Më 22 janar, Kisha jonë kremton shën Anastas Persianin, emrin e të cilit mban Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Anastasi.

Me këtë rast, i gjithë Komuniteti Orthodhoks e falënderon nga thellësia e zemrës Kryepiskopin tonë të dashur, Anastasin, për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe të hyjfrymëzuar për ringritjen nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe për punën e palodhur në këto 32 vite, për ta çuar atë gjithmonë e më përpara, për lavdi të Perëndisë.

I urojmë Fortlumturisë së Tij jetë të gjatë dhe shumë vite të tjera plot shëndet dhe hir në krye të Kishës sonë.

Për Shumë Vjet, O Kryezot!