Veprimtari kulturore – argëtuese me personat me aftësi të kufizuara fizike – Ata kanë një botë shpirtërore që të mahnit – (Maj 2008)
Luftojnë çdo ditë për të drejtat e tyre, për t’u arsimuar e punësuar dhe për të pasur mundësi të barabarta. Lufta e tyre nuk është një kohë e shkuar dëm, përkundrazi. Nëse kthehemi në histori, në vitin 1992, në një nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara, u përcaktua se data 3 dhjetor do të jetë Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe
Atmosferë festash në Vlorë. (2008)
Si në të gjitha kishat e vendit, edhe në kishën e Shën Theodhorëve në Vlorë, atmosfera e Krishtlindjeve u ndie shumë ditë më përpara se sa të vinte data 25 Dhjetor. Që prej disa vitesh, është bërë traditë që në këtë kishë, në datën 24 dhjetor të vijnë gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të datës 25 shumë besimtarë të
Kamp i dytë i djemve “Rilindja” në Zvërnec. (2008)
“Kohë e paharruar, vendtakim në vendtakimin me Zotin dhe me të afërmin” Këtë vit, në kampin e tyre në ishullin monument të natyrës, në Zvërnec të Vlorës, të rinjtë do të përkujtonin edhe një përvjetor të veçantë. U mbushën plot dhjetë vjet që Manastiri i Hyjlindëses, që nën regjimin komunist përdorej si vend izolimi për të internuarit politikë, tashmë ofron për të rinjtë
Kremtimi i Krishtlindjes në Berat. (2008)
Edhe këtë vit, Perëndia ynë i sapolindur na bekoi, duke na mbledhur së bashku në këtë ngjarje mbarë botërore e cila ndryshoi botën. Atmosfera e Krishtlindjeve ndihej dhe u përjetua gjerësisht në Beratin e traditave të shumta. Zbukurimet, gatimet tradicionale, grupet e shumta rinore me yjet në duar, që disa ditë më përpara, sollën një atmosferë ngazëlluese të Krishtlindjeve. Kulmin kjo festë, si gjithmonë,
Shfaqje festive Krishtlindjeje e Akademisë Teologjike, Liceut Kishtar dhe Shtëpisë së Fëmijëve Shpresa në Manastirin e sh. Vlashit. (2008)
“Krishti lindi, lavdërojeni!” Me këtë thirrje të gëzueshme në atmosferën mbushur me drita e dekor simbolik, u përshkrua Manastiri i shën Vlashit pasditen e 18 dhjetorit. Studentët e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, nxënësit e Shkollës së Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, Sukth dhe fëmijët e “Shtëpisë Orthodhokse të Shpresës” e kremtuan ardhjen e Krishtlindjes, përmes një programi festiv që zgjati rreth dy
Veprimtari me fëmijët nëpër dioqeza në kuadër të Pashkës Ata ishin të gëzuar si vetë Pashka. (Prill 2008)
Fjalët e ngrohta me buzëqeshjet e sinqerta të fëmijëve si dhe urimet e përzemërta të prindërve, ishin dhurata më e veçantë gjatë periudhës parapërgatitore të Pashkës së Madhe nga dt. 12–25 prill në të katër Dioqezat e Kishës sonë. Në kuadër të festës së Ngjalljes së Krishtit, më shumë se 1200 fëmijë morën pjesë në aktivitete edukuese dhe argëtuese, të organizuara në
Takim 3 ditor trajnimi me katekistë fëmijësh – Unë jam mësues sepse dua të prek të ardhmen – (Maj 2008)
Kisha jonë Orthodhokse tregon vazhdimisht një përkujdes të veçantë për fëmijët dhe punën që bëhet me ta. Zyra e Fëmijëve organizoi një trajnim të veçantë në ambientin e hirshëm të Manastirit të Shën Vlashit, pranë Durrësit. Ky aktivitet u zhvillua në datat 23-25 Maj. Në të morën pjesë mësuesit e edukimit të krishterë që punojnë në Tiranë, disa katekistë, disa studentë të Akademisë Teologjike,
Fjala përshëndetëse e Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit, në Kishën Katedrale të Shën Joan Theologut në Lefkosia (Nikosia) të Qipros, 2 Tetor 2008.
Fortlumturi, Vëlla shumë i dashur dhe i shtrenjtë në Krishtin, Kryepiskop i Justinianisë së re dhe gjithë Qipros, z. Krisostom, “I bekuar është Perëndia dhe ati i Zotit tonë Jisu Krisht, ati i dhembshurive dhe Perëndia i çdo ngushëllimi”. (2Kor 1-3). Me ngazëllim shpirtëror dhe një mallëngjim të thellë, gjendemi sot në Qipron heroike, ku për dy mijë vjet Kisha jeton misterin e
