Biografi e shkurtër e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Amantias, Nathanailit.

 

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Amantias, Imzot Nathanail (Stergiu), lindi në Taksiarhas të Trikalas në vitin 1957.

Përfundoi shkollën e mesme “Athoniadha” në Malin e Shenjtë në vitin 1978 dhe Fakultetin Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut më 1982.

U qeth murg në Manastirin e Hirshëm të Lavrës së Madhe të Malit të Shenjtë në vitin 1979, u hirotonis dhjak më 1982 dhe prift më 1987 nga Hirësia e Tij, Episkopi i Rodostolit, Krisostomi. Në janar të vitit 2012 u hirotonis Episkop i Episkopatës së ndritur të dikurshme të Amantias nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi.

Nga 1991-2012, ka shërbyer si prift enorie, atë shpirtëror, predikues në Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës dhe mësues në liceun kishtar “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër.

Më 7 prill 2016 Episkopata e Amantias u ngrit në rang Mitropolie dhe Episkopi Nathanail u caktua Mitropolit Titullar i saj.

Gjithashtu, kryen edhe detyrën e Kryesekretarit të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Është anëtar i bordit ekzekutiv të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”.