Shkolla e Muzikës Bizantine. ( Gusht 2013)

   QËLLIMI & SYNIMI    Në kuadër të përpjekjes krijuese 20-vjeçare të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, për ringritjen e strukturave të Kishës dhe sidomos atë të arsimit kishtar është hapur Shkolla e Muzikës Bizantine.    Qëllimi i saj konsiston në kualifikimin muzikor sistematik, në shërbimin liturgjik të “Psaltit”, duke u mbështetur fort në traditën, përvojën, studimet shkencore, si dhe metodat bashkëkohore. Filozofia e shkollës

Kampi i Familjeve “Të jetojmë Liturgjinë Hyjnore”. (24-29 Korrik 2013)

     Natyra e bukur e Voskopojës kishte vizitorë 25 familje të krishtera ose rreth 100 persona të cilët morën pjesë në kampin e familjeve me temë: “Të jetojmë Liturgjinë Hyjnore”. Ky kamp u zhvillua më 24-29 korrik 2013. Prindërit së bashku me fëmijët e tyre patën mundësinë që për 5 ditë të shijonin bukuritë natyrore dhe kishtare të Voskopojës.     Shumë aktivitete domethënëse përbënin programin

Doli në qarkullim nr. i ri i gazetës “Ngjallja”- KORRIK 2013

Doli në qarkullim nr. i ri i gazetës “Ngjallja”- KORRIK 2013. Në këtë numër do të njiheni: –    LARTËSIMI I NATYRËS NJERËZORE – Fragment nga libri “Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”  shkruar nga Prof. Dr. Anastasi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë –    Po zhvillohen kampingjet me të rinjtë orthodhoksë – Korresp. i “Ngjallja” –    21 vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas – 2

Kryetarët dhe përfaqësuesit e Kishave Lokale Orthodhokse u mblodhën për festimin e 1025 vjetorit të Pagëzimit të Rusisë. (25 Korrik 2013)

             Primatët dhe përfaqësuesit e Kishave Lokale Orthodhokse, u mblodhën në Moskë për festimin e 1025 vjetorit të Pagëzimit të Rusisë. Përgjatë kësaj kohe ata diskutuan edhe për situatën e të krishterëve në Lindjen e Mesme. Më 25 korrik 2013, Primatët dhe përfaqësuesit e Kishave Lokale Orthodhokse u takuan në Kremlin me Presidentin e Rusisë z. Vladimir Putin. Kisha Orthodhoke Autoqefale e

Kampi i fëmijëve në Librazhd: “Unë jam qytetar i Mbretërisë së Perëndisë”. (Korrik 2013)

    Me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe nën përgjegjësinë e Episkop Nikollës, Zyra e Katekizmit organizoi kampin ditor veror në qytetin e Librazhdit, i cili u zhvillua në ambientet e Kishës në këtë qytet. Kjo Kishë është e sapondërtuar dhe do të mbajë emrin “Ngjitja e Zotit në Qiell”.     Tema e kampit ishte: “Unë jam qytetar i Mbretërisë së Perëndisë”. Kampi kishte një

Kremtohet 15-vjetori i dorëzimit dhe Fronëzimit të Hirësi Joanit. (21 Korrik 2013)

    Më 20 korrik 1998, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, u krye dorëzimi në gradën episkopale  të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joanit, nga Kryepiskopi Anastas dhe dy Mitropolitët përfaqësues të Patriarkanës Ekumenike. Bashkë me Hirësi Ignatin dhe Hirësi Kozmain ata plotësuan të parin Sinod të Shenjtë të Kishës sonë pas persekutimit ateist. Fronëzimi i Hirësisë së Tij Joanit u krye

Aftësim profesional për ofrimin e shërbimit cilësor shëndetësor. (Korrik 2013)

    Gjatë muajit korrik 2013, personeli shëndetësor i komunës Shushicë në Elbasan mori pjesë në trajnimin me temë “Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës”, i organizuar nga Diakonia Agapes (zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë), në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave”. Me mbështetjen financiare të Bread for the World – Gjermani, bashkëpunimin e komunës Shushicë dhe i

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live