Diakonia Agapes vazhdon zbatimin e projektit “Fuqizimi i grave në zonat ruale”. (Korrik 2011)
Që prej tetorit 2010, me mbështetjen financiare të Fondacionit Vodafone – Albania, zyra Diakonia Agapes e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, po zbaton në zonat rurale të Librazhdit projektin “Fuqizimi i grave në zonat rurale”. Duke përfshirë gra të moshës 18-55 vjeç, në takime me tematikë shëndetësore e sociale, mbështetje dhe përmirësim të infrastrukturës së qendrave shëndetësore të fshatrave, botimin e librit “Atje ku
Festimi në Durrës i Apostull Pavlit dhe Petros. (29 Qershor 2011)
Më 29 Qershor 2011 në qytetin e Durrësit u kremtua në mënyrë panigjirike festa e apostujve Pavël dhe Petër. Ky festim panigjirik në qytetin e Durrësit ka dy arsye të forta. Së pari, këtë ditë festohet martirizimi i të dy apostujve dhe së dyti, katedralja e Durrësit që mban emrin e Apostull Pavlit, këtij apostulli që solli mesazhin shpëtimtar të Krishtit në këtë qytet
Kremtohet 24 qershori (2011)
– Përvjetor i ringjalljes dhe i garancisë për të ardhmen – Në datën 24 qershor, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, u festua 19-vjetori i zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në këtë ditë të veçantë, u krye Liturgji Hyjnore panegjirike ku bashkë me të gjithë anëtarët e Sinodit merrnin pjesë edhe besimtarë
Viti arsimor 2010-2011, në institucionet edukuese të Kishës sonë.
Viti shkollor 2010-2011 rezultoi me përparime të ndjeshme formuese dhe edukuese në institucionet arsimore të Kishës sonë. Gëzimi nuk fshihet nga askush, as nga nxënësit dhe as nga stafi pedagogjik. Përparimi ka qenë i dukshëm, sidomos për nxënësit e klasës së parë të fillores dhe të vitit të fundit të gjimnazit, të cilët kanë dalë me nota dhe rezultate të kënaqshme. Megjithatë drejtuesit janë
Duke pritur kampet verore 2011, për djem dhe vajza.
Periudha e verës është një gëzim i veçantë për të rinjtë dhe të rejat orthodhokse. Është bekim i madh që ata marrin pjesë në një nga veprimtaritë më të mëdha që organizon Kisha jonë për argëtimin, formimin dhe edukimin e brezit të ri. Sivjet, kampet do të nisin në fund të muajit qershor dhe do të përfundojnë në fillim të muajit gusht. Për
MESAZHI I PENTIKOSTISË 2011.
O Shpirt i Shenjtë, falna frymë të re dhe fuqi! “Do të merrni fuqi, kur të vijë Shpirti i Shenjtë mbi ju” (Vep. 1:8) Premtimi i Krishtit të Ngjallur para Ngjitjes së Tij në Qiell, u realizua në ditën e Pentikostisë, me dy forma fuqish: me oshtimën e një ere, “që fryn me fuqi” dhe “me gjuhë si prej zjarri”.
Diplomohen studentët e vitit IV të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. (13 Qershor 2011)
13 qershori, dita e të kremtes së Shpirtit të Shenjtë, për të diplomuarit e rinj të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në shën Vlash të Durrësit, ishte më shumë se një ceremoni tradicionale festive. Në këtë ditë kaq të veçantë, merrte pjesë Kryepiskopi Anastas bashkë me disa anëtarë të Sinodit të Shenjtë, Mitropolitin e Beratit Ignati, Ndihmës-Dekani i Akademisë, Episkop Nikolla, Protopresviter Jani
