Kampi i djemve në Glikomil në Dioqezën e Gjirokastrës. (5 – 26 Korrik 2005)
Në kampin e Glikomilit në Dropull, sezoni i I-rë (5-15 korrik) ishte rezervuar për djemtë moshës 10-14 vjeç, në të cilin morën pjesë 43 djem nga zonat përqark, ndërsa pas mbarimit të kampit të djemve, po në Glikomil, ky kamping veror filloi sezonin e II-të (16-26 korrik) tani për vajzat, ku edhe priti 70 vajza të moshës 10-15 vjeç. Mjedisi i pasur
Kampi i djemve “Shën Gjergji” në Çukë. (Korrik 2005)
Jo larg nga Butrinti, i njohur për gjurmët e Krishterimit të hershëm në vendin tonë, në veri të tij, mes detit Jon dhe liqenit të Butrintit, mbi një kodër pranë Çukës, ngrihet një tjetër qendër e madhe shpirtërore, edukuese dhe historike e shekullit të 17-të, Manastiri i Shën Gjergjit. Nuk ishte e rastit në një vend të tillë me bukuri natyrore dhe rrezatim shpirtëror
Kampi i parë ndërfetar në Vlorë. (10 – 16 Korrik 2005)
Evidentimi dhe Promovimi i vlerave të harmonisë fetare në Shqipëri», një projekt që do të zgjasë edhe 1 vit e gjysëm dhe do të zbatohet nga World Learning për zhvillim Ndërkombëtar (një organizatë jo qeveritare në Shtetet e Bashkuara). Ky projekt është financuar nga USAID (agjencia për zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara). Projekti është i pari për kampin ndërfetar shqiptar në
Kampi i gjimnazisteve “Bariu i Mirë” në Shën Joan Vladimir (Korrik 2005)
Edhe këtë vit me bekimin dhe mbështetjen financiare të Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas u zhvillua kampi kombëtar i vajzave në Manastirin e Shën Joan Vladimirit, pranë qytetit të Elbasanit. U bënë plot 8 vjet, që në periudhën qershor – gusht, ky manastir merr tjetër pamje, duke u gjallëruar me mikpritjen e vajzave nga e gjithë Shqipëria, të cilat kalojnë së bashku disa ditë
Kampi na mesoi si të duam njeri tjetrin. (Korrik 2005)
Tema dhe mesazhi kryesor që përcolli kampi tek të gjitha vajzat pjesëmarrëse ishte: “Doni njëri-tjetrin si unë ju desha ju”. Ky është urdhërimi i dytë që ka dhënë Perëndia. Dhe ky është pikërisht mësimi më i rëndësishëm që mësuam të gjitha së bashku gjatë 10 ditëve të kampit. Të respektojmë dhe të duam të tjerët me të njëjtën dashuri që Perëndia ka për ne.
Kampi i vajzave në Voskopojë. (16 – 23 Korrik 2005)
Me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe me kujdesjen e plotë të Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit u zhvillua në datat 16 – 23 korrik 2005 kampi veror për vajza, në ambientet e Manastirit të Hirshëm të Shën Joan Prodhromit, në fshatin Voskopojë të Dioqezës së Korçës. Tema e kampit ishte “Doni njëri – tjetrin si Unë ju desha ju” dhe po
Kampi i djemve në Voskopojë. (23 – 30 Korrik 2005)
Me bekimin e Mitropolitit të Korçës Hirësisë së Tij Joanit, në Dioqezën e Korçës u zhvillua kampingu rinor i djemve “Ngjallja e Krishtit”, pranë manastirit të Shën Joan Prodhromit në Voskopojë, kamp, i cili është bërë tashmë traditë dhe financohet nga Zyra Kombëtare e Rinisë të Tiranës në bashkëpunim me Zyrën e Rinisë pranë Mitropolisë së Shenjtë, Korçë. Ky aktivitet u zhvillua nga
Kampi i gjimnazistëve në Zvërnec (Korrik 2005)
Nga 9 – 21 korrik u organizua kampi veror për gjimnazistët në ishullin e bukur të Zvërnecit, pranë Vlorës. Kampi iu dha mundësinë këtyre të rinjve të njiheshin edhe më nga afër me besimin tonë orthodhoks por edhe me vëllezër orthodhoks të moshës nga e gjithë Shqipëria. Vetë programi i këtij aktiviteti të madh veror ishte konceptuar i tillë, për të ndërthurur veprimtaritë
