“Jeta juaj bën pjesë në planin e madh të Perëndisë”
|
Data 14 qershor ishte një ditë e veçantë për studentët e vitit IV të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Manastirin e Shën Vlashit në Durrës. E filluan ditën me Liturgjinë Hyjnore të kryesuar nga Hirësi Ilia Ketri, drejtor i Akademisë dhe bashkëmeshonin, Hirësi Nikolla, At Kozmai, At Gjerasimi, At Emanueli, dhjakon Spiro, etj. |
![]() |
|
|
Studentja e shkëlqyer që përfundoi sivjet vitin e katërt, Athina Agora, i shprehu kështu emocionet e saj në një intervistë për radion “Ngjallja”: “… Gjatë këtyre ditëve jam ndjerë shumë e emocionuar. Çdo provim që jepja në sezon, mendoja më shumë largim nga shkolla. Kjo më shtonte emocionet. |
|
Për të gjithë studentët që janë në shkollë dhe sidomos për ata që do të vijnë më pas, do të jepja një mesazh: nuk është e rëndësishme vetëm që do të mësojnë disa gjëra rreth Krishtit këtu në shkollë. Më e rëndësishme është që të mësojnë të jetojnë me Krishtin. Këtë ta kujtojnë gjatë gjithë jetës së tyre.” |
|
|
|
Në orët e mesditës, të gjithë së bashku; klerikë, pedagogë, studentë, prindër dhe të ftuar të tjerë, dolën për të pritur Kryepiskopin e Tiranë, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Imzot Anastasin. |
|
Në kohën kur ishin mbledhur në sallë dhe po psalnin |
|
|
|
Hirësi Ilia hapi ceremoninë me fjalën e tij ku ndër të tjera tha: “…por mbi të gjitha, me dashurinë atërore, i cili me shembullin e tij të veçantë na mëson si të kemi dashuri për Perëndinë, si të praktikojmë besimin ndaj Zotit Krisht, por edhe si të veprojmë në shërbim të Kishës dhe të bashkënjeriut. Kryepiskopi Anastas e ngriti këtë Akademi me duart e tij të djersira nga puna e rëndë, të gjakosur nga sakrificat e panumërta. Është kujdesur për rritjen shpirtërore të studentëve, për pjekurinë e tyre shoqërore, për zgjerimin e horizonteve të tyre mendore, për rehatinë e tyre fizike dhe interesohet për mirëndodhjen e çdo personi që ka lidhje me këtë Akademi të shenjtë. |
|
E falënderojmë Perëndinë e gjithëpushtetshëm në këtë ditë gëzimesh që e ka bekuar Shqipërinë dhe Kishën tonë me këtë kryebari të shquar, të duruar, të provuar, të dalluar. Me lutje të përbashkëta themi: “ Për shumë vjet o Kryezot”… Të dashur pjesëtarë të klasës 2007, kam nderin t’ju përgëzoj për diplomimin tuaj dhe i lutem Perëndisë që t’ju bekojë në gjithë përpjekjet tuaja në shërbim të Kishës së Krishtit. Mos u ngatërroni me jetën e botës si sekularistët, por imitoni dishepujt e Krishtit që lanë rrjetat e tyre dhe ndiqni Zotin që t’ju tregojë peshkatarë njerëzish”. Ishin tre studentë, të cilët kanë arritur rezultatin “Shkëlqyeshëm”: Athina Agora, Sevastani Semini dhe Stefan Zhupa. Në përfundim të këtij udhëtimi katërvjeçar të studentëve të sapodiplomuar, e mori fjalën edhe Kryepiskopi Anastas, i cili tha: “Bijtë e mi, nuk është thjesht që ju keni marrë një diplomë, por me katër vitet që keni kaluar këtu, jeta juaj futet në planin e madh që ka Perëndia. Është shumë e rëndësishme që ne ta sjellim ndërmend këtë fakt, edhe pse duket që ne jemi një grup i vogël, por jemi një grup që bëjmë pjesë në një Kishë të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike. Me seriozitetin e duhur, ne marrim pjesë në ripërtëritjen dhe transformimin e mbarë botës. Ka rëndësi që ne ta mendojmë këtë fakt që ne të gëzohemi për misionin tonë dhe që t’i rezistojmë vështirësive dhe tundimeve që na ka ruajtur jeta më vonë. Të gjithë jemi të vyer për Kishën. Dua t’ju uroj me gjithë zemër që jeta juaj të jetë gjithmonë plot me praninë e Krishtit, plot me rrezatimin e Shpirtit të Shenjtë, plot me aktivitet dhe me frytshmëri. Dua të them atë që shpesh e përsëris dhe që përbën dhe mbështetjen tonë.” Të gjithë kaluan së bashku drekën në sallën e ngrënies së Akademisë, ku harmonia, këngët, kujtimet e studentëve dhe prindërve të tyre e bënë më të ngrohtë këtë ditë të bukur jo vetëm për të diplomuarit, por edhe për të pranishmit e tjerë.
Julia Pjetri |
|






