|
Dita e mërkurë, 20 dhjetor ishte paksa më e veçantë për gratë e Lidhjes së Grave Orthodhokse të Tiranës “Përhapja e Dashurisë”, të cilat marrin pjesë në takimet shpirtërore në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari” çdo të mërkurë ora 16.00 si edhe për të ato gra, që takimet shpirtërore i zhvillojnë çdo të shtunë ora 11.00 në kishën e Shën Prokopit, pranë kodrave të liqenit. Me rastin e festës së Krishtlindjeve Lidhja e Grave mendoi të organizonte ndryshe takimin e përjavshëm shpirtëror.
|
![]() |
![]() |
Tema e këtij takimi ishte “Të festojmë së bashku Lindjen e Krishtit”. Çdo gjë kishte ngjyrat e festës dhe vendi gjithashtu ishte i zbukuruar si për festë. Qendra Rinore Orthodhokse “Bethlehem” priti atë ditë 70 gra, të cilat kaluan së bashku 2 orë të këndshme në diskutim dhe njohje më të afërt me njëra – tjetrën. Të ftuar në këtë takim ishin Episkop Andoni, Arkimandrit Kozma Prifti dhe Atë Viktor Bërdufi, ky i fundit prift përgjegjës në aktivitetet e Lidhjes së Grave Orthodhokse të Tiranës.
|
|
Në fillim të aktivitetit znj. Rajmonda Shqevi, përgjegjësja e Lidhjes së Grave Orthodhokse të Tiranës, prezantoi punën dhe aktivitetet e kësaj Lidhjeje, që në momentet e para të krijimit të saj dhe deri në ditët e fundit të këtij viti, i cili po largohet për ti lënë vendin një tjetër viti. Znj. Rajmonda në fjalën e saj falënderoi të gjitha ato gra, të cilat kishin ndihmuar në mënyrë vullnetare në kryerjen e aktiviteteve sociale si edhe të gjithë ato që kishin qenë pranë kësaj Lidhjeje, duke ndihmuar në mënyra të ndryshme.
|
![]() |
![]() |
Më pas ajo ia dha fjalën Hirësisë së Tij Andonit, i cili theksoi rëndësinë e festës së Krishtlindjes, duke kujtuar edhe njëherë atë për të cilën Krishti erdhi në tokë, duke na bërë kështu dhuratën më të bukur.
|
|
|
|
|
Pasditja festive vazhdoi me një diskutim të hapur ku të gjitha gratë patën mundësinë të shprehnin mendimet dhe idetë e tyre për përmirësimin dhe shtimin e aktiviteteve në këtë Lidhje, duke falënderuar të gjithë ata që deri tani kishin bërë të mundur realizimet e shume programeve sociale. Njëkohësisht u diskutua edhe për realizimin e aktiviteteve dhe takimeve të ndryshme me të dyja grupet e grave, në të dy kishat, e cila u prit me shumë dëshirë nga të gjitha pjesëmarrëset.
|
![]() |
|
Ky takim i ngrohtë përfundoi me një koktej, nën sfondin e këngëve të Krishtlindjes, një foto e përbashkët dhe të gjithë morën një fletëpalosje ku ishin përshkruar disa nga aktivitetet e Lidhjes së Grave Orthodhokse të Tiranës “Përhapja e Dashurisë”.
Urimi, Krishtlindje të bekuara ishte urimi që u përcoll në këtë takim dhe njëkohësisht të gjithë uronin për aktivitete të tjera të këtij lloji.
|
|
|
|
|
Sonila Dedja
|
|




