Kampe verore ditore për edukimin dhe argëtimin e fëmijëve. (Shtator 2011)

    Kampet verore ditore janë ndër aktivitetet që fëmijët e zonave të ndryshme të Shqipërisë i presin me shumë dëshirë. Edhe këtë verë të 2011-ës, Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë bëri të mundur realizimin e këtyre kampeve në bashkëpunim me klerikët e Dioqezave të ndryshme, katekistët dhe me të rinjtë, të cilët ofruan ndihmën e tyre vullnetarisht përgjatë zhvillimit të këtyre kampeve. Kampet u organizuan

U mblodh në vendin tonë Komisioni Miks për Dialogun Anglikano-Orthodhoks. (16 – 23 Shtator 2011)

    Nga 16- 23 shtator 2011, në mjediset e Manastirit të Ri të Shën Vlashit dhe të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, pranë Durrësit, zhvilloi punimet Komisioni Miks për Dialogun Anglikano-Orthodhoks. Është hera e parë që ky Komision mblidhet në vendin tonë, me ftesë të Kryepiskopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit.     Të dielën, 18 shtator, miqtë nga Kishat Orthodhokse dhe Anglikane

Nisi viti shkollor 2011 në shkollat e Kishës Orthodhokse.

    Në atmosferë pune dhe përkushtimi ka nisur udhëtimin e këtij viti të ri mësimor çdo institucion arsimor parauniversitar i Kishës Orthodhokse. Në 12 shtator 2011 nisi dita e parë e shkollës me entuziazmin e nxënësve dhe mobilizimin e mësuesve. Kisha jonë e Shenjtë Orthodhokse i kushton shumë rëndësi misionit edukues për të gjitha grupmoshat, ku një vend të veçantë zënë shkollat 9-vjeçare dhe shkollat

Mitropoliti i Diokleas, Kalistos Ware, takohet me të rinjtë e Dioqezës së Tiranës. (2011)

    Të rinj orthodhoksë të ardhur nga Elbasani, Kavaja, Durrësi dhe Tirana, u mblodhën në dt. 29 shtator në qendrën shpirtërore-arsimore “Thavor”, për të takuar dhe për të ndjekur nga afër dy referatet e Mitropolitit të Diokleas, nga Britania e Madhe, Hirësi Kalistos Ware. Pjesëmarrja e Hirësi Kalistos konsiderohej një bekim i veçantë në Shqipëri, pasi fjalimet e tij dhe përvoja shpirtërore janë të njohura

Kampet e sivjetshme verore të Kishës sonë Orthodhokse në Kosovë mbushën 10 vjet. (Shtator 2011)

– Lumturia troket në kampet verore për fëmijët kosovarë –       Si çdo vit, ardhja e verës bën që fëmijët e Kosovës të presin me padurim ditët kur në shkollën e tyre do të zhvillohet kampi veror për fëmijë. Për të dhjetin vit radhazi, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, nëpërmjet Zyrës Qendrore të Fëmijëve dhe dhjetëra vullnetarëve të saj bëri të mundur që

U kremtua me solemnitet Lindja e Hyjlindëses, në Manastirin e Ardenicës. (Shtator 2011)

    Kremtimi i festave më kryesore të vitit liturgjik nuk kishte se si të fillonte ndryshe, veçse me kremtimin e Lindjes së të Tërëshenjtës, Hyjlindëses Mari në 8 shtator. Lindja e saj përbën një nga pikënisjet e shpëtimit të gjinisë njerëzore duke qenë kështu, një nga stacionet më kryesore të vitit liturgjikal.    Madhështia e kësaj feste, u ndërthur dhe u njësua aq bukur

Asambleja e të rinjve orthodhoksë të Ballkanit (BOYA) zgjedh bordin e ri të saj. (17 – 21 Gusht 2011)

    Në datat 17–21 gusht 2011, në Manastirin e hirshëm të Shën Gjergjit në Haxhidimovo të Bullgarisë, u mblodh Asambleja e pestë e përgjithshme e Federatës Rinore të të Rinjve të Ballkanit, BOYA (Balkan Orthodox Youth Association). Morën pjesë përfaqësues nga Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria. Në të u diskutua plani i aktiviteteve nga drejtuesit e saj për katër vitet

Faqja e re në internet e Qendrës Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”. (2011)

    Tashmë Qendrën Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”, mund ta gjeni edhe në faqen e re zyrtare të internetit www.klinikaorthodhokse.com.     Këtu mund të gjeni shërbimet që ofrohen në këtë qendër mjekësore, informacion mbi strukturën funksionale, laboratorët, kabinetet, informacion mbi shëndetin, guidën e shërbimeve për pacientët, kontakte dhe vendndodhjen e kësaj klinike.     Le të shpresojmë që kjo faqe e re interneti të jetë

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live