     Përkrah zbukurimit të jashtëm të shesheve, rrugëve dhe ndërtesave, kjo festë pati edhe zhvillimet e saj shpirtërore dhe plot frymë, të organizuara këto nga Mitropolia e Shenjtë.   Festivali       Në datën 17 dhjetor 2005, në sallën që

Krishtlindje të gëzuara në Gjirokastër. (25 Dhjetor 2005)

    Përjetim shpirtëror, por edhe atmosferë festive solli edhe për këtë vit kremtimi i Krishtlindjeve në gjirin e Komunitetit Orthodhoks të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës. Dhe kjo klimë, si të gjitha festat orthodhokse, reflekton ngrohtësi e gëzim tek të gjithë dhe në mbarë shoqërinë.     Periudha e Kreshmës që i parapriu festës në të gjitha enoritë ishte një rast i mirë për të patur

Të jemi të dhembshur dhe filantropë. (Dhjetor 2005)

    Shën Agustini për ditën e Krishtlindjeve shprehet “Filantropi e madhe. Përdëllim i madh”. Duke iu referuar këtyre fjalëve, Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve na këshillon me urtësi. “Siç është Zoti i dhembshur, ashtu edhe ne duhet të tregohemi të dhembshur”.     Gjatë më shumë se shtatë viteve të detyrës së Tij të lartë Hirësia e Tij

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live