Kremtim plot dritë i shën Nikollës. (6 Dhjetor 2009)

      Shën Nikolla ose shën Kolli është një ndër shenjtorët më të nderuar e popullorë në të gjitha enoritë e Kishës sonë të Shenjtë Orthodhokse. Për nder të këtij shenjtori, i shquar për mbrojtjen e besimit të vërtetë dhe bamirësitë e lumëruara, shumë kisha në vendin tonë kanë qenë ndërtuar, janë rikonstruktuar ose janë ndërtuar të reja, duke mbajtur emrin e tij. Më 6

Takimi i parë zyrtar historik i Kryepiskopit Anastas me Papën Benedikti XVI Vatikan, 4 dhjetor 2009.

  Takimi i parë zyrtar historik i Kryepiskopit Anastas me Papën Benedikti XVI Vatikan, 4 dhjetor 2009         Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, po zhvillon nga 3-8 dhjetor, një vizitë zyrtare në Vatikan, me ftesë nga Papa Benedikti XVI.       Kryepiskopi Anastas shoqërohet nga: Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani; Episkopi i Apollonisë, Hirësia e

Kisha jonë hap dy përkujdesje ditore të reja për fëmijë (kopshte) në Cërrik dhe Tepelenë. (Nëntor 2009)

    Në kuadrin e veprave të rëndësishme shpirtërore dhe sociale, Kisha jonë ka çelur këtë vit arsimor dy përkujdesje ditore të reja për fëmijë (kopshte), duke e çuar në 17 numrin e tyre në mbarë vendin. Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, bashkë me ndërtimin e kishave të reja në Cërrik dhe Tepelenë, u ndërtuan edhe ambiente të veçanta për përkujdesjet ditore për fëmijë, të cilat

Aktivitete me rastin e kreshmës së Krishtlindjes dhe festave kombëtare të nëntorit në Akademinë Teologjike. (13 Nëntor 2009)

     Ditën e premte, më 13 Nëntor, pas kremtimit të Liturgjisë Hyjnore, në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” u zhvillua një aktivitet nga studentët e vitit të tretë me rastin e fillimit të kreshmës së Krishtlindjes.     Programi filloi me përlëshoren e Krishtlindjes e psalur nga kori i Akademisë nën drejtimin e pedagogut të muzikës bizantine z. Harallamb Terziu dhe vazhdoi me referuesit, të cilët

Gratë besimtare të Tiranës përjetojnë me entuziazëm veprimtaritë shpirtërore dhe sociale. (Nëntor 2009)

      Gratë aktiviste të Kishës së Tiranës kanë vazhduar me gjallëri dhe entuziazëm veprimtaritë e tyre shpirtërore dhe sociale përgjatë këtij sezoni të ri vjeshte. Ato  mblidhen çdo javë në takimet e tyre tradicionale të mërkurën pasdite nën drejtimin e theologëve dhe etërve shpirtërorë, duke biseduar me ta në një cikël të gjerë rreth besimit.     Këtë periudhë janë zhvilluar tema interesante mbi përkushtimin

Qendra Studentore fillon aktivitetet me sloganin: “Kjo është rruga, ecni në të!” (Nëntor 2009)

  Qendra Studentore fillon aktivitetet me sloganin: “Kjo është rruga, ecni në të!”       Fillimi i vitit Akademik 2009-2010 shënoi edhe fillimin e aktiviteteve dhe shërbimeve që Kisha jonë ofron nëpërmjet Qendrës Studentore të Kishës Orthodhokse pranë Qytetit Studenti.     Lutja e falënderimit të ditës së mërkurë dhe diskutimi në grupe të vogla mbi reflektimin e jetës sonë për muajt e verës do të

Vidhet ikonostasi i kishës Fjetja e Hyjlindëses Mari, në Leusë, Përmet. (Nëntor 2009)

      Natën midis 18 dhe 19 nëntorit, është vjedhur kisha monument Fjetja e Hyjlindëses Mari, në Leusë, Përmet, Mitropolia e Gjirokastrës. Grabitësit kanë shpërthyer derën dhe më pas kanë zhveshur ikonostasin e saj me famë për vlerat e rralla nga pjesët e gdhendura.       Pas konstatimit të vjedhjes, në vendngjarje kanë shkuar forcat e specializuara të policisë, që po kryejnë hetimet e rastit.

Fjeti Patriarku i Serbisë Pavle. (15 Nëntor 2009)

    Më 15 nëntor, fjeti më Zotin, në moshën 95-vjeçare, Patriarku Pavle, i Kishës Orthodhokse të Serbisë. Ai ndërroi jetë në spitalin e Beogradit, për shkak të gjendjes  së rëndë shëndetësore. Gjatë kësaj kohe Kisha u drejtua si mëkëmbës patriarkal nga Mitropoliti i Malit të Zi, Hirësia e Tij Amfilloje. Me këtë rast, u shpall zi treditore dhe trupi iu vendos në katedralen e

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live