Tiranë, Liturgji Hyjnore Sinodike me rastin e festës së 100-vjetorit të Pavarsisë. (28 Nëntor 2012)
Sipas traditës së Kishës Orthodhokse, për të përkujtuar ngjarjen e bekuar të çlirimit nga okupacioni 500-vjeçar dhe 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë, sot, më 28 Nëntor, u krye në Katedralen e Tiranës “Ngjallja e Krishtit” Liturgjia Hyjnore Arkihieratike festive. Në të bashkëmeshuan Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë. Duke iu drejtuar besimtarëve Kryepiskopi Anastas uroi
Festohet me madhështi 28 Nëntori në Vlorë. (28 Nëntor 2012)
Ditëlindja e Shtetit Shqiptar 28 nëntori. Si sot 100 vjet më parë plaku i Vlorës Ismail Qemal Bej Vlora bëri realitet ëndrën dhe përpjekjet e shumë shqiptarëve për të pasur një shtet të pavarur. Pikërisht në këtë ditë delegatët nga të gjitha trevat e Shqipërisë u mblodhën nën drejtimin e plakut të Vlorës, firmosën deklaratën e pavarësisë dhe ngritën flamurin kombëtar. Atë ditë
“Protagonistët”, koncert festiv me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë. (23 Nëntor 2012)
“Ti Shqipëri me ep nder me ep emrin shqipëtar”. Ishte kjo motoja e koncertit festiv të organizuar nga Shkolla Protagonistët, me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë dhe 10 vjetorit të hapjes së kësaj shkolle 9 vjeçare në Tiranë. Koncerti u organizua në Amfiteatër, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ditën e premte, dt. 23. 11. 2012. Merrnin pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe
Trajnim i Veçantë me Mësuesit Kosovarë dhe Shqiptarë. (2012)
Mësues kosovarë dhe shqiptarë u mblodhën së bashku për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të mësuar më tepër mbi mësimdhënien e fëmijëve. Tashmë është viti i katërt që mësues të shkollave 9-të vjeçare të Komunës së Malishevës vijnë në Shqipëri të marrin pjesë në një trajnim mbi mësimdhënien bashkëkohore të fëmijëve. Ky trajnim zhvillohet me bekimin dhe mbështetjen e Kryepiskopit Anastas. Këta
Sesion shkencor në Universitetin “LOGOS” (22 Nëntor 2012)
I gjithë komuniteti i krishterë orthodhoks në Shqipëri po jeton në atmosferën e 100 vjetorit të Pavarsisë. Në këtë kuadër Universiteti “LOGOS” në Tiranë organizoi një sesion shkencor, në respekt të patriotëve të shquar shqiptar që sollën një epokë të re për Kombin Shqiptar. Ngritja e flamurit Shqiptar, si simbol i lirisë dhe i pavarësisë tregon fitoren e pavarsisë kundër pushtimit të egër dhe
Vlorë, celebrohet shërbesa e Dhoksologjisë së Flamurit. (25 Nëntor 2012)
Më datën 25 Nëntor të dielën e 13-të Llukait Kisha jonë kremtoi Dëshmoren e Madhe Ekaterina. Për të festuar me besimtarët e Vlorës erdhi edhe Mitropoliti i Beratit,Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati. Pas shërbesës së Mëngjezores u celebrua Liturgjia Hyjnore e cila u drejtua nga Mitropoliti i ndihmuar nga atë Kostandin Prifti dhe dhjakon Anastas Vrapi. Në predikim e ditës Mitropoliti ju foli besimtarëve
Durrës, koncert festiv me rastin e 100-vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë me titull “E duam Shqipërinë”. (25 Nëntor 2012)
Veshur kuqezi, me flamuj kombëtarë në dorë dhe me sytë plot gëzim fëmijët, të rinjtë dhe besimtarët orthodhoksë të qytetit të Durrësit sot, më datën 25 nëntor 2012, festuan sëbashku 100-vjetorin e shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë. Programi artistik u krye në sallën e shfaqjeve poshtë kishës katedrale “Apostull Pavli & Shën Asti”, menjëherë pas Liturgjisë Hyjnore. Ashtu si Shqipëria e ka
Aktivitete me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në kopshtet e Kishës Orthodhokse. (16 Nëntor 2012)
Ne datën 16/11/2012 Zyra e Koordinimit të Përkujdesjeve Ditore me mbështetjen e Zyrës Diakoni Agapes dhe donatoreve, në kuadër të zbatimit të Programit të Përkujdesjeve Ditore udhëtoi në qytetin e Vlorës. Në kopshtin “Frymë Dashurie” të këtij qyteti me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë stafi i kopshtit kishte përgatitur një Mësim të Hapur. Për të ndjekur këtë aktivitet morën pjesë mësuese të kopshteve
