Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Zyra Qëndrore e Fëmijëve
NJOFTIM
Me bekimin e Kryepiskopit Anastas rifillojnë veprimtaritë e organizuara nga Kisha Orthodhokse për fëmijët e moshave 6 – 13 vjeç. Ato do të jenë të shumëllojshme, me theks në formimin e botës shpirtërore dhe argëtuese.
Aktivitetet e larmishme do të përfshijnë programe si:
|
|
“Ejani të gëzojmë së bashku” Në këtë aktivitet do të keni mundësi të gjeni shokë të rinj dhe të bashkëbisedoni me ta, të këndoni së bashku, të zgjidhni enigma dhe të ngjyrosni.
|
|
“Miku i vogël i librit” Në qendrat tona do të lexoni libra të ndryshëm jashtë klase, atlase, enciklopedi, libra në anglisht, etj. Biblioteka jonë pasurohet çdo vit me libra të rinj që do t’ju ndihmojnë në çdo kohë. |
|
|
|
“Të mësojmë dhe praktikojmë anglishten” Do të keni mundësi të mësoni dhe praktikoni gjuhën angleze me amerikanë dhe shqiptarë, duke ndjekur metoda bashkëkohore.
|
|
Teatër me kukulla Shfaqje teatrale me tema të ndryshme, ku protagonistë do të jeni ju. |
|
|
|
Lojëra dhe punëdore Një pjesë të mirë të kohës do ta kalojmë së bashku me lojëra të ndryshme në mjedise të mbyllura dhe të hapura. Gjithashtu, do të aftësoheni në punëdore, me të cilat do të mësoni të bëni zbukurime e modele të ndryshme të të gjitha llojeve. |
|
Karnavale Lojëra në stacione të ndryshme. Ju presin shumë dhurata dhe buzëqeshje.
|
|
|
|
|
|
Ku dhe kur do të zhvillohen këto veprimtari?
Në Bathore: Me fëmijët6 – 9 vjeç, çdo të martë, nga ora 9:30 – 11:00, duke filluar nga data 16 tetor 2007. Me fëmijët 10 – 13 vjeç, çdo të mërkurë, nga ora 13:00 – 14:30, duke filluar nga dt. 17 tetor 2007, si dhe çdo të enjte, nga ora 9:30 – 11:00 dhe nga 13:00 – 14 :30. Në Qendrën Shpirtërore – Arsimore “Thavor” (pranë ish-Uzinës së Traktorëve), çdo të martë dhe të enjte, nga ora 9:30 – 11:00, duke filluar nga data 18 tetor 2007. Në Qendrën Orthodhokse “Frymë Dashurie” (pranë “Shkollës së Kuqe”, në rrugën “Qemal Stafa”), çdo të premte, nga ora 12:30 – 14:00 dhe çdo të martë nga ora 14:00 – 16:00, duke filluar nga data 19 tetor 2007. Në Kishën Ungjillëzimi i Hyjlindëses, çdo të shtunë, nga ora 10:30-12:00 dhe çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte, nga orën 14:00 – 16:00, duke filluar nga data 20 tetor 2007. Në Qytetin Studenti (pranë Qendrës Orthodhokse Studentore përballë Institutit Italian të Kulturës), çdo të shtunë në orën 10:30 – 12:00 dhe çdo të martë në orën 14:00 – 16:00, duke filluar që nga data 20 tetor 2007.
Jeni të ftuar të merrni pjesë në veprimtaritë tona! |
|







