Kryepiskopi Anastas Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës. (Nëntor 2005)

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË Rr. Kavajës 151, Tiranë. Tel. 234 117   NJOFTIM SHTYPI        Akademia e Athinës, institucioni më i lartë shkencor i Greqisë, zgjodhi më 20.10.2005 Anëtar Nderi të saj, Fortlumturinë e tij Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas, pas votimit të fshehtë të anëtarëve të saj. Në përputhje me statutin e Akademisë, Anëtarë Nderi, shpallen qytetarë grekë ose

Ja pse nuk është prift Nikolla Marku. (Tetor 2005)

    Pasi kemi ndjekur me vëmendje botimet e kohëve të fundit të disa individëve kundër kreut të Kishës së vetme Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe duke ditur se pas gjithë këtyre ngjarjeve fshihet individi Nikollë Marku, e ndjejmë si detyrë të informojmë besimtarët e devotshëm orthodhoksë, por dhe opinionin publik shqiptar më gjerë, lidhur me jetën dhe veprën e këtij njeriu të vetëtitulluar “prift”.

Mashtrimi i Opinionit Shqiptar nga Nikolla Marku. (Tetor 2005)

    1. Ditët e fundit, në disa shkrime të botuara nga qytetari Nikolla Marku nga Elbasani, janë hedhur fyerje dhe shpifje të ulëta ndaj figurës së Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit. Nuk është hera e parë që ai flet në këtë mënyrë, ofendimet e shumta të tij i kemi dëgjuar edhe më parë. Siç duket, shkaku kryesor që ai rifilloi

Nikolla Marku nuk është “Atë” për Kishën Orthodhokse. (Tetor 2005)

    Duke marrë shkas nga një riaktivizim i beftë në media i “fenomenit” Nikolla Marku, të gjithë do qeshnin, nëse do t’u thoshin para 13 vjetëve se Nikolla Marku, i cili largohej me kokën ulur nga Akademia Teologjike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (për arsye që asnjëherë nuk do ketë guxim t’ia thotë publikut të tij “ekskluziv”), do të dilte një ditë si flamurmbajtës

Pretendimet e një “kishe” fantazmë. (Tetor 2005)

    “Kisha”-fantazmë, me emrin “Kisha Orthodhokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare”, në Elbasan, shfaqet në mënyrë të përsëritur në shtyp, duke u përpjekur të mashtrojë opinionin publik me shpifje të ndryshme. Për këtë arsye detyrohemi të ritheksojmë se: Ajo nuk njihet nga asnjë Kishë Orthodhokse në botë dhe as nga Kisha Katolike. Për pasojë ajo është e paqenë. Për cilindo që ka njohuri elementare për Orthodhoksinë, është

Nikolla Marku vegël e verbër kundër Orthodhoksisë. (Tetor 2005)

    Indinjohemi nga përbaltja që dëshiron me cinizëm dhe dashakeqësi t’i bëjë Nikolla Marku figurës së pacënuar të Kryepiskopit të Kishës Ortho­dhokse Autoqefale të Sh­qipërisë, Fortlumturisë së Tij Imzot Anastasit. I ashtuquajturi Atë Nikolla Marku ka pafy­tyrësinë ta quajë veten “Kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare”. I lartpërmenduri merr guximin t’i drejtojë profesor doktor Anastasit 16 pyetje për të den­igruar personalitetin e tij të

Artikujt, intervistat e Nikolla Markut nuk bindin askënd. (Shtator 2005)

    Klerikët e Korçës ashtu si dhe gjithë Shqipërisë janë të bashkuar rreth Sinodit të Shenjtë dhe Primatit Orthodhoks të Imzot Anastasit.     Në këto ditë të nxehta pasgjedhore, së bashku me rritjen e temperaturave u rritën ndjeshëm dhe intervistat, shkrimet, opinionet, vlerësimet e shkruara nga njerëz të ndryshëm, (sigurisht jo orthodhoksë me përjashtim të një njeriu që ka përvetësuar me të padrejtë

Hapet kisha e re e qytetit të Gramshit (Shtator 2005)

    Data 6 gusht bashkë me festën e Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit, solli një gëzim të paparë për besimtarët orthodhoksë të qytetit të Gramshit, që në numër arrijnë rreth 5 mijë, të cilin kishin kohë që e prisnin. Pas shumë përpjekjesh erdhi edhe momenti që besimtarët e qytetit të Gramshit të merrnin pjesë në liturgjinë e parë hyjnore që u krye nga vetë Kryepiskopi i

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live