Këtë të premte të pestë të Kreshmëve të mëdha, u krye shërbesa e Himnit të plotë Akathist. Dhjetëra besimtarë, bashkë me klerin dhe korin e muzikës bizantine, psalën së bashku këtë himn të bukur dhe kuptimplotë. Kryepiskopi Anastas theksoi domosdoshmërinë e çdo besimtari për të marrë shembull nga Hyjlindësja Mari, përulësinë dhe gadishmërinë e saj për t’iu përgjigjur vullnetit të Perëndisë.
 
Isidor Koti