Shkolla fillore shqiptaro-amerikane “Protagonistët” festoi 5-vjetorin e themelimit. Në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar, nxënës, mësues, prindër dhe të ftuar të tjerë ndoqën për rreth një orë programin artistik, i përgatitur nga nxënësit e shkollës. Mes të ftuarve ishte edhe Kryepiskopi Anastas, i cili ndoqi me interes të veçantë prezantimin e shkëlqyer të “protagonistëve”.
![]() |
Në kuadrin e pesë viteve jetë të shkollës dhe mbylljes së vitit arsimor 2006-2007, stafi pedagogjik dhe nxënësit zgjodhën një festë në vend të urimeve.
|
|
Një program i larmishëm me këngë e valle, recitime, dialog në anglisht midis nxënësve u përcoll me duartrokitje nga të pranishmit, të cilët kishin mbushur sallën.
|
![]() |
![]() |
Për nxënësit më të dalluar u shpërndanë edhe dhurata, duke marrë edhe bekimin e Kryepiskopit Anastas.
|
|
Gjatë pesë viteve, shkolla “Protagonistët” është dalluar për metodat e përparuara perëndimore të mësimdhënies, që u japin nxënësve një përvojë arsimore të re unike.
|
![]() |
![]() |
Nxënësit ndjekin programin shtetëror të shoqëruar me njohuri shtesë në gjuhën angleze, shkencë dhe kompjuter. Metoda mësimdhënëse bazohet në teknikat bashkëkohore amerikane.
|
|
Gjithashtu në këtë shkollë jepen edhe lëndë të përparuara si: muzika, arti dhe edukimi fizik me specialistë të lëndëve përkatëse. Çdo ditë kryhet mësim i gjuhës angleze nën mbikëqyrjen e mësuesve amerikanë. Gjithashtu funksionon një bibliotekë e pasur me libra shqip dhe anglisht për fëmijë.
|
|
![]() |
Shkolla “Protagonistët” është themeluar nga fondacioni “Frymë Dashurie”, një organizatë për zhvillim dhe edukim e themeluar me iniciativën e Kryepiskopit Anastas.
|
|
Shkolla është hapur në shtator të vitit 2002, për të ofruar një mundësi të re dhe bashkëkohore arsimimi dhe edukimi në Shqipëri “Protagonistët” paraqet dëshirën që nxënësit të bëhen udhëheqës të brezit tjetër.
|
![]() |
|
I. Koti
|
|







