Meditojmë së bashku mbi Lindjen e Shpëtimtarit. (17 Dhjetor 2009)

    Gëzimi i festës së Lindjes së Krishtit filloi të mbushë ambientin e Qendrës Studentore të Kishës orthodhokse që prej fillimit të dhjetorit. Dritat  e shumta që ndriçonin Qendrën shpërndanin qetësisht lajmin më të bukur në botë, që së shpejti Drita e botës do të lindë në shpellë të errët.  Ditët pasojnë njëra tjetrën dhe ja, të enjten, më 17 Dhjetor 2009, Qendra Studentore do

Zhvilloi punimet Komisioni Ndërorthodhoks Parapërgatitor i Sinodit të Madh të Shenjtë. (9 – 17 Dhjetor 2009)

    Nga 9 deri në 17 dhjetor 2009 zhvilloi punimet në Qendrën Orthodhokse të Patrikanës Ekumenike në Chambésy (Gjenevë) Komisioni Parapërgatitor Ndërorthodhoks i Sinodit të Madh të Shenjtë të Kishës Orthodhokse nën drejtimin e Hirësisë së Tij Mitropolitit të Pergamit z. Joan dhe sekretar Hirësinë e Tij, Mitropolitin e Zvicrës z. Jeremia. Kisha jonë u përfaqësua nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Gjirokastrës z. Dhimitër

Protagonistët” festojnë Krishtlindjet. (22 Dhjetor 2009)

       Fuqitë qiellore, nga dashuria dhe dhembshuria për njerëzit, gëzohen se erdhi Shpëtimtari. Me ketë gëzim, edhe “engjëjt e vegjël” të shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”, në Tiranë, e Kishës sonë, e pritën festën e Krishtlindjeve me një program të veçantë pasditen e 22 dhjetorit.       Mes shumë të ftuarve: klerikë, prindër, të rinj etj., në ambientet e reja të shkollës, pikërisht në katin e parë

Program festiv për Krishtlindjet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Durrës. (21 Dhjetor 2009)

      Pasditja e 21 dhjetorit ishte ndryshe nga të tjerat në ambientet e Akademisë Teologjike. Të gjitha zbukurimet tregonin në heshtje se edhe bredhi, edhe stolitë bashkë me dritëzat e gjendura gjithandej, e kishin gjetur domethënien e pritjes. Dukej se zbukurimet e jashtme përplotësonin shprehjen e gëzimit të brendshëm që sjell lindja e Shpëtimtarit.     Studentët e Akademisë, nxënësit e Liceut Kishtar “Kryqi i

Shfaqje teatrale për fëmijët me mesazhe Krishtlindjesh. (5 – 20 Dhjetor 2009)

     Në kuadër të festës së Krishtlindjes, edhe këtë vit, Zyra Kombëtare e Fëmijëve në bashkëpunim me studentët e vitit të parë dhe të dytë të Akademisë Teologjike organizuan teatrin me kukulla për fëmijë. Teatri titullohej “Djali i vogël daulltar” dhe u shfaq gjatë periudhës 5-20 dhjetor.      18 shfaqje u organizuan në zona të ndryshme të Shqipërisë si: Novoselë (ku u mblodhën fëmijë edhe

Duke u përgatitur për Krishtlindjen. (Dhjetor 2009)

    Jemi në periudhën përgatitore për Lindjen e Shpëtimtarit të njerëzimit dhe të secilit prej nesh personalisht. Në udhëtimin e jetës shpirtërore secili prej nesh përpiqet të thellohet më tepër në misterin e jetës dhe të mësojë të vërtetat e përjetshme që hedhin dritë mbi jetën dhe qëllimin e saj. Periudha përgatitore para Krishtlindjes na jep mësime të çmuara dhe drejtimin e duhur për

Kryepiskopit Anastas i jepet titulli Doktor Honoris Causa nga Universiteti Pontifik i Italisë së Jugut. (8 Dhjetor 2009)

    Në datën 8 dhjetor, Kryepiskopi Anastas mbërriti në Napoli, shoqëruar nga një pjesë e delegacionit kishtar që ishin në vizitën në Vatikan, e shkoi për të përshëndetur kardinalin Kreshenco Sepe të këtij qyteti në kishën e Shën Marisë së Panjollshme, që kremtonte në atë ditë. Pas një përshëndetje të ngrohtë të rezervuar nga ana e kardinalit dhe autoriteteve të tjera të qytetit, midis tyre

“15 vjet … Me Dashuri dhe Mirësi rrisim filizat e së ardhmes”. (5 Dhjetor 2009)

        Ditën e shtunë, dt. 5 dhjetor 2009, me rastin e 15 vjetorit të krijimit të Përkujdesjes Ditore (kopshtit) “Frymë Dashurie” në qytetin tonë të Durrësit, organizuam një aktivitet me tematikë.     “15 vjet … Me Dashuri dhe Mirësi rrisim filizat e së ardhmes”     Kjo Përkujdesje Ditore për fëmijë u hap nën kujdesin atëror të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, më 5

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live