25 marsi, festa e Ungjillëzimi të Virgjëreshës Mari, kujton si çdo vit lajmin e gëzuar të shpëtimit të njerëzve. Në një atmosferë festive, qindra besimtarë morën pjesë në shërbesat tradicionale, në kishën katedrale “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, e cila kremtonte edhe emrin e saj. Shërbesat u kryesuan nga Kryepiskopi Anastas, ndërsa predikimi u mbajt nga Episkopi i Krujës, imzot Andoni, i cili theksoi kuptimin dhe rëndësinë e kësaj feste në jetën e gjithësecilit.