Dhjata e Re
Shërbesa e Mbrëmjes Në Kishën Orthodhokse dita liturgjike fillon me mbrëmjen, në perëndim të diellit. Kjo praktikë ndjek tregimin e krijimit në Shkrimin e Shenjtë: "Dhe ishte mbrëmje dhe ishte mëngjes - dita e parë" (Gjeneza 1:5). Shërbesa e Mbrëmësores në Kishë fillon gjithmonë me këndimin e psalmit të mbrëmjes: "... Dielli njeh të perënduarit e tij. Ti përhap errësirë e bëhet natë..." (Psalmi 103:19-20). Ky psalm,
Shërbesa e Mëngjesit Shërbesa e Mëngjesit, hapet me këndimin e gjashtë psalmeve të mëngjesit dhe me Litaninë e Madhe (Paqësoret). Mbas këtyre, këndohen vargjet e Psalmit 118: Perëndia është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit. Pastaj këndohet Tropari dhe në manastire lexohen grupe të veçanta psalmesh, të cilët ndryshojnë çdo ditë. Përsëri,
Mesha Hyjnore quhet gjithashtu Liturgjia Hyjnore. Fjala Liturgji, që do të thotë punë e përbashkët ose veprim i përbashkët, e shpreh më mirë e më qartë kuptimin dhe përmbajtjen e Meshës Hyjnore. Ajo është puna e përbashkët e Kishës Orthodhokse. Mesha Hyjnore është veprimi zyrtar i Kishës së mbledhur së bashku, si Populli i zgjedhur i Perëndisë. Fjala kishë, kupton një mbledhje ose bashkim
Shërbesat e Orëve, Pasdarkës dhe Mesnatës Përveç shërbesës së Mbrëmjes dhe të Mëngjesit, në ciklin ditor janë gjithashtu edhe Orët, Pasdarka dhe Shërbesa e Mesnatës. Këto shërbesa bëhen në manastire, ndërsa në kishat e enorive bëhen rallë, përveçse gjatë Kreshmës së Madhe dhe Javës së Madhe, si edhe në ditë festash të veçanta. Shërbesat e Orëve quhen e Para, e Treta, e Gjashta dhe
Përpara se të fillojë Mesha Hyjnore, prifti hyn në Kishë, duke thënë disa lutje të veçanta dhe më pas vishet me rrobat e meshimit*. Pastaj, shkon në Tryezën e Blatimit për të përgatitur bukën dhe verën për Meshën Hyjnore. Kjo pjesë e Liturgjisë quhet Blata e Hyjshme ose Proskomidhia, që do të thotë Përgatitje. Kjo formë e Proskomidhisë që kemi sot ka mundësi të
Mbas Shërbesës së Blatës së Hyjshme, prifti (ose dhiaku) temjanis altarin, ikonat dhe tërë Kishën. Në kohën që po temjanis altarin, ai thotë pa zë troparet që rrëfejnë plotësinë e pranisë së Krishtit në varr, në vdekje, në parajsë, në të djathtë të Atit: "Ti, i papërshkruar, që i mbush të gjitha". Ai, gjithashtu, thotë pa zë Psalmin 50: Mëshiromë, o Perëndi. Pas temjanisjes, kleri
Mbas bekimit të Mbretërisë, thuhet Lutja e Madhe. Kjo lutje hap çdo shërbesë liturgjike të Kishës Orthodhokse, si edhe të gjitha misteret dhe shërbesat e veçanta. Kjo është lutja e Kishës, që përfshin gjithçka që bëhet për çdo njeri dhe për çdo gjë. Ajo përbëhet nga lutje të ndryshme të cilave populli i përgjigjet: Mëshiro o Zot. Lutja e Madhe fillon me lutjet "me paqe"
Mirosja Në misterin e Mirosjes ne marrim "vulën e Shpirtit të Shenjtë" (Shih Romanët 8; 1 Korinthianët 6; 2 Korinthianët 1:21-22). Nëse Pagëzimi është pjesëmarrja jonë personale në Pashkën - vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit; Mirosja është pjesëmarrja jonë personale në Rushajet (Pentekostinë) - ardhja e Shpirtit të Shenjtë mbi ne. Misteri i Mirosjes quhet gjithashtu konfirmim dhe kryhet gjithmonë në Kishën Orthodhokse së
Kungata e Shenjtë Kungata e Shenjtë në Traditën Orthodhokse është quajtur "misteri i mistereve". Quhet gjithashtu edhe "misteri i Kishës". Kungata është qendra e jetës së Kishës. Çdo gjë në Kishë të çon në Kungatën dhe çdo gjë rrjedh prej saj. Ajo është plotësimi i të gjitha mistereve të Kishës - burimi dhe qëllimi i të gjitha doktrinave dhe institucioneve të Kishës. Ashtu