Të premten në mëngjes, në Kishën “Ungjillëzimi i Perëndilindëses   Mari”, në Tiranë, u zhvillua shërbesa e të kremtes së Pësimeve të Zotit Jisu Krisht. Shërbesa u kryesua nga Kryepiskopi Anastas me pjesëmarrjen e klerikëve të tjerë si dhe shumë besimtarëve, të cilët gjatë Javës së Madhe kanë ndjekur me përkushtim në kishë mesazhet e kalvarit të Zotit Krisht deri në ditën e Ngjalljes së Tij.
 
    Arkimandrit Andoni theksoi disa pika medituese dhe përjetuese rreth agonisë së Jisuit përpara vdekjes; çlirimit të Adamit dhe Evës nga mëkati; vajtimin e të gjithë e krijesës; çudinë e engjëjve si dhe në shndërrimin e kryqit, mjetit të vdekjes në mjet dhe simbol të shpëtimit.   
 
    Momentet e pësimeve të Jisuit të treguar nga fragmentet ungjillore u përjetuan siç është tradita e krishterë orthodhokse edhe me procesionet e kryqëzimit, zbritjes së trupit të Jisuit nga kryqi, varrimi, procesioni i varrimit dhe vajtimet e përmbivarrshme.