Qendra Okulistike-ORL. (2011)
Fondacioni «Klinikat Orthodhokse të Ungjillëzimit» shton aktivitetin e saj me një godinë të re, e cila do shërbejë si qendër Diagnostike Okulistike dhe ORL. Qendra është e pajisur me aparatura moderne dhe teknologji të re. Garanton një diagnostikim me cilësi të lartë me mjekë të specializuar jashtë vendit. Për më tepër informacion mund të klikoni në kategoritë përkatëse (Okulistike, ORL)
Prezantim dinjitoz i botimeve Kishës në Panairin e XIV-të të Librit. (9 – 13 Nëntor 2011)
Nga 9– 13 nëntor 2011, në mjediset e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë, u mbajt edicioni i 14-të i panairit të librit “Tirana 2011”. Në këtë ngjarje të përvitshme morën pjesë rreth 90 ekspozues, kryesisht subjekte botuese shqiptare, por edhe universitete dhe shtëpi botuese nga jashtë vendit, të cilat për pesë ditë me radhë prezantuan tek lexuesit në stendat përkatëse autorë të ndryshëm vendas dhe
Nisën veprimtaritë katekiste në enoritë e Kryepiskopatës. (2011)
Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Shenjtë, me bekimin e Krepiskopit Anastas dhe me mbikëqyrjen baritore të Episkopit të Apolonisë, Hirësi Nikollës, filloi aktivitetin e katekizmit në sezonin e ri 2011-2012, në Tiranë, Elbasan, Librazhd, Peqin, Kavajë, Durrës dhe zonat përreth. Katekistët aktualisht punojnë në rreth 20 zona, duke takuar çdo javë 800 katikumenë të moshave të ndryshme, si të rinj ashtu edhe
Filloi viti i ri akademik në Universitetin “LOGOS”. (17 Tetor 2011)
Në datën 17 tetor Universiteti “Logos” nisi vitin e ri akademik, duke hapur dyert edhe për shumë studentë të rinj, të cilët do vazhdojnë rrugën e dijes. I hapur në vitin 2010, ky universitet është një dhuratë e Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit, studiues i shquar dhe i njohur në tërë botën, jo vetëm për komunitetin Orthodhoks, por për gjithë vendin.
Nisën veprimtaritë te Qendra Studentore. (Tetor 2011)
Bashkë me nisjen e vitit të ri akademik 2011-2012, filloi veprimtaritë edhe Qendra Studentore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Çdo ditë kjo qendër është në shërbim të studentëve të Tiranës, për të cilët ofrohen materiale shpirtërore dhe sociale, mësime pagëzimi, sallë studimi me bibliotekë të pasur, sallë kompjuteri, filma dhe shumë veprimtari të tjera shpirtërore dhe edukative. Aktivitetet nisin të martën
Frekuentim i lartë në Përkujdesjet Ditore të Kishës. (2011)
Me bekimin dhe mbështetjen e Fortlumturisë së Tij, Kyrepiskopit Anastas, kopshtet e Kishës po funksionojnë mjaft mirë edhe për vitin shkollor 2011 – 2012. Regjistrimet e bera në shtator sollën në to fëmijë të moshave 3-5 vjeç, duke shënuar edhe këtë vit një numër të lartë kërkesash për frekuentim. Ndër qytetet me numrin më të madh të fëmijëve të regjistruar u renditën Lushnja me
U rihap Mensa e të varfërve në Tiranë. (11 Tetor 2011)
Në11 tetor 2011, u rihap ne te njëjtin vend, në rrugën “Qemal Stafa” mensa në ndihmë të personave më nevojtarë “Shoqëria e dashurisë”. Zyra e grave e Kishës mori përsipër ta vazhdojë këtë aktivitet në bashkëpunim me një grup vullnetarësh. Ajo funksionon çdo të martë dhe te enjte, në orën 11:00. Fillimisht do të hanë drekë 40 persona të moshës së tretë,
Nis viti i ri shkollor 2011-2012 në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.
Më datën 3 tetor, Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” nisi vitin e ri akademik 2011-2012. Këtë vit u ulën për herë të parë në bankat e kësaj shkolle 14 studentë të rinj. Dita e parë e shkollës nisi me shërbesën e Ajazmës, për një fillim të mbarë të vitit akademik, për përparimin intelektual dhe shpirtëror. Shërbesa lutësore u kryesua nga Nëndrejtori
