Filloi me lutje e shpresëtari Viti i ri Kishtar. (1 Shtator 2012)

    Kisha Orthodhokse kremtoi më 1 shtator fillimin e Indiktit ose fillimin e Vitit të ri Kishtar. Qëllimi i Vitit Kishtar është t’u kujtojë besimtarëve mësimin e Ungjillit dhe ngjarjet kryesore të historisë së krishterë në rrjedhën e kohërave. Në kishën katedrale “Ungjillëzimi i Perëndilindëses” në Tiranë, ashtu sikurse në shumë kisha te vendit tonë dhe në shumë vende të botës orthodhokse u krye […]

NUK KA ASNJË PRIFT ORTHODHOKS AUTONOM, QË NUK KA LIDHJE ME NJË EPISKOP LOKAL. (29 Gusht 2012)

Nuk ka asnjë prift orthodhoks autonom, që nuk ka lidhje me një episkop lokal     E nderuar redaksi e Gazeta Shqiptare, ne që po ju shkruajmë, kemi qenë ndër studentët e parë të Seminarit Orthodhoks dhe ndër klerikët e parë të dorëzuar. Të çuditur dhe të revoltuar nga ato që po lexojmë në gazetën tuaj, duam edhe ne të themi fjalën tonë të përgjegjshme.     […]

Festohet në Kolkondas dita e shën Kozmait. (24 Gusht 2012)

    I ndritshëm, i mbushur me hirin hyjnor dukej manastiri i shenjtë i Hierodëshmorit Kozma, në ditën kur Kisha Orthodhokse  kremton kujtimin e tij. Një festë e veçantë me një madhështi unike. Besimtarë të shumtë vendas, si dhe të tjerë pelegrinë të ardhur nga shteti fqinj, Greqia, iu falën me shpresëtari dhe kërkuan nxehtësisht ndërmjetimet e shenjtit. Liturgjia Hyjnore u drejtua nga Mitropoliti i Beratit, […]

Kryepiskopi Anastas në Manastirin, dikur të famshëm të Shën Theodhorëve. (15 Gusht 2012)

E kremtja e Fjetjes së të Tërëshenjtës në bregdet     Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi, kreu Liturgjinë Hyjnore të Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari në ambientet e Manastirit të Shenjtë, dikur të famshëm të Shën Theodhorëve, në afërsi të fshatit Dhërmi, në zonën e bregdetit. Qindra besimtarë me përdëllimtari fetare mbushën mjediset e manastirit dhe morën pjesë në misterin e […]

NJE MASHTRIM QE VAZHDON. (16 Gusht 2012)

    Në përgjigjen e mëparshme që dhamë në Gazeta Shqiptare, dt 11. 8. 2012, ndaj një teksti shpifës të bërë nga Nikolla Marku nga Elbasani, treguam se personi në fjalë  po kryen një mashtrim të vazhdueshëm. Duke qenë, se ai vazhdon të deklarojë se është “prift” i një Kishe inekzistente dhe bën qesharake fenë, jemi të detyruar të ritheksojmë, se asnjë Kishë Orthodhokse në […]

Festohet 15 gushti, Fjetja e Hyjlindëses Mari. (15 Gusht 2012)

Në Manastirin e Zvërnecit, festa mblodhi shumë besimtarë         Në Manastirin “Fjetja e Hyjlindëses”, në Zvërnec, u festua me ngazëllim shpirtëror dhe me adhurim madhështor Fjetja e të Përmbishenjtës. Mes qindra pjesëmarrësve, të ardhur nga Berati, Vlora, Fieri dhe zonat përreth, ishte edhe Mitropoliti i Beratit, Hirësi Ignati, i cili kreu Liturgjinë Hyjnore. Gjatë predikimit, ai theksoi se kalimi i Shën Marisë në […]

NJË MASHTRIM I VAZHDUESHËM. (8 Gusht 2012)

Duke marrë shkas nga deklaratat e z. Nikolla Marku nga Elbasani në Gazeta Shqiptare, 2 gusht 2012, fq. 11, sqarojmë:     Nëse dikush endet nëpër Shqipëri, duke deklaruar se është “ambasador” i një vendi inekzistent, duke lëshuar viza e pasaporta, a nuk do të dënohej penalisht? Nëse dikush e shpall veten “kirurg”, apo “profesor”, të një universiteti që nuk ekziston, a do të lejohej […]

Gjirokastër: Festohet 6 gushti, Metamorfoza e Krishtit. (6 Gusht 2012)

    Festa e 6 gushtit, ose e Metamorfozës së Krishtit është një nga ngjarjet kryesore që kremtohet në Kishën tonë dhe si e tillë, me tërë madhështinë që i takon u kremtua edhe në Mitropolinë e Gjirokastrës. Pikërisht në kishën që mban emrin e kësaj dite të shënuar, e cila ndodhet në pjesën muzeale të qytetit, dhjetëra besimtarë të ardhur nga Gjirokastra dhe zonat përreth, […]

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live