Diplomohen studentët e Institutit Profesional “Frymë Dashurie” në Tiranë. (Nëntor 2007)

    “Mblidhemi për të festuar kurorëzimin e mundimit të përbashkët dyvjeçar”. Me këto fjalë përshëndetëse, Kryetari i Bordit të Institutit Profesional “Frymë Dashurie”, Prof.Dr. Leandro Haxhi përshëndeti 86 studentët e sapodiplomuar. Ata mbyllën ciklin e studimeve në një ceremoni të veçantë të organizuar më 24 nëntor në ambientet e këtij Instituti.     “Sot të dashur kolegë, kështu meritoni t’ju quaj, ju jepet një çelës për

Kampi i tretë i vajzave “Bariu i Mirë” në Shën Joan Vladimir Zell dhe krijimtari. (Gusht 2007)

     Kampi i tretë në Manastirin e Shën Joan Vladimirit u përjetua me gëzim nga të rejat orthodhokse. Nga datat 10 -20 gusht 2007 u zhvillua kampi i fundit për këtë verë me vajza të moshës 17 – 25 vjeç.      Në këtë kamp morën pjesë 70 vajza nga qytete dhe fshatra të ndryshme të Shqipërisë si: Tirana, Durrësi, Lushnja, Berati, Fieri, Vlora, Elbasani etj.

Kampingje fëmijësh e të rinjsh edhe në Glikomil të Gjirokastrës. (2007)

    U realizua edhe këtë vit për të gjashtin vit radhazi programi i kampingjeve verore të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës. Bëhet fjalë për një nga veprimtaritë më të hareshme të kësaj Mitropolie. Kampingjet mblodhën fëmijë dhe të rinj nga zona të ndryshme të Mitropolisë, duke u dhënë atyre mundësinë të plotësojnë përgatitjen shpirtërore që marrin në shkollat e katekizmit, të shijojnë përvojën e mrekullueshme

Kremtimi i Javës së Shenjtë në Tiranë 2007

    Triumfi i Ngjalljes pushtoi zemrat e besimtarëve orthodhoksë të Tiranës. Madhështia e Javës së Pësimeve të Zotit Krisht dhe shkëlqimi i Ngjalljes ndriçoi në të gjitha zonat e Mitropolisë së Tiranës.     Në Kryeqytet shërbesat, të cilat u ndoqën gjatë gjithë javës nga besimtarë të shumtë, u kryen në kishën “Ungjillëzimi i Perëndilindëses” dhe u kryesuan nga Kryepiskopi Anastas. Ai përcolli për të gjithë

Nisin takimet në Qendrën Studentore Orthodhokse në Tiranë. (Nëntor 2007)

Dashuria, ligji i jetës!       Kjo, do të jetë tema, e cila do të mbledhë së bashku të rinj, studentë të fakulteteve të ndryshme, për gjithë vitin akademik, në Qendrën Studentore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.     Ndërtesa e kësaj Qendre Studentore u ble me fondet e Kryepiskopit Anastas në nëntor të viti 2005 dhe filloi të funksionojë në janar të vitit 2006. 

Qendra Studentore Orthodhokse në Qytetin Studenti. (Janar 2007)

    Qyteti Studenti, një qytet brenda kryeqytetit, ndryshon nga çdo qytet tjetër. Ai nuk ka të moshuar e fëmijë, por vetëm të rinj, nuk ka njerëz që vrapojnë për punë, por ka studentë që iu kushtohen studimeve të ndryshme, nuk ka banorë të përhershëm, por vetëm banorë të përkohshëm.          Ky qytet ndodhet në një kodërz ku gjelbërimi i përhershëm mundëson kontaktin me

Të rinj orthodhoksë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë. (20 Janar 2007)

    Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, të rinjtë orthodhoksë të kryeqytetit ofruan ndihmën dhe kontributin e tyre për fëmijët talasemikë. Sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut u organizua në qendrën rinore orthodhokse “Bethlehem” më 20 janar, me një pjesëmarrje të gjerë të të rinjve dhe të të rejave.     Një javë para së të zhvillohej veprimtaria, dy mjeke të ardhura nga Kryqi i Kuq

Diplomohen studentët e vitit të katërt 2007 të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. (Qershor 2007)

“Jeta juaj bën pjesë në planin e madh të Perëndisë”       Data 14 qershor ishte një ditë e veçantë për studentët e vitit IV të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Manastirin e Shën Vlashit në Durrës. E filluan ditën me Liturgjinë Hyjnore të kryesuar nga Hirësi Ilia Ketri, drejtor i Akademisë dhe bashkëmeshonin, Hirësi Nikolla, At Kozmai, At Gjerasimi, At Emanueli, dhjakon Spiro,

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live