Akademia Teologjike, Komuniteti Orthodhoks i Durrësit dhe i Kavajës japin ndihma për të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit. (Mars 2008)
Duke ndarë dhimbjen me vëllezërit në nevojë Disa ditë pas tragjedisë së Gërdecit, një përfaqësi nga Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” pranë Manastirit të Hirshëm të Shën Vlashit në Durrës, dhe nga Komunitetit Orthodhoks i kishave të Durrësit dhe të Kavajës, të kryesuar nga Episkop Nikolla, Atë Spiro Tola, Dhjakon Spiro Kostoli dhe një grup studentësh, realizoi shpërndarjen e disa ndihmave materiale tek banorët
E kremtja e Theofanisë në Tiranë. (Janar 2008)
Kremtimi i Ujit të Bekuar është një nga më tradicionalët dhe më të ndjerët ndër festat orthodhokse. Ndaj kisha “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” ishte e mbushur nga besimtarët që herët në mëngjes, për të marrë pjesë në shërbesat e shenjta. Ato u kryen nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi, i ndihmuar nga Episkopi i Krujës Andoni dhe klerikë të tjerë.
Festohet 10 vjetori i fronëzimit të Hirësi Ignatit si Mitropolit i Beratit. (2008)
Kisha jonë Orthodhokse me ardhjen e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Anastasit filloi të ringjallej në të gjithë Shqipërinë dhe njëkohësisht shfaqej nevoja për më shumë persona për të ndihmuar dhe udhëhequr ringjalljen e Kishës. Kështu Patriarkana Ekumenike, si Nënë e Kishave u kujdes për këtë çështje. Në vitin 1992 Hirësi Ignati u zgjodh Mitropolit i Beratit. Në datë
E kremtja e Tre Hierarkëve në Akademinë Teologjike dhe Institutin e Formimit Profesional. (Janar 2008)
Festa e Tre Hierarkëve (Shën Vasili i Madh, Shën Grigor Teologu dhe Shën Joan Gojarti) në botën e Krishterë Orthodhokse kremtohet në mënyrë të veçantë, sepse këta shenjtorë njihen si mbrojtës dhe ndriçues të arsimit, të mësuesve, pedagogëve dhe nxënësve. Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Manastirin e Shën Vlashit, pranë qytetit bregdetar të Durrësit, e vlerëson këtë ditë si i festën
Festohet 10 vjetori i Fronëzimit të Hirësi Joanit si Mitropolit i Korçës. (2008)
Data 25 korrik 2008 shënoi 10 vjetorin e fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës, Hirësi Joanit. Me këtë rast të enjten në mbrëmje dt. 24 korrik, në sallën e koncerteve të Katedrales, në këtë qytet u organizua një koncert. Ishin të ftuar dhe morën pjesë Kryetari i Bashkisë Niko Peleshi, Prefektja e Qarkut Elfrida Zefi, Kryetari i Qarkut Ilia
Kisha Orthodhokse e Shqipërisë dorëzon ndihma të reja për banorët e Gërdecit. (Prill 2008)
– 10.4 tonë ndihma u mblodhën nga besimtarë orthodhoksë grekë – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në përpjekjet për të ndihmuar banorët që iu shkatërruan shtëpitë në Gërdec, bëri edhe apele jashtë vendit, për të siguruar ndihma dhe mbështetje për ta. Ky interesim i dha frytet e tij, ku mund të përmendim ndihmat e mbledhura e dërguara nga besimtarë orthodhoksë të Greqisë apo interesimin
Kryepiskopi Anastas dhuron ndihma në vazhdimësi për banorët e përfshirë nga tragjedia. (2008)
Në vazhdimësi të interesit të treguar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në dt. 24 mars Kryepiskopi Anastas shkoi në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme (Kovaleshencës) në Durrës, ku janë strehuar rreth 400 nga banorët që kanë humbur shtëpitë. Aty ai pati një bisedë të ngrohtë me drejtorin e këtij institucioni, i cili e falënderoi për interesimin e treguar dhe për ndihmat
MESAZHI I KRISHTLINDJEVE 2008 NGA KRYEPISKOPI ANASTAS. (2008)
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë KRISHTLINDJE 2008 ÇUDI! † Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Klerit dhe Besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë, Bij të shtrenjtë më Zotin, “Fjala, i bashkëqenshëm me Atin, ngjizet prej gjakrash virgjërorë,…, lind në shpellë, çudi!” Të gjitha sa lidhen me festën e Krishtlindjes habisin. “Fjala”, i paafrueshmi
