Në datat 3-4 dhjetor 2010, në mjediset e Manastirit të ri të Shën Vlashit dhe të Akademisë
Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, pranë Durrësit, zhvilloi punimet Asambleja Kleriko-Laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në të morën pjesë përveç Sinodit të Shenjtë përfaqësi klerikësh dhe laikësh nga Kryepiskopata dhe të tria mitropolitë.
Veprimtaria filloi të premten pasdite, 3 dhjetor, me Shërbesën e Mbrëmësores në kishën e Manastrit. Në orën 18.00 filloi seance e parë plenare. Pasi u psal, Kryepiskopi Anastas bëri çeljen e Asamblesë dhe mbajti temën: “Vlerat shpirtërore të Evropës dhe përgjegjësitë e të krishterëve”. Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, mbajti temën “Polemika e re ndaj Kishës dhe përballja me të”. Seanca u mbyll me referatin e Episkopit të Krujës, Hirësi Andonit : “Qëndrime thelbësore në marrëveshjen e Kishës me Këshillin e Ministrave” (Ligji 1057, dt. 22.01.2009).
Në orën 12 u zhvillua seanca plenare, ku u sollën rezultatet e arritura në grupe dhe u bënë
konkluzionet e Asamblesë. Fryma e ngrohtë e diskutimeve dhe e mbështetjes pa rezerva për Kishës tonë dhe Kryepiskopin Anastas u shfaq si gjatë punimeve, ashtu edhe në drekën e rastit, pas së cilës përfaqësitë u kthyen në enoritë e tyre. Të gjithë kishin bindjen se kontributi shumë i vlefshëm i gjithsecilit i vlen shumë zhvillimit të pandalshëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pavarësisht nga pengesat që përpiqen të krijojnë në rrugën e saj.