Punojmë së bashku për të krijuar ferma të qëndrueshme bujqësore. (Qershor 2013)
Diakonia Agapes, zyra sociale, e zhvillimit dhe emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, po zbaton gjatë periudhës 2011 – dhjetor 2013, projektin “Fuqizimi i fermerëve në zonën e Shpatit”. Ai po realizohet me mbështetjen financiare të Dorcas Aid International Albania, dhe synon përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të komunave Shushicë, Gjinar dhe Zavalinë, nëpërmjet zhvillimit të biznesit të qëndrueshëm bujqësor.
Veprimtari të rinisë orthodhokse “Bij të Dritës” në Kryepiskopatë dhe Mitropolitë. (2 Qershor 2013)
– Në to ishin të ftuar edhe një grup me studentë teologjie nga SHBA – Çdo vit është bërë traditë që të vijnë në vendin tonë një grup prej 15 studentësh orthodhoksë nga SHBA, të cilët studiojnë në shkolla të ndryshme teologjike, të shoqëruar nga atë Luka Veronis, i cili ka shërbyer për 10 vjet në Shqipëri dhe tashmë është pedagog teologjie atje dhe
Takim i grave orthodhokse. (9 Maj 2013)
Të dielën, 9 maj, kur Kisha jonë feston gratë miroprurëse, në një nga mjediset e Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit”, u bë një takim i përbashkët i grave orthodhokse të Lidhjes së Tiranës dhe të fshatrave Rrushkull e Jubë, të Durrësit. Aktiviteti kishte për qellim forcimin e lidhjes së krishtere midis këtyre grave dhe shkëmbimin e eksperiencave të tyre. Ishin të pranishme
Panairi i Shën Joan Vladimirit bashkon edhe politikanët. (3 – 4 Qershor 2013)
Panairi i Shën Joan Vladimirit në manastirin me të njëjtin emër në Elbasan në dt. 3-4 qershor 2013 mblodhi besimtarë orthodhoksë të moshave të ndryshme të ardhur nga fshatra e qytete të ndryshme të Shqipërisë, por dhe jashtë kufijve, nga Republika e Malit të Zi dhe një grupi studentësh të Teologjisë nga Sh.B.A. të udhëhequr nga atë Luka Veronis, i cili ka shërbyer për
Festohet 1150 vjetori i krishterimit të Çekëve dhe Sllovakëve prej misionarëve Bizantinë Kirilit dhe Methodit. (Maj 2013)
Mbushen sivjet 1150 vjet nga mbërritja në krahinën e Moravisë të vëllezërve selanikas Kirilit dhe Methodit dhe fillimit të veprës së tyre misionare për ndriçimin e popujve sllavë (Çekëve dhe Sllovakëve të sotëm). Ngjarjet nisin rreth vitit 863, kur Mbreti Morav Rastislavi i drejtoi një kërkesë Perandorit Bizantinme qëllim që Kisha e saj Orthodhokse të dërgonte misionarë për të mësuar popullin
Reagime të reja ndaj Censusit skandaloz. (Maj 2013)
Instat-i vazhdon të përdorë dhe të promovojë qetësisht shifrat krejtësisht të pabesueshme Reagim, nga Kryeredaktori i gazetës “Ngjallja”, organ i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Ditët e fundit, problemet skandaloze të lidhura me Censusin, kanë dalë përsëri në pah. Ai është trajtuar në dy dokumeta te rëndësishëm nga burime ndërkombëtare, një letër e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (WCC) Rev. Dr.
Aktiviteti Festiv i Pashkës. (11-18 Maj 2013)
Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, Zyra e Katekizmit në bashkëpunim me World Vision, nga data 11-18 Maj zhvilloi aktivitetin festiv me rastin e festës së Pashkës me fëmijët e katekizmit të zonës së Shpatit. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e manastirin të Shën Joan Vladimirit. Më datë 11 Maj në këtë aktivitet morën pjesë fëmijët e katekizmit të Shelcanit dhe Mlizës, dhe më
Festa e Ngjalljes së Zotit me fëmijët dhe prindërit. (Maj 2013)
Tashmë është bërë traditë që pas Festave të Mëdha të kalendarit kishtar, fëmijët së bashku me prindërit e tyre marrin pjesë në një festë të organizuar me këtë rast. Me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe me organizimin e Zyrës së Fëmijëve, Pashka, si festa e festave, mblodhi së bashku shumë fëmijë dhe prindër në qendrat e fëmijëve në Bathore, Thavor dhe tek Kisha
