Besimi Orthodhoks

10:27 pm 10, 2012

Jisu Krishti

By |2020-10-15T18:23:16+02:0012 Tetor, 2012|Simboli i Besimit|Komentet te Jisu Krishti Janë të Mbyllura

Jisu Krishti     Dhe në një Zot, Jisu Krishtin     Pohimi themelor i të krishterëve për Zotin e tyre është ky: Jisu Krishti është Zot. Ky pohim fillon në Ungjill, kur Jisui vetë i pyeti nxënësit e tij: "Po ju cili thoni se jam unë? Edhe Simon Pietri u përgjegj e tha: Ti je Krishti, i Biri i Perëndisë së Gjallë..." (Mattheu 16:16).    

9:31 pm 10, 2012

Biri i Perëndisë

By |2020-10-15T18:45:04+02:0011 Tetor, 2012|Simboli i Besimit|Komentet te Biri i Perëndisë Janë të Mbyllura

Biri i Perëndisë Birin e Perëndisë, të Vetëmlindurin       Jisui është një me Perëndinë, si Biri i Tij i vetëmlindur. Kjo u formulua nga etërit e shenjtë të Sinodit të Nikeas si më poshtë: ...dhe në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve. Dritë prej drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë, të

8:34 pm 10, 2012

Mishërimi

By |2020-10-15T18:39:59+02:0010 Tetor, 2012|Simboli i Besimit|Komentet te Mishërimi Janë të Mbyllura

Mishërimi  ... Dhe Ai u Mishërua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë Njeri       Biri hyjnor i Perëndisë u lind si njeri prej Virgjëreshës Mari me anë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë (Mattheu 1; Lluka 1). Kisha na mëson që lindja virgjërore është plotësimi i profecisë së Dhiatës së Vjetër (Isaia 7:14), dhe është gjithashtu plotësimi i dëshirës

7:35 pm 10, 2012

Çlirimi

By |2020-10-15T18:52:02+02:009 Tetor, 2012|Simboli i Besimit|Komentet te Çlirimi Janë të Mbyllura

Çlirimi Dhe u Kryqëzua për ne, në kohën e Pontit Pilat, dhe pësoi dhe u varros.      Ndonëse Jisui nuk mëkatoi dhe nuk duhej të pësonte dhe të vdiste, ai vullnetarisht mori mbi vete mëkatet e botës dhe vullnetarisht e dha veten në vuajtje dhe vdekje për hir të shpëtimit. Kjo ishte detyra e tij si Mesia-Shpëtimtar: "Fryma e Zotit është mbi mua, që

6:32 pm 10, 2012

Ngjallja

By |2020-10-15T19:09:34+02:008 Tetor, 2012|Simboli i Besimit|Komentet te Ngjallja Janë të Mbyllura

Ngjallja Dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve.   Krishti u ngjall së vdekurish! Ky është proklamimi kryesor i besimit të krishterë. Kjo formon zemrën e predikimit dhe adhurimit të Kishës dhe të jetës shpirtërore "...Edhe nëse Krishti nuk u ngjall, atëherë pa fjalë predikimi ynë është i kotë dhe besa jonë është e kotë" (1 Korinthianët 15:14).     Në predikimin e parë në

5:29 pm 10, 2012

Ngjitja (Shestja)

By |2020-10-15T19:12:39+02:007 Tetor, 2012|Simboli i Besimit|Komentet te Ngjitja (Shestja) Janë të Mbyllura

   Ngjitja (Shestja) Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit.       Mbas ngjalljes, Jisui iu shfaq njerëzve për një periudhë prej dyzet ditësh. Pastaj Ai "hipi në qiejt edhe ndenji në të djathtë të Perëndisë" (Marku 16:19; shih gjithashtu Lluka 24:50 dhe Veprat 1:9-11).     Ngjitja e Jisu Krishtit është akti final i misionit tokësor të shpëtimit. Biri

4:26 pm 10, 2012

Gjykimi

By |2021-08-13T12:17:14+02:006 Tetor, 2012|Simboli i Besimit|Komentet te Gjykimi Janë të Mbyllura

      Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.     "Ky Jisu që hipi prej jush lart në qiell, do të vijë kështu, sikundër e patë atë duke vajtur në qiell" (Veprat 1:11). Këto fjalë të engjëjve, iu drejtuan apostujve kur Zoti u ngjit në qiell. Krishti do të vijë përsëri me lavdi, "do të duket për

3:17 pm 10, 2012

Mbretëria e Perëndisë

By |2021-08-13T12:28:40+02:005 Tetor, 2012|Simboli i Besimit|Komentet te Mbretëria e Perëndisë Janë të Mbyllura

    Dhe Mbretëria e Tij nuk do të ketë mbarim.    Jisui është Biri mbretëror i Davidit, për të cilin u profetizua nga engjëlli në lindjen e tij. "Ky do jetë i madh, edhe Bir i të Lartit do të quhet; edhe Zoti Perëndi do t'i japë atij fronin e Davidit, atit të tij; edhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakovit në jetë të

2:16 pm 10, 2012

Shpirti i Shenjtë

By |2020-10-15T19:16:00+02:004 Tetor, 2012|Simboli i Besimit|Komentet te Shpirti i Shenjtë Janë të Mbyllura

Shpirti i Shenjtë      Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, jetëbërës, që buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e profetëve.      Shpirti i Shenjtë ka titullin e Zotit, së bashku me Perëndinë Atin dhe Krishtin Birin. Ai është Shpirti i Perëndisë dhe Shpirti i Krishtit. Ai është i përjetshëm, i pakrijuar dhe hyjnor; që

1:15 pm 10, 2012

Kisha

By |2020-10-15T19:27:51+02:003 Tetor, 2012|Simboli i Besimit|Komentet te Kisha Janë të Mbyllura

Kisha Në një Kishë të përgjithshme dhe apostolike       Fjala Kishë kupton ata që janë thirrur si një popull i veçantë për të kryer një detyrë të caktuar. Kisha e krishterë është asambleja e popullit të zgjedhur të Perëndisë, e thirrur për të mbajtur fjalën e Tij dhe për të bërë punën dhe vullnetin e Tij në botë dhe në mbretërinë qiellore.  

Go to Top