Kremtimi i shën Kozmait në Kolkondas të Fierit. (24 Gusht 2011)

    “Zëri i tij doli në gjithë dheun, dhe fjalët e                   tij deri në anët e botës”. (Romakëve 10, 18)       Më 24 gusht, Kisha kremton dhe nderon kujtimin e hirshëm të hierodëshmorit të lavdëruar Kozma nga Etolia. Myzeqeja është vendi në të cilin ky shenjtor i madh mori kurorën e lavdisë, duke u martirizuar për emrin e Krishtit. Pikërisht në Kolkondas,

Vizitë me mesazhe të shumëfishta optimizmi U krye shenjtërimi i dy kishave të reja në mitropolinë e Gjirokastrës. (14 Gusht 2011)

                      Gëzim të veçantë, por edhe tone optimizmi i dha gjithë grigjës së Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, por edhe gjithë Kishës Orthodhokse, vizita e këtyre ditëve në këto zona, të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë z. Anastas. Në kuadrin e gjithë atmosferës shpirtërore që krijohet me festimin e Fjetjes së Tërëshenjtës Mari (nuk është madje aspak e rastit që në

Kremtohet Fjetja e të Tërëshenjtës Mari në Manastirin e Shën Vlashit. (15 Gusht 2011)

    Më 15 gusht, në Manastirin e Shën Vlashit u kremtua Fjetja (vdekja) e të Tërëshenjtës Mari. Është kjo një nga të kremtet e rëndësishme të kalendarit të krishterë orthodhoks, për shkak të rolit, rëndësisë dhe peshës që ka nëna e Zotit Jisu Krisht në historinë e shpëtimit. Pikërisht kjo është dhe një nga arsyet e pjesëmarrjes masive të besimtarëve orthodhoksë nga qytetet e

Udhëtim në kampet verore të vajzave 2011. (30 Qershor – 4 Gusht 2011)

      Me thirrjen e Krishtit “Eja pas meje” filloi përjetimi më i bukur për vajzat pjesëmarrëse në kampin veror “Bariu i Mirë”, në Manastirin e hijshëm të shën Joan Vladimirit, pranë qytetit të Elbasanit. Për të trembëdhjetin vit, ky manastir i hirshëm mblodhi 220 vajza pjesëmarrëse nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora, Berati, Gjirokastra, Korça, Fieri, Lushnjë etj. si

Udhëtim në kampet verore të djemve 2011. (30 Qershor – 3 Gusht 2011)

   Kampi i parë: “Fëmijët patën bekimin e madh të njohin Krishtin”       Me hirin e Perëndisë  dhe me përkujdesjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Imzot Anastasit, në Manastirin e “Fjejtjes së Hylindëses Mari”, në Zvërnec të Vlorës, u zhvillua kampingu i parë për këtë verë, me fëmijët. Ky kamping u drejtua nga Zyra e Fëmijëve nën drejtimin e Z. Nathan Hoppe. Të pranishëm

Dekoratë nderimi për Kryepiskopin e Shqipërisë nga Kisha e Anglisë. (7 Korrik 2011)

    “Kryqi i Lambethit”, një dekoratë e veçantë për udhëheqës të huaj fetarë, iu akordua Kryepiskopit të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij z. Anastas nga dr. Rowan Williams, Kryepiskop i Kanterburit dhe anëtar i Dhomës së Lordëve.     Në 7 korrik 2011, gjatë darkës zyrtare në Selinë Kryepiskopale të qytetit të Jorkut të Anglisë, Kryepiskopi i Kanterburit dr. Williams, duke folur me një mënyrë tepër

Doli në qarkullim CD “Këngë të krishtera” për grupet rinore dhe kampet e Rinisë Orthodhokse, vol.1 (2011)

     Doli në qarkullim CD “Këngë të krishtera” për grupet rinore dhe kampet e Rinisë Orthodhokse, vol.1, prodhim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.     Këngët e përfshira në këtë CD përbëjnë një pjesë të këngëve më të preferuara e të përzgjedhura gjatë viteve si në kampet verore, ashtu edhe të grupeve rinore. Disa janë përkthime dhe përshtatje, të tjerat janë krijime e

Kryepiskopi Anastas, i ftuari kryesor në Sinodin e Përgjithshëm të Kishës së Anglisë që do të mbahet në Jork. (8 – 12 Korrik 2011)

    Në datat 8-12 korrik 2011, në Universitetin e Jorkut në Angli, do të mblidhet Sinodi i Përgjithshëm i Kishës së Anglisë, me temë “Duke ndarë Lajmin e Mirë dhe duke ndërtuar Kishën sot”. Në të do të marrin pjesë të gjithë episkopët e saj dhe përfaqësues të klerikëve dhe laikëve.     Kisha Anglikane është  Kisha zyrtare e Anglisë. Ajo luan një rol të rëndësishëm

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live