Kremtohet në Tiranë shën Prokopi. (8 Korrik 2005)
Në 8 korrik besimtarët e komunitetit orthodhoks kremtuan ditën e Shën Prokopit. Në Tiranë, sipas traditës, shërbesat u kryen në kishën që i kushtohet shenjtorit të madh, e cila ndodhet mes të natyrës së bukur dhe plot jetë të Parkut të Madh. Ditën e enjte u krye shërbesa e Mbrëmësores, e cila u pasua nga një agripni, ndërsa të nesërmen u krye Liturgjia Hyjnore.
Shembulli i Shën Astit i vlefshëm edhe në kohët tona. (6 Korrik 2005)
Në Kishën e Shën Pavlit dhe Shën Astit në Durrës u kremtua të mërkurën, më 6 korrik, festa e shenjtit mbrojtës të qytetit. Shën Asti ka qenë episkop i komunitetit të krishterë në shekullin e parë. Ai ishte bari i vërtetë, shembull i gjallë i një jete të krishterë aktive dhe veprimtar i zellshëm, i gatshëm për të dhënë jetën për Kryebariun Krisht dhe
Kampet verore forcojnë të rinjtë të bashkëpunojnë e të rriten në besim. (20 Qershor – 25 Gusht 2005)
Me bekimin e Perëndisë dhe kujdesin e financimin nga Kryepiskopi Anastas, nga dt. 20 qershor – 25 gusht, po zhvillohen kampingjet verore të fëmijve dhe Rinisë Orthodhokse të Kishës sonë, i djemve në Manastirin e Hyjlindëses Mari, në Zvërnec të Vlorës dhe në Manastirin e Shën Gjergjit, në Çukë të Sarandës, na Manastirin e Shën Joan Prodhromit, në Voskopojë të Korçës dhe në Gjinar
Miqësi të reja në Kosovë. (Qershor 2005)
Në kuadrin e vazhdimësisë së miqësisë dhe lidhjeve të krijuara të të rinjve të Kishës sonë me familjet kosovare që erdhën në çastet e vështira të vitit 1999 dhe u ndihmuan nga Kisha jonë u organizua edhe këtë vit, për të katërtin vit rresht, kampi i Miqësisë dhe i Shpresës. Kështu, nga mesi i qershorit, të rinj nga zona të ndryshme
Menca e Bamirësisë “Shoqëria e Dashurisë”. (11 Janar 2005)
Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas, duke biseduar me njerëzit gjatë një dreke në Mencë Qendra bamirëse “Shoqëria e dashurisë”, po ecën mjaft mirë duke kontribuar me sa mundet për ushqimin e një grupi njerëzish në nevojë të Tiranës. Që nga dita e parë e funksionimit të saj, më 11 janar 2005, në ndërtesën e ish Institutit të Formimit Profesional të Kishës sonë, kjo
Duajeni Jetën. (14 Maj 2005)
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Thirrje Duajeni Jetën Në këtë periudhë pas Pashke, duke e parë jetën nën dritën e Ngjalljes së Krishtit, jemi shumë të shqetësuar nga njoftimet për shtimin e vetëvrasjeve. Ngjallja e Zotit dhe besimi në Ngjalljen është një thirrje dhe një kërkesë për ta dashur dhe mbrojtur jetën akoma më shumë. Nëse dikush predikon apo beson të kundërtën, Kisha
Përshëndetja e Kryepiskopit me rastin e Pashkës 2005.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Pashkë 2005 (Na shto, o Zot, besim në Ngjalljen Tënde) + Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë, Bij të shtrenjtë më Zotin, “Vërtet u ngjall Zoti!” Pashka përbën qendrën e Adhurimit Orthodhoks. Ngjallja e Krishtit është kurorëzimi i besimit tonë. Ajo vulos identitetin shpirtëror të orthodhoksëve. Përcakton fuqinë e
Telegram ngushëllimi. (3 Prill 2005)
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Kryepiskopata e Hirshme Telegram ngushëllimi i Kryepiskopit Anastas për ndërrimin e jetës së Papa Gjon Palit II Shkëlqesisë së Tij Angelo Cardinal Sodano, Vatikan Ne marrim pjesë në hidhërimin e thellë për ndërrimin e jetës së Papës së Madh Gjon Pali II, të këtij personaliteti të jashtëzakonshëm fetar, vizionari kurajoz dhe lideri të shquar botëror,
