Edhe në Mitropolinë e Gjirokastrës mbizotëroi atmosfera paskale. Nën kujdesin e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, Imzot Dhimitrit, gjatë gjithë Javës së Madhe si edhe natën e Ngjalljes, thuajse në të gjitha enoritë u bënë shërbesat e shenjta që parashikohen dhe gjithashtu Liturgjia Hyjnore për besimtarët.
    Si periudha më shpirtërore e kalendarit kishtar, edhe për të krishterët e Mitropolisë së Gjirokastrës, edhe për një vit tjetër ishte një periudhë për më shumë pendesë dhe lutje. Në veçanti të rinjtë tanë nëpër shkolla por edhe grupet e vogla të veprimtarisë shpirtërore patën raste për kishërim sistematik, rrëfim dhe Eukaristi Hyjnore.
   Të Premten e Madhe dhe në Ngjalljen e shenjtë, edhe për një vit tjetër, si fenomen thelbësor patën gjallërinë e fshatrave tona. Njerëz të rinj që vijnë nga larg, ku jetojnë dhe punojnë, jo thjesht rinovuan kontaktin e tyre me vendlindjen por kontribuojnë të gjallërohen kishat tona dhe enoritë. Sigurisht priftërinjtë patën punë të shumëfishtë që të ndodhen pranë nevojave shpirtërore të besimtarëve, duke kryer shërbesat në shumë fshatra duke i përsëritur ato.
   Në mënyre të veçantë e theksuar ishte prania e besimtarëve orthodhoksë në enoritë e mëdha të qyteteve: në Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Himarë etj. Mitropoliti i Gjirokastrës Imzot Dhimitri kryesoi të gjitha shërbesat e shenjta të Javës së Madhe dhe celebroi Liturgjinë Hyjnore në Kishën Katedrale të Metamorfozës së Zotit. Vizitoi për të kryer shërbesat edhe të gjitha Periferitë Arkieratike dhe institucionet tona arsimore. Atmosfera Paskale u plotësua gjithashtu dhe me lajme për mistere të mrekullueshme sikundër dorëzimi në gradën e priftërisë të një akoma kleriku të Kishës sonë, pagëzimin e shumë të rinjve që kishin marrë katekizmin e përshtatshëm etj.
    Me kujdes të veçantë besimtarët ndoqën edhe mesazhin e Kryepiskopit tonë Imzot Anastasit, që u lexua në pothuajse të gjitha kishat tona të mëdha, dhe sipas nevojave të besimtarëve në të dyja gjuhët, ndërsa gëzimi u plotësua duke ndjekur ceremoninë e gjithëndritur të Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht, në Katedralen madhështore në Tiranë.
   Sipas traditës dhe sipas rendit që kisha jonë ka caktuar në shumë fshatra, veçanërisht ato të minoritetit etnik grek, vazhdojnë panegjiret me pjesëmarrje të madhe të besimtarëve, në manastiret tona dhe faltore të tjera të ndryshme.
    “Krishti u Ngjall!” dhe drita e llambadhave Paskale mbushën rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës, sheshet e vogla, duke mbushur me gëzim zemrat e të krishterëve, duke dhënë njëherësh tonin e tyre edhe për shoqërinë mbarë!