Historia e Kishës

10:28 am 10, 2012

Shekulli i Parë

By |2020-05-07T22:04:35+02:0022 Tetor, 2012|Historia e Kishës|Komentet te Shekulli i Parë Janë të Mbyllura

    Shekulli i parë i erës së krishterë fillon me lindjen e Jisu Krishtit prej Virgjëreshës Mari në Betlehem. Krishti jetoi, vdiq, u ngjall përsëri dhe u ngjit në qiell në shekullin e parë. Kjo kohë dëshmoi, gjithashtu, derdhjen e Shpirtit të Shenjtë mbi nxënësit e Krishtit në festën e Rushajeve, ngjarje që quhet shpesh ditëlindja e Kishës. Në shekullin e parë, apostujt predikuan

10:29 am 10, 2012

Shekulli i Dytë

By |2020-05-07T19:59:47+02:0021 Tetor, 2012|Historia e Kishës|Komentet te Shekulli i Dytë Janë të Mbyllura

  Persekutimet     Shekulli i dytë pa një zhvillim të mëtejshëm të besimit të krishterë dhe persekutime më të mëdha të Kishës nga autoritetet perandorake romane, për të cilët krishtërimi ishte një “fe e paligjshme”. Të krishterët ishin të dënueshëm në sytë e romanëve jo vetëm fetarisht, por edhe politikisht. Ata shkelnin ligjet e shtetit, sepse ata kundërshtonin të nderonin një perandor tokësor

10:30 am 10, 2012

Shekulli i Tretë

By |2020-05-07T20:05:30+02:0020 Tetor, 2012|Historia e Kishës|Komentet te Shekulli i Tretë Janë të Mbyllura

    Kisha e krishterë jetoi një paqe relative që nga vdekja e Mark Aurelit (185) deri në kohën e perandorit Decius (249). Kur Decius erdhi në pushtet, ai filloi një persekutim të përgjithshëm kundër të krishterëve nëpër tërë perandorinë. Persekutimet nga Decius u vazhduan me forcë nga Valeriani (253-260) Gjatë kësaj kohe jo vetëm që të krishterët detyroheshin t’u flijonin perëndive perandorake, por kleri

10:31 am 10, 2012

Shekulli i Katërt

By |2020-05-07T20:08:26+02:0019 Tetor, 2012|Historia e Kishës|Komentet te Shekulli i Katërt Janë të Mbyllura

    Konstandini     Shekulli i katërt filloi me persekutimin më të madh që ishte bërë ndonjëherë kundër Kishës së hershme, ai i perandorit Dioklecian. Lista më e gjatë e martirëve të parë vjen nga kjo periudhë (303-306). Mbas dorëheqjes së Dioklecianit u zhvillua një luftë e fortë për pushtet ndërmjet udhëheqësve perandorak. Në vitin 312, Konstandini u angazhua në një betejë me pretenduesin kryesor

10:31 am 10, 2012

Shekulli i Pestë

By |2020-05-07T20:11:09+02:0018 Tetor, 2012|Historia e Kishës|Komentet te Shekulli i Pestë Janë të Mbyllura

Luftërat e Brendshme     Në fillim të shekullit të pestë kur Aleksandria dhe Konstandinopoja po haheshin për pozicionet e tyre në Kishë dhe në perandori, Nestori, peshkopi i Konstandinopojës, shpalli kundërshtimin e tij për të nderuar Marinë, nënën e Krishtit, me titullin tradicional Theotokos (Perëndilindëse ose Hyjlindëse). Ai pretendonte se ai që lindi nga Maria ishte thjesht “njeriu” në të cilin Logos-i i përjetshëm

10:32 am 10, 2012

Shekulli i Gjashtë

By |2020-05-07T20:14:39+02:0017 Tetor, 2012|Historia e Kishës|Komentet te Shekulli i Gjashtë Janë të Mbyllura

    Perandori Justinian I dhe Monofizitët    Shekulli i gjashtë i historisë së Kishës Orthodhokse në Lindje u zotërua nga personi dhe politikat e perandorit Justinian I (527-65). Justiniani e kuptoi lidhjen ndërmjet Kishës dhe shtetit si një unitet dhe bashkëpunim ndërmjet priftërisë (që “ka të bëjë me gjërat hyjnore”) dhe perandorisë (që “kryeson mbi të vdekshmit”). Synimet e tij ishin të rifitonte pjesën perëndimore

10:33 am 10, 2012

Shekulli i Shtatë

By |2020-05-07T20:19:03+02:0016 Tetor, 2012|Historia e Kishës|Komentet te Shekulli i Shtatë Janë të Mbyllura

    Dionis Aeropagjiti     Shkrimet teologjike që u shfaqën në shekullin e gjashtë nën emrin e Dionis Aeropagjitit, u pranuan në përgjithësi si nga mbrojtësit ashtu edhe nga kundërshtarët e doktrinave të sinodeve ekumenikë të shekullit të katërt dhe të pestë. Këto shkrime patën një ndikim të madh në devotshmërinë liturgjike të Kishës nëpërmjet shpjegimeve të tyre simbolike të ritualeve të adhurimit. Ato

10:34 am 10, 2012

Shekulli i Tetë

By |2020-05-07T20:21:03+02:0015 Tetor, 2012|Historia e Kishës|Komentet te Shekulli i Tetë Janë të Mbyllura

    Debati i Ikonave    Në shekullin e tetë sundonjësit isaurianë në Lindje, Leo III (717-741) dhe Konstandini V (741-775) u orvatën ta nënshtronin Kishën nën sundimin e tyre. Për të arritur kontrollin e Kishës këta dy perandorë i sulmuan ligësisht të krishterët e zellshëm, sidomos murgjërit, të cilët mbronin integritetin e Kishës. Sulmi mori formën e një persekutimi të egër kundër atyre që

10:35 am 10, 2012

Shekulli i Nëntë

By |2020-05-07T20:23:29+02:0014 Tetor, 2012|Historia e Kishës|Komentet te Shekulli i Nëntë Janë të Mbyllura

    Mbarimi i Debatit mbi Ikonat     Mbas sinodit të 787 në të cilin u mbrojt zyrtarisht nderimi i ikonave në Kishë, dolën sundimtarë të rinj perandorakë të cilët i sulmuan përsëri si nderimin ashtu edhe nderuesit e imazheve të shenjta. Kur perandoresha Irena vdiq, në 802, u bë perandor Leo Armeni. Në 815 ai urdhëroi që ikonat e kishave të vendoseshin në

10:36 am 10, 2012

Shekulli i Dhjetë

By |2020-05-07T20:26:11+02:0013 Tetor, 2012|Historia e Kishës|Komentet te Shekulli i Dhjetë Janë të Mbyllura

    Rilindja Kulturore     Në Lindje, në shekullin e dhjetë, pati një vazhdim të përgjithshëm të rilindjes kulturore të shekullit të nëntë. U mblodhën shkrimet e Etërve të Kishës dhe për herë të parë, Shën Simeon Metafrasti kodifikoi Jetët e Shenjtorëve të Kishës. Pati, gjithashtu, një gjallërim të interesit për antikitetin pagan nga njerëz të tillë, si: Mihal Pselus dhe Joan Italos, “helenizimi” ekstrem

Go to Top