Kampet e sivjetshme verore të Kishës sonë Orthodhokse në Kosovë mbushën 10 vjet. (Shtator 2011)

– Lumturia troket në kampet verore për fëmijët kosovarë –       Si çdo vit, ardhja e verës bën që fëmijët e Kosovës të presin me padurim ditët kur në shkollën e tyre do të zhvillohet kampi veror për fëmijë. Për të dhjetin vit radhazi, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, nëpërmjet Zyrës Qendrore të Fëmijëve dhe dhjetëra vullnetarëve të saj bëri të mundur që […]

U kremtua me solemnitet Lindja e Hyjlindëses, në Manastirin e Ardenicës. (Shtator 2011)

    Kremtimi i festave më kryesore të vitit liturgjik nuk kishte se si të fillonte ndryshe, veçse me kremtimin e Lindjes së të Tërëshenjtës, Hyjlindëses Mari në 8 shtator. Lindja e saj përbën një nga pikënisjet e shpëtimit të gjinisë njerëzore duke qenë kështu, një nga stacionet më kryesore të vitit liturgjikal.    Madhështia e kësaj feste, u ndërthur dhe u njësua aq bukur […]

Asambleja e të rinjve orthodhoksë të Ballkanit (BOYA) zgjedh bordin e ri të saj. (17 – 21 Gusht 2011)

    Në datat 17–21 gusht 2011, në Manastirin e hirshëm të Shën Gjergjit në Haxhidimovo të Bullgarisë, u mblodh Asambleja e pestë e përgjithshme e Federatës Rinore të të Rinjve të Ballkanit, BOYA (Balkan Orthodox Youth Association). Morën pjesë përfaqësues nga Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria. Në të u diskutua plani i aktiviteteve nga drejtuesit e saj për katër vitet […]

Faqja e re në internet e Qendrës Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”. (2011)

    Tashmë Qendrën Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”, mund ta gjeni edhe në faqen e re zyrtare të internetit www.klinikaorthodhokse.com.     Këtu mund të gjeni shërbimet që ofrohen në këtë qendër mjekësore, informacion mbi strukturën funksionale, laboratorët, kabinetet, informacion mbi shëndetin, guidën e shërbimeve për pacientët, kontakte dhe vendndodhjen e kësaj klinike.     Le të shpresojmë që kjo faqe e re interneti të jetë […]

Kremtimi i shën Kozmait në Kolkondas të Fierit. (24 Gusht 2011)

    “Zëri i tij doli në gjithë dheun, dhe fjalët e                   tij deri në anët e botës”. (Romakëve 10, 18)       Më 24 gusht, Kisha kremton dhe nderon kujtimin e hirshëm të hierodëshmorit të lavdëruar Kozma nga Etolia. Myzeqeja është vendi në të cilin ky shenjtor i madh mori kurorën e lavdisë, duke u martirizuar për emrin e Krishtit. Pikërisht në Kolkondas, […]

Vizitë me mesazhe të shumëfishta optimizmi U krye shenjtërimi i dy kishave të reja në mitropolinë e Gjirokastrës. (14 Gusht 2011)

                      Gëzim të veçantë, por edhe tone optimizmi i dha gjithë grigjës së Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, por edhe gjithë Kishës Orthodhokse, vizita e këtyre ditëve në këto zona, të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë z. Anastas. Në kuadrin e gjithë atmosferës shpirtërore që krijohet me festimin e Fjetjes së Tërëshenjtës Mari (nuk është madje aspak e rastit që në […]

Kremtohet Fjetja e të Tërëshenjtës Mari në Manastirin e Shën Vlashit. (15 Gusht 2011)

    Më 15 gusht, në Manastirin e Shën Vlashit u kremtua Fjetja (vdekja) e të Tërëshenjtës Mari. Është kjo një nga të kremtet e rëndësishme të kalendarit të krishterë orthodhoks, për shkak të rolit, rëndësisë dhe peshës që ka nëna e Zotit Jisu Krisht në historinë e shpëtimit. Pikërisht kjo është dhe një nga arsyet e pjesëmarrjes masive të besimtarëve orthodhoksë nga qytetet e […]

Udhëtim në kampet verore të vajzave 2011. (30 Qershor – 4 Gusht 2011)

      Me thirrjen e Krishtit “Eja pas meje” filloi përjetimi më i bukur për vajzat pjesëmarrëse në kampin veror “Bariu i Mirë”, në Manastirin e hijshëm të shën Joan Vladimirit, pranë qytetit të Elbasanit. Për të trembëdhjetin vit, ky manastir i hirshëm mblodhi 220 vajza pjesëmarrëse nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora, Berati, Gjirokastra, Korça, Fieri, Lushnjë etj. si […]

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live